-
Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Krashi: Aktet e paligjshme s’kanë parti politike! Beleri? Mitsotakis, vendim emocional për të mos ftuar Ramën
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi në një intervistë në Report Tv ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, ku janë vënë në pranga zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
21 Gusht 2023, 18:38 -
Memo e prillit 2014, Rjepaj i propozoi Beqajt koncesionin e sterilizimit! Dokumenti që inicioi procedurën 100 mln euroshe
Zbulohet dokumenti i prillit 2014 ku ish zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rjepaj i arrestuar për sterilizmin, i propozonte eprorit të kohës Ilir Beqaj miratimin e koncesionit 100 milionë euro. Në memo, ish-zv.ministri i LSI, shkruante se koncesioni do të sillte një hop cilësor në shërbimin e sallave kirurgjikale sipas standardeve të BE-së dhe do të ulte transmetueshmërinë e sëmundjeve.
21 Gusht 2023, 13:30 -
Berisha sulmon SPAK: Falsifikoi kontratën e sterilizimit që të mos arrestohej Ilir Beqaj, i urdhëroi Rama! Prokuroria e përgënjeshtron: Është origjinale
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme për atë që ai e quan një megaskandal të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme sqaroi se disponon një kopje të kontratës së koncensionit të sterilizimeve pasi nuk u gjet, gjë që Berisha e transformon si një shkelje të SPAK-ut, që sipas tij e kanë falsifikuar.
21 Gusht 2023, 12:24 -
Koncesioni i sterilizimit, Ilir Beqaj do ripyetet në SPAK për udhëtimet në Itali e Vjenë me Klodian Rjepaj e biznesmenin Ilir Rrapaj
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të ripyete sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Në dyert e prokurorisë së Posaçme do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet.
21 Gusht 2023, 10:03 -
GJKKO kërkon pavlefshmërinë e koncesionit të sterilizimit! I dërgon vendimin ILDKP-së, kërkon hetim pasuror për 8 zyrtarët e dyshuar
Gjykata e Posaçme kërkon ndërprerjen e koncesionit të stërilizimit para përfundimit të afatit 10-vjeçar për shkak të shkeljeve të gjetura nga SPAK për të cilat u vunë nën akuzë 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj..
20 Gusht 2023, 12:41 -
Koncesioni i sterilizimit, Berisha: Beqaj fshehu vrasjen dhe zhduku gjurmët e krimit të vet! Thirrje të dëshpëruara për 'revolta'
Në këto ditë të nxehta vere, si çdo herë Sali Berisha kërkon çdo pretekst për të thirrur për të ngritur në ‘revoltë’ megjithëse e di shumë mirë se çdo ditë e më shumë është një minorancë e opozitës dhe marrja e pushtetit me dhunë i përket të shkuarës.
20 Gusht 2023, 11:25 -
Koncesioni i sterilizimit, reagon Ilir Beqaj: Shërbimi kirurgjikal solli ndryshim! Ilir Rrapaj e Umbro Staccini i njoha si ministër! Për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta
Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit për të cilën është arrestuar ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj. Ndërkohë gjyqtari i GjKKO orientoi SPAK të shtrijë hetimet edhe për ish ministrin. Beqaj: Të udhëtosh Tiranë – Romë si dhe Tiranë – Vjenë është gjëja më normale.
20 Gusht 2023, 08:23 -
Sterilizimet, gjykata kërkon të ndriçohen lidhjet e ish-Ministrit Ilir Beqaj me aferën
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve
19 Gusht 2023, 22:15 -
'I dashur Fra!...Hidhi një sy dhe na çoni haber...' email-et e biznesmenit të sterilizimit Ilir Rrapaj për Klodian Rjepaj e Ilir Beqajn! Fituesit e koncesionit ishin paracaktuar! U frynë kostot me 56%
Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimin për koncesionarin e sterilizimit me vlerë afro 100 mln eurosh për të cilën janë arrestuar ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Firma që do të fitonte koncesionin e sterilizimit ka qënë e paracaktuar, thotë Gjykata Speciale. Zbardhen komunikimet në email.
