-
SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit
SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.
11 Nëntor 2024, 15:07 -
SPAK heton bandën e Laert Haxhiut, prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën: Grup i strukturuar kriminal! Nën akuzë për 18 krime, mes tyre 6 vrasje e 5 atentate
Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në spak dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit marjus tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.
20 Tetor 2023, 08:51 -
‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim
“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që ka çuar në pranga 12 persona ndërsa 4 janë në kërkim gjithashtu janë zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale që banda e Laert Haxhisë ka kryer ndër vite. Mes tyre 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv.
28 Shtator 2023, 10:15 -
Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! Nga pengmarrja te eliminimi i anëtarëve të grupit të Aldo Bares, të gjitha ekzekutimet (Emrat)
Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë. Report Tv mëson se janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.
28 Shtator 2023, 08:23 -
Atentat për herë të tretë djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit së bashkë me mikun e tij! Historiku i konfliktit disavjeçar
Rikthehet ‘lufta’ e ‘Volorekës’! Johan Muçllari, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës, ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Muçllari ka një histori konflikti disa vjeçar me grupin e të 'fortit' të Pogradecit, Ilir Berberi. Muçllari ka shkuar vetë në spitali i plagosur në këmbë. Në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i Ilir Berberit, si edhe Greisi Maxharin.
25 Prill 2022, 16:33 -
Sulmet ndaj Hotel 'Voloreka'/ VIDEO dhe FOTO EKSKLUZIVE, si u pengua për të mos dëshmuar para derës së gjykatës pronari Jetmir Muçllari nga 'Liri i Rushkës'
Pamjet filmike, si u realizua bllokada në derën e gjykatës së Pogradecit, duke kërcënuar me vrasje biznesmenin Jetmir Muçllari
2 Shtator 2020, 15:04 -
Bllokadë në derë të gjykatës, grupi i 'Lilit të Rushkës' biznesmenit: 'Nëse nuk tërhiqesh, do të vrasim ty dhe djalin'
Banda e Pogradecit që derdhi mbi 80 plumba në hotel “Voloreka”. Si i zënë derën e gjykatës dëshmitarit, duke mos lejuar të hynte brenda në gjyq për të dëshmuar.
29 Gusht 2020, 09:53 -
Kapet në Tiranë Meard Berberit, i kërkuar për sulmin me armë në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht! Arrestohet edhe miku i Orges Bilbilit
Për sulmin me armë në Tushemisht më 8 gusht që iu bë pronarit të Hotel Volorekës Jetmir Muçllari është ndaluar kushëriri i organizatorit të këtij sulmi, Meard Berberi. Në momentin e ndalimit të tij në Tiranë, ai ishte i shoqëruar nga Anterio Kaloshit, i shpallur në kërkim për disa vepra kriminale dhe mik i Orges Bilbilit.
13 Gusht 2020, 18:11 -
Video nga momenti i sulmit me armë në hotel Voloreka! Zbardhen dy atentatet ndaj pronarit, kapet i fshehur në pyll 'Liri i Rushkës', në pranga dhe 3 të tjerë
Arrestohet Ilir Berberi i njohur si "Liri i Rushkës" dhe 3 persona të tjerë për 2 sulmet e ndodhura brenda 7 ditësh ndaj pronarit të Hotel Volorekës në Tushemisht. Berberi, organizatori i sulmit, ishte i fshehur në një çadër në pyll. Report Tv siguron videon e sulmit të 8 gushtit në hotel dhe parkim, ku u dëmtuan 7 makina me mbi 100 plumba.
12 Gusht 2020, 09:28