-
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit duke blerë euro, me qëllim stabilizimin e tregut valutor. Ndërhyrjet e vazhdueshme janë bërë në maj dhe qershor por nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro vazhdon të zhvlerësohet, dhe aktualisht po këmbehet me 99 lekë.
23 Gusht 2024, 14:00 -
Fluks kërkesash për kredi për shtëpi, Bankat forcojnë kushtet! Çmimet larta të pronave ‘trembin’ bankat
Ëndrra për të pasur shtëpinë e tyre, ka rritur numrin e qytetarëve që marrin kredi për banesë, edhe pse çmimi i një apartamenti vjen gjithnjë e në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, 67% e kredive në 6 muajt e parë të vitit ishte për blerje shtëpie.
22 Gusht 2024, 17:33 -
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
Bizneset janë më problematikë në shlyerjen e kredive, pasi ata kanë edhe vlerën më të madhe të kredive me probleme në sistemin bankar. Konkretisht nga 795 miliardë lekë kredi të dhënë për ekonominë deri në fund të muajit qershor 4.7% është me probleme.
19 Gusht 2024, 14:04 -
Ekskluzive/ S’ka më kredi për të gjithë! ‘Black list’ në banka e jo banka! BSH rregullore, 3 shtylla për mbrojtjen nga mikrokreditë
Banka e Shqipërisë do të kufizojë me rregullore numrin e kredive që mund t’i jepen një qytetari, si dhe do të ketë një listë të zezë me disa kategori që nuk do të mund të marrin kredi. Kjo rregullore nuk do të kufizojë vetëm kredidhënien në sektorin jo-bankar por edhe në atë bankar. Report TV mëson se aktualisht janë 70 mijë kontrata kredie të keqja që administrohen nga shoqëritë e mbledhjes.
18 Gusht 2024, 11:09 -
Raportime të pasakta, asnjë masë për parandalimin e pastrimit të parave, BSH pezullon licencat e 2 mikrokredive 'Rrushkull One' e 'Perlat'
Banka e Shqipërisë i ka pezulluar aktivitetin e dy shoqërive të mikrokredive "Perlat” dhe “Rrushkull One”, për shkak të shkeljeve të shumta që janë konstatuar në aktivitetin e tyre. Në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë thuhet se shoqëria e kursim-kreditit ‘Rrushkull One’, ka bërë raportime të pasakta për pasqyrat financiare, nuk ka raportuar në regjistrin e kredive, si dhe nuk ka marrë masa për të shmangur pastrimin e parave.
16 Gusht 2024, 11:06 -
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
Ekonomia e vendit po rritet me ritme pozitive ndërsa kriza e inflacionit cilësohet pjesë e së shkuarës nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e fundit të këtij institucioni, ngrihet shqetësimi për mungesën e fuqisë punëtore edhe pse pagat po rriten shpejt.
15 Gusht 2024, 17:03 -
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro brenda Shqipërisë, mbron familjet dhe ekonominë nga luhatjet e vazhdueshme në kursin e këmbimit. Ata sugjerojnë që Banka të ndalojë qytetarët që të bëjnë pagesa me vlera më të ulët se 1000 euro në valutë, dhe më pas ky tavan të rritet deri tek ndalimi plotësisht i monedhës evropiane.
15 Gusht 2024, 17:03 -
Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu përgjigjet Banka e Shqipërisë në sqarimin zyrtar të dhënë për Report TV, pas deklaratës së fortë të guvernatorit Gent Sejko, për të ndaluar përdorimin e euros. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.
14 Gusht 2024, 16:33 -
Super Leku ‘fundos’ Euron, po këmbehet me 99.9 lekë! Dollari po këmbehet me 91.4 lekë, paundi humb 0.44 pikë
Java ka nisur me rënie të fortë të euros në raport me monedhën kombëtare Lekë. Për herë të parë monedha Evropiane po këmbehet me 99 lekë në tregun valutor referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Zhvlerësim ka pësuar edhe Dollari, Paundi Britanik apo franga.
12 Gusht 2024, 16:37 -
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
Korriku është shoqëruar me shtrenjtim të çmimeve të kondicionerëve nxitur nga kërkesa e lartë e qytetarëve, në kushtet e temperaturave ekstreme. Nga ana tjetër në muajin e kaluar janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe qiratë, akomodimet në hotele, pijet alkoolike e produktet e peshkut, si rezultat i sezonit turistik.
11 Gusht 2024, 20:53 -
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
Rreth 60% e familjeve shqiptare nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur. Në një analizë të bërë nga Banka e Shqipërisë thotë se familjet më të brishta financiarisht janë ato që kanë nivelin më të ulët arsimor
9 Gusht 2024, 19:21 -
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
Norma bazë e interesit do të vijoj të jetë 3%, për shkak se të rrezikut të një vale tjetër inflacioni që mund të vijë nga rritja e kostove të brendshme. Në deklaratë për mediat guvernatori Gent Sejko tha se rrezik për inflacionin është edhe rritja e shpejtë e pagave nga bizneset për të ruajtur stafin ekzistues. Sa i takon mikrokredive ritheksoi se kanë zbatuar ligjin dhe kanë monitoruar tregun.
7 Gusht 2024, 17:07 -
Në Shqipëri qarkullojnë 395 mld lekë jashtë bankave, shënohet tjetër rekord historik
Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijojnë në rekorde historike. Në fund të qershorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 395 miliardë lekë, duke u rritur me 7 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit.
4 Gusht 2024, 15:24 -
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
Banka e Shqipërisë ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare, pasi Presidenti i Republikës publikoi dje një letër të drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku, presidenti sugjeronte hetimin parlamentar veprimtarisë së bankës qendrore në mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive të këqija.
1 Gusht 2024, 15:38 -
Tregtia në ‘krizë’ ul besimin me 3.7%, ndërtimi dominon ekonominë edhe në sezonin e verës
Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, thuhet se besimi në ekonomi u rrit me 0.7% në korrik, i ndikuar kryesisht nga ndërtimi dhe më pas shërbimet. Ndërsa tregtia vijon të jetë pesimiste për ecurinë e aktivitetit.
1 Gusht 2024, 14:00 -
Bizneset pa staf, shkak konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Pagat të rriten në bazë produktiviteti
Banka e Shqipërisë kërkon nga qeveria vëmendje për tregun e punës, pasi plakja e popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe emigrimi kanë sjellë mungesa të punonjësve që po pengojnë aktivitetin e bizneseve dhe ekonominë.
31 Korrik 2024, 18:05 -
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Dyshime se sistemet mbikëqyrëse s'funksionuan! BSH toleroi shoqëritë financiare (LETRA)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një letre drejtuar Kuvendit shprehu shqetësimin lidhur me skandalin e mashtrimit me mikrokreditet ku viktima u bënë një numër i lartë qytetarësh. Begaj thotë se parlamenti duhet të ndërhyjë pasi ka dyshime se institucionet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar. Begaj: Institucionet duhet të ngriheshin në alarm
31 Korrik 2024, 14:54 -
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
22 Korrik 2024, 17:40 -
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
Deklarata e guvernatori të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se përdorimi i euros për pagesat në vend duhet të ndalohet, gjen edhe mbështetjen e ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv thotë se mirëpret deklaratën e guvernatorit dhe thotë se është koha e duhur për të ndërhyrë dhe për të sinjalizuar ndalimin e Euros
20 Korrik 2024, 13:40