-
Kriza në Afganistan, OKB nis bisedimet për keqtrajtimin ndaj grave! Talebanët s'do jenë të ftuar
Autoritetet talebane të Afganistanit do të mungojnë në bisedimet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të nisin të hënën. Në këto negociata do të diskutohet se si të trajtohen sundimtarët e vendit në krizë dhe do të bëhet presion për heqjen e kufizimeve për gratë që punojnë dhe pjesëmarrjen e vajzave në shkolla.
1 Maj 2023, 14:33 -
Talibanët vrasin liderin e ISIS, ishte organizatori i bombardimeve në aeroportin e Kabulit
Organizatori i grupit ISIS që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talibanët në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.
26 Prill 2023, 08:25 -
Talebanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
Administrata e talibanëve ka deklaruar se vendimi që gratë afgane të mos lejohen të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është“një çështje e brendshme”, pasi organizata me shtrirje globale shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe njoftoi se do të rishikojë vendimin për të zhvilluar projekte në Afganistan
12 Prill 2023, 12:04 -
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Shtëpia e Bardhë fajëson Donald Trump për ardhjen e talebanëve në pushtet
Qeveria amerikane ka publikuar një rishikim të tërheqjes kaotike të trupave në vitin 2021 nga Afganistani, i cili kryesisht ia hedh fajin Donald Trump, duke thënë se presidenti Joe Biden ishte "i kufizuar rëndë" nga vendimet e paraardhësit të tij.
7 Prill 2023, 08:59 -
Sulm terrorist në Kabul, gjashtë persona humbin jetën pas shpërthimit në ministrinë e Jashtme të Afganistanit
Një shpërthim i ndodhur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit në Kabul vrau të paktën gjashtë persona të hënën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se sulmi kishte në shënjestër regjimin e talebanëve. Si pasojë e shpërthimit, shumë persona të tjerë u plagosën ndërsa punonjësit e qeverisë po largoheshin nga puna e tyre.
27 Mars 2023, 16:47 -
Tërmet i fuqishëm mes Afganistanit dhe Pakistanit, 12 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur! Lëkundjet u ndjenë deri në Indi
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi pjesë të mëdha të Pakistanit dhe Afganistanit. Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë të frikësuar.
22 Mars 2023, 10:56 -
OKB: Afganistani, vendi më shtypës në botë ndaj të drejtave të grave! I kanë mbyllur në shtëpi
Kombet e Bashkuara thanë të mërkurën se kufizimet e talebanëve mbi të drejtat e grave dhe vajzave i kishin bllokuar shumicën në shtëpitë e tyre, duke e kthyer Afganistanin në vendin më shtypës në botë për gratë.
8 Mars 2023, 18:38 -
Ia mbathën nga talebanët për një jetë më të mirë, refugjatët afganë mbahen të burgosur dhe keqtrajtohen në Pakistan
Refugjatët afganë thuhet se po vdesin në burgjet pakistaneze dhe fëmijët po arrestohen dhe lidhen me litarë, ndërsa një valë ndalimesh dhe dëbimesh përhapet në mesin e qindra mijëra afganëve që kanë kaluar kufirin që kur talebanët morën pushtetin.
2 Mars 2023, 15:48 -
Donatorët e vendeve perëndimore largohen nga Afganistani, shenjë proteste kundër talebanëve
Vendet perëndimore janë tërhequr nga Afganistani pas ndalimeve nga politikat e talebanëve. Janë pezulluar fondet dhe operacionet në shenjë proteste kundër talebanëve që ndikojnë negativisht te zhvillimi i grave afagane.
23 Shkurt 2023, 08:30 -
Talibanët ndalojnë përdorimin e kontraceptivëve: Është komplot nga Perëndimi për të zhdukur popullësinë myslimane
Luftëtarët talebanë kanë ndaluar shitjen e kontraceptivëve në dy nga qytetet kryesore të Afganistanit, duke pretenduar se përdorimi i tyre nga gratë është një komplot perëndimor për të kontrolluar popullsinë myslimane.
18 Shkurt 2023, 09:20 -
Afganët që përballen me të ftohtin e fortë por edhe me një zgjedhje të ashpër, ushqim apo ngrohje?
Shumë provinca në Afganistan kanë parë një dimër jashtëzakonisht të ftohtë në dy javët e fundit, me temperatura që kanë rënë deri në -21 gradë Celsius në Kabul. Më shumë se 20 persona kanë vdekur nga vala e të ftohtit, sipas raportimeve të mediave
17 Janar 2023, 22:45 -
OKB kërkoi heqjen e masave shtypëse ndaj grave, talebanët: Nuk lejojmë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit
Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqje të kufizimeve ndaj të drejtave të grave në Afganistan, Qeveria e talibanëve ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit.
14 Janar 2023, 16:28 -
SHBA: OKB t'i nxisë talebanët të heqin kufizimet për gratë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.
13 Janar 2023, 20:30