19 Gusht 2023, 12:22 -
Koncesionet e sterilizimit, Sula: Të dalë para drejtësisë çdokush që ka abuzuar me ligjin! Mazhoranca plot skandale, opozita është për keqardhje
Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar hetimin e SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një intervistë për Arbër Hitajn, në Report Tv Sula thotë se kushdo që ka bërë korrupsion, do duhet të vihet para drejtësisë nuk ka rëndësi forca politike
19 Gusht 2023, 09:57 -
Koncesioni i sterilizimit/ Si u krye mashtrimi! Biznesmeni Ilir Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn! Frynë fiktivisht kostot e shërbimit
SPAK akuzon biznesmenin që fitoi koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit për mashtrim pasi në formularin e aplikimit ka shënuar se nuk ka njohje e konflikt interesi me zyrtarët vendimarrës. SPAK: Zyrtarët falsifikuan për rritjen e kostos. KLSH tha se shteti mund ta bënte sterilizimin më lirë.
18 Gusht 2023, 17:07 -
Koncesioni i sterilizimit/ Biznesmeni Rrapaj udhëtonte me Beqajn e Rjepaj madje dhe me makinën e zv/ministrit të Shëndetësisë
Gjykata e Posaçme refuzoi sot kërkesat e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenit ilir Rrapaj për lirim nga qelia pas arrestimit për koncesionin e sterilizimit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se treshja Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ndonëse e kanë mohuar të kenë njohje, rezultojnë të kenë kryer disa udhëtime së bashku. Sipas SPAK udhëtimet janë kryer në Itali dhe në Vjenë
18 Gusht 2023, 15:15 -
Arrestimet e SPAK për sterilizimin, Berisha: Autorët kryesor të kësaj vjedhje janë Ilir Beqja dhe Edi Rama! PD: Të hetohen
Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme për mediat ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, mes tyre për ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Për Sali Berishën autorët kryesor të kësaj vjedhje janë Ilir Beqja dhe Edi Rama
18 Gusht 2023, 12:34 -
Koncesioni i sterilizimit/ Çfarë tregonte sistemi TIMS për ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj
I druheshin largimit nga Shqipëria. Kjo është arsyeja pse gjyqtari i GJKKO-së, Erion Bani ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
18 Gusht 2023, 11:38 -
FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj mbeten në burg! Rjepaj shfaqet i qeshur në gjykatë
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesat e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për lirim nga qelia pas arrestimit për koncesionin e sterilizimit. Gjykata refuzoi duke lënë në fuqi masat e vendosura në qershor ndërsa ish-drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, tha pas vendimit se është krenar për sterilizimin
18 Gusht 2023, 09:32 -
SKEDA/ Koncesioni i ‘Sterilizimit’ 10 mld lekë, u dha në shtator 2015! Kompania fituese 2 vjet humbje, vitet e tjera me fitim! Në 2020 MSH rinegocioi për uljen e kostos
Koncesioni i sterilizimit i planifikuar fillimisht me fond 10 miliardë lekë, i dhënë në vitin 2015 është shoqëruar me problematika. Në vitin 2020 Ministria e Financave parashikoi se vlera e kontratës mund të shkojë 16.5 miliardë lekë ndërsa po atë vit, dikasteri i Shëndetësisë rinegocoi procedurën me qëllim uljen e Kostos së shtuar nga numri i lartë i ndërhyrjeve
17 Gusht 2023, 15:29 -
Arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, gjyqtari i sugjeroi prokurorit të nisë hetimet edhe për ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se gjyqtari Erjon Bani në një vendim të pazakontë i ka sugjeruar prokurorit të çështjes për tenderin e sterilizimit Edvin Kondilit që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.
17 Gusht 2023, 11:52 -
Kompania e koncesionit të sterilizimit 76 milionë euro të ardhura deri tani, si u rritën pagesat përtej parashikimeve
Për këtë koncesion kishin nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare
17 Gusht 2023, 11:46