-
Karantina e dytë? Denaj: Dramatike për ekonominë, buxheti s'parashikon situatë emergjente, do shkurtonim shpenzimet
Një izolim i dytë i vendit do të kishte pasoja të rënda për ekonominë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Komisionin e Ekonomisë, se projektbuxheti i vitit 2021 nuk është përgatitur për situatë emergjente, dhe zgjatja e pandemisë është kërcënim për të ardhurat.
28 Tetor 2020, 17:38 -
Pr/buxheti 2021, Angjeli: Është plan anti-krizë, por rrezikohet nga zgjedhjet e 25 prillit dhe COVID (VIDEO)
Ish- ministri i Financave, Anastas Angjeli, relator i projektbuxhetit të vitit 2021, thotë në Report TV se të ardhurat kërcënohen nga zgjedhjet e ardhshme dhe vijimi i pandemisë. Angjeli e konsideron buxhetin për 2021,të rimëkëmbjes por thekson se është vështirë të ketë rigjallërim ekonomik, pa u mposhtur pandemia.
28 Tetor 2020, 14:18 -
Shteti do marrë 405 mln € borxh në vend në 2021, Denaj: Tregu i qëndrueshëm dhe interesa të ulëta
Pas marrjes së një eurobondi në tregjet e huaja këtë vit, shteti tashmë do ti drejtohet tregut të brendshëm. Për vitin 2021 është parashikuar të marrë 49.9 miliardë lekë borxh në bankat e vendit. Sipas ministres së Financave kjo huamarrje do të jetë pozitive, dhe do të rrisë përdorimin e monedhës vendase.
27 Tetor 2020, 17:52 -
Ministrja Denaj: Në 2021 do të marrim 63.5 mld lekë borxh, rritja ekonomike 5.5%
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin e ekonomisë, ministrja e financave Anila Denaj tha se qeveria do të marrë një borxh prej 63.5 miliardë lekësh në 2021, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshëm synohet një rritje ekonomike rreth 5,5 %.
26 Tetor 2020, 20:35 -
Pr/buxheti 2021, 1.7 mld € për 6 PPP, mes tyre aksi Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës
Mbi 1.7 miliardë euro është vlera e koncesioneve të reja kryesisht në infrastrukturë që do të fillojnë zbatimin në vitin 2021. Projekti më i kushtueshëm është ai i rrugës Milot-Fier me vlerë rreth 1.4 mld euro. Më pas renditet PPP e mbikëqyrjes së kontrollit teknik të mjeteve. Në 2021 fillon zbatimi edhe i koncesionit të Aeroportit të Vlorës.
26 Tetor 2020, 20:18 -
Intervista e plotë/ Denaj për Report TV: Buxheti i vitit 2021 fokus rindërtimin, shëndetësinë e arsimin! S’ka dyfishim të pagesave të koncesioneve
Ministrja e Financave Anila Denaj tha për Report TV, se paketa e tretë vjen vetëm në rast emergjent. Denaj ka listuar edhe prioritetet e buxhetit të vitit 2021, duke theksuar se investimi tek infrastruktura dhe rindërtimi do të përkthehen në rritje ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët.
24 Tetor 2020, 10:31 -
Buxheti 2021/ Ekspertët për Report Tv: I guximshëm, parashikon rritje investimesh, por ka theks elektoral
Projektbuxheti i vitit 2021 është një sfidë e fortë për tu realizuar përballë pandemisë COVID-19. Ekspertët thonë se ai është i guximshëm, premton shumë investime, por ka edhe theks elektoral. Po ashtu ka edhe rezerva për shpenzimet, që sipas Zef Preçit duhet të përqendroheshin tek pandemia, dhe jo tek infrastruktura.
22 Tetor 2020, 16:23 -
Basha akuza SPAK: Po inkurajoni vjedhjen duke mos hetuar 'grupin kriminal', jeni bashkë-përgjegjës! Buxheti i 2021-shit më i papërgjegjshmi në 30 vite
Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme në një takim me gazetarët ka komentuar buxhetin e vitit 2021 ku akuzon qeverinë se se sipas tij ka bërë nuxhetin më të papërgjegjshëm në 30 vite.
21 Tetor 2020, 12:27 -
Rrugët marrin më shumë para se Shëndetësia! Ulet buxheti për 6 ministri, 'e përkëdhelura' Infrastruktura
Edhe pse ecuria ekonomike e vitit 2021, varet ndjeshëm nga përfundimi i pandemisë COVID-19, fondet më të mëdha të buxhetit do të shkojnë për infrastrukturën. Sipas tabelave të buxhetit të vitit 2021 Ministrisë së Infrastrukturës do ti rritet buxheti me 4.1 miliardë lekë dhe shëndetësisë me vetëm 2.3 miliardë lekë.
20 Tetor 2020, 15:38 -
Miratohet projektbuxheti 2021, me rritje ekonomike 5.5%! Në total pritet të mblidhen 479 mld lekë
Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që do të jetë 32.5 miliardë leke me shume se buxheti 2020. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shëndetësisë, arsimit e rindërtimit. Ndërkohë që parashikohet rritje ekonomike 5.5 %, dhe të ardhurat totale në nivelin e 479 mld lekë.
20 Tetor 2020, 10:42 -
'Duhen studime për të hartuar buxhetin 2021'/ Zusi: Ulje shpenzimesh, rritje fondesh për biznesin!
Në prag të prezantimit të buxhetit për vitin 2021, Ish zëvendës ministri i Bujqësisë Alban Zusi sugjeron që qeveria të bëjë një studimi të thelluar të pasojave të pandemisë COVID-19. Sipas tij, buxheti i ri duhet të përmbajë grante për biznesin dhe shkurtim shpenzimesh të panevojshme.
25 Shtator 2020, 16:16 -
Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit
Buxheti i vitit 2021 që do të ketë prioritet shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin, do të bëhet publik në fillim të muajit tetor. Pjesë e të dhënave buxhetore do të jenë edhe rishikimi në ulje i të ardhurave që pritet të mblidhen nga Tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.
25 Shtator 2020, 16:12