-
Sot Konferenca e Donatorëve, Arben Ahmetaj: Presim 450 milionë euro
Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve e inicuar nga Bashkimi Europian në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Qeveria shqiptare shkon aty me pritshmëri modeste.
17 Shkurt 2020, 10:10 -
Mëngjes pune për Shqipërinë në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin përgëzon anti-KÇK-në: Tregon lidership
Sot në Bruksel është zhvilluar një mëngjes pune i organizuar nga Luigi Di Maio me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi me praninë e kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me përparimin e reformave dhe solidaritetin për Konferencën e Donatorëve për tërmetin që do të zhvillohet duek nisur nga ora 14:30. Edi Rama: Me mikun e çmuar, ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe ministrat e jashtëm të BE në Bruksel.
17 Shkurt 2020, 09:25 -
Zbardhet udhëzimi, si do të njihen shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti për bizneset
Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.
17 Shkurt 2020, 08:30 -
Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO
I ka kaluar të gjitha pritshmëritë Konferenca e Donatorëve në Bruksel "Bashkë për Shqipërinë", duke arritur në një vlerë prej 1.15 miliardë euro (grante, projekte dhe hua) të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria merr mbështetjen e Komsionit Evropian për integrimin në BE, ndërkohë që shtete e solidarizuara me vendin tonë pas tërmetit tragjik, thanë njëzëri se Shqipëria duhet të jetë në familjen evropiane për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore.
17 Shkurt 2020, 07:23 -
Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ Rama: Nesër, dita e madhe për shqiptarët! Soreca: BE qëndron krah jush
Një ditë e madhe për shqiptarët e ka konsideruar kryeministri Edi Rama 17 shkurtin, ditë kur do të zhvillohet konferenca e donatorëve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga Brukseli, ku ndodhet për takimin jo zyrtar me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama shprehet optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.
16 Shkurt 2020, 19:49 -
Edi Rama takon krijuesin e Facebook: Darkë miqsh të posaçëm (FOTOT)
Ditën e parë të takimeve në Gjermani për Konferencën e Sigurisë, kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me një bisedë me krijuesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg. Teksa ka publikuar fotot, Rama thotë se ishte një darkë miqsh të posaçëm duke mos dhënë detaje nga biseda, por referuar takimeve të sotme dhe aktualitetit nuk përjashtohet Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel për tërmetin.
14 Shkurt 2020, 22:16 -
-
-
-
-
Rama 'ndërrohet' me kryeministrin kanadez: Vlerësoj angazhimin e Kanadasë në konferecën e donatorëve
Gjatë vizitës së tij në Mynih, kreu i qeverisë Edi Rama u takua me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Ai tha se Kanadaj është e angazhuar për të marrë pjesë në Konferencën e donatorëve që do të mbahet këtë të hënë, ndërsa vlerësoi edhe marrëdhëniet dypalë
14 Shkurt 2020, 13:32 -
Konferenca e donatorëve/ Rama takon kryeministrin e Kuvajtit në Mynih
Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih të Gjermanisë me homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah. Në fokus të diskutimeve gjatë takimit ka qenë rinmdërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet të hënën në Bruksel."Gjerman
14 Shkurt 2020, 13:11 -
Konferenca e Donatorëve/ Rama në Gjermani, takohet me kryeministrat e Kanadasë dhe Kuvajtit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në datë 16 shkurt në Bruksel për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama shprehu mirënjohjen për angazhimin e tyre në këtë konferencë.
14 Shkurt 2020, 13:05 -
Humbi 2 anëtarë nga tërmeti,Bujar Çuka rikujton tmerrin:Dola zbathur, u futa poshtë derës
Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj mbrëmjen e sotme vizituan shtëpinë e re të familjes Çuka që është zhvendosur në Tiranë pas tragjedisë së 26 Nëntorit, ku humbën dy prej anëtarëve, Fatmi
13 Shkurt 2020, 20:50 -
Të hënën Konferenca e Donatorëve, Rama: Të shohim ca do marrim, por s'do jetë simbolike, kam ndjesi të mirë
Edi Rama shpreson se Konferenca e Donatorëve ditën e hënë që do të zhvillohet në Bruksel do të jetë e suksesshme. Nga shtëpia e re e familjes Çuka, që ishte mbrëmjen e sotme, ai tha se ka një ndjesi të mirë, falë edhe punës e kontakteve se Konferenca nuk do të jetë thjeshtë simbolike. Rama dhe Veliaj vizituan familjen Çuka nga Thumana, që humbi dy anëtarë nga tërmeti tragjik dhe që tani është zhvendosur në Tiranë.
13 Shkurt 2020, 19:36 -
Ndikimi i tërmetit, Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare
Banka e Shqipërisë paralajmëron lehtësim të politikës monetare, që mund të sjell ulje të normës bazë të interesit, për shkak të goditjes që ka marrë ekonomia nga tërmeti. Sipas raportit të politikës monetare tërmeti ndikoi negativisht në inflacion dhe si dhe solli ulje ekonomike.
13 Shkurt 2020, 14:59 -
Rindërtimi në Vorë, Balluku dhe Margariti në terren: Në 10 mars gati projektet, më pas nis zbatimi
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe zëvendësministrat Artan Shkreli e Hantin Bonati, inspektuan nga afër zonën, ku pritet të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja.
11 Shkurt 2020, 21:37 -
Moody’s konfirmon vlerësimin, tërmeti asnjë ndikim në ekonominë shqiptare
Moody`s vijon të mbajë në “ba3” notën për forcën ekonomike të vendit, gjë që reflekton ekonominë e vogël, me një nivel të ulët diversifikimi krahasuar me të ngjashmit e saj si dhe një numër të sfidash strukturore.
10 Shkurt 2020, 20:42 -
Rindërtimi dhe Konferenca e Donatorëve/ Rama takon princin e Abu Dabit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.
9 Shkurt 2020, 10:31 -
Negociatat? Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë
Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. "Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen" pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund "të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona". Kryeministri Rama u ndal edhe te konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 Shkurt në Bruksel.
7 Shkurt 2020, 08:14