-
Kosova dhe Serbia gjithnjë e më afër "vendimeve të vështira"
Shtetet e Quint-it - Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja - po krijojnë një zë të përbashkët lidhur me këtë proces, thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Shenjë për një gjë të tillë, sipas tyre, është vendimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të emëruar këshilltarët e tyre për dialogun.
6 Shtator 2022, 22:45 -
Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk sheh mundësi që çështja e targave me Kosovën të zgjidhet para 1 shtatorit dhe shtoi se ai beson se Kosova me shumë gjasa do të nisë fushatën për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
30 Gusht 2022, 14:56 -
Çështja e targave mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell: Më e vështirë për t'u zgjidhur, jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.
29 Gusht 2022, 20:51 -
Pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet, Kurti për BBC: Besoj se deri në tetor do arrihet dakordësia për targat
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes historike me Serbinë për njohjen e letërnjoftimeve, Albin Kurti thotë se shpreson që brenda tetorit të arrihet edhe marrëveshja për targat. Sipas tij, bisedimet në Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme.
28 Gusht 2022, 12:39 -
Arritja e marrëveshjes për dokumentet, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen në BE për Kosovën dhe Serbinë
Pas arritjes së marrëveshjes mes-Serbisë dhe Kosovës për njohjen e dokumenteve për qytetarët ka dhënë një reagim Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një kanal që do të sigurojë që dy vendet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse.
28 Gusht 2022, 08:43 -
Arrihet marrëveshja! Qytetarët do udhëtojnë në Kosovë e Serbi me ID-të e tyre! Kurti: Zgjidhjet, të jenë reciproke! Borrell: Arritje e BE
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy vendeve. S'ka ende marrëveshje për targat.
27 Gusht 2022, 18:10 -
Vuçiç pranon dokumentet e Kosovës për reciprocitetin, por me një kusht: Të specifikohet se nuk njihet pavarësia
Pak ditë para se Kosova të nisë zbatimin e reciprocitetit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një shënim ku të specifikohet se nuk njihet pavarësia.
27 Gusht 2022, 13:24 -
Tensionet për targat, Lajçak dhe Escobar takojnë serbët në veri të Kosovës
I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takuan mëngjesin e të enjtes përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës.
25 Gusht 2022, 09:54 -
Vuçiç kundër paralajmërimit të KFOR-it se nuk do të lejojë barrikada në veri të Kosovës: Pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin serbët?
Vuçiç sqaroi se ai do t’ia dërgojë letrën KFOR-it pas të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
25 Gusht 2022, 07:31 -
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s: Aleanca duhet t’i tregojë Serbisë se janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në veri të Kosovës
Në kohën e tensioneve të larta midis Kosovës dhe Serbisë, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes. Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, porosit Beogradin se përgjegjës për sigurinë në Kosovë është misioni i NATO-s, KFOR, i cili bashkëpunon me Policinë e Kosovës.
25 Gusht 2022, 07:23 -
Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Propozimet për zgjidhje të krizës në veri i dha BE-ja e jo Serbia
Kurti, në deklaratën që dha në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi u fol për menaxhimin e krizës në veri të vendit.
24 Gusht 2022, 12:09 -
Pas takimit me Kurtin, Vuçiç mbledh përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar në Beograd më 21 gusht me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Ky takim në Beograd pason takimin midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
21 Gusht 2022, 13:44 -
Petkoviç: Kosova nuk pranoi propozimet tona për targat dhe dokumentet
Në rundin e dialogut në Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk janë pranuar nga Kosova. Kështu deklaroi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd.
19 Gusht 2022, 16:59 -
Dialogu Kosovë-Serbi/ Pas takimeve Kurti-Vuçiç në Bruksel, BE: Ka pasur progres, por jo rezultat konkret
Ndonëse Kosova dhe Serbia– nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe më 18 gusht, zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se janë optimistë që një pakt mund të arrihet në ditët në vijim
19 Gusht 2022, 15:27 -
Përfundon raundi i parë i takimit trepalësh për dialogun Kosovë-Serbi, vazhdojnë takimet ndaras me BE-në
Ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel.
18 Gusht 2022, 12:46 -
Nis takimi Kurti - Vuçiç në Bruksel, Borrell: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për normalizimim të plotë
Ka nisur takimi midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Teksa palët po takohen për raundin e tretë t&eu
18 Gusht 2022, 11:46