-
2021, viti i tërmetit politik në PD
Kush janë 10 ngjarjet politike që shënjuan vitin që po lëmë pas. Nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në të cilat PS fitoi një madat të tretë qeverisës dhe humbjen e rëndë të PD, te shpallja non grata e Sali Berishës që si efekti domino solli disa ngjarje të tjera si lëzizja e tij “Foltore”.
27 Dhjetor 2021, 09:30 -
Pas thirrjes së deputetit Sula në Report Tv, edhe Edvin Kulluri apelon: Palët në PD të njohin përgjegjësitë, duhet zgjidhje
Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Thirrjet për bashkim dhe gjetje të një zgjidhjeje janë intensifikuar.
25 Dhjetor 2021, 10:14 -
Lufta Basha-Berisha, PD pa drejtues politik në disa qarqe! Lista me emrat që duhet të zëvendësojë kryedemokrati
Përplasja Berisha-Basha ka lënë Partinë Demokratike pa drejtues politik në disa qarqe. Vetëm në Tiranë, 5 nga 8 drejtues politik iu bashkuan Berishës, ndërsa zëvendësime Basha duhet të bëjë edhe në Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
24 Dhjetor 2021, 19:40 -
Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë
Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.
24 Dhjetor 2021, 14:45 -
Krimet 30-vjeçare të politikës, ja kalojnë atyre të komunizmit
Ditët e fundit, janë rritur së tepërmi daljet në medie të eksponentëve përfaqësues të viktimave të regjimit komunist, ku kryesisht janë ish-të përndjekur politikë. Ata nuk ngurruan të bashkohen qysh në fillim me Sali Berishën, duke e patur mëndjen të mbledhur, se “ai përfaqëson shtresën tonë, ai do të bëjë drejtësi për ne”.
23 Dhjetor 2021, 13:45 -
Konflikti brenda PD-së nuk mund të zgjidhet në mënyrë të dhunshme
Para dy ditësh, konflikti në Partinë Demokratike gati mori një përthyerje shumë të dhunshme. Madje, pati dhunë. Këto ditë në media qarkulloi portreti i një personi, i cili deri para pak ditësh ishte krejtësisht i panjohur për ne. Ndoshta, mund të kishte tërhequr vëmendjen e dikujt që ndjek rregullisht lajmet britanike, sepse ai është personazh i mediave britanike
23 Dhjetor 2021, 13:39 -
Kaso në ‘Report Tv’: Basha është shkarkuar nga demokratët, të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha nuk kthehet kurrë në krye të PD-së
Kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Sipas tij, zgjidhja e situatës në të cilën ndodhet PD është vetëm ‘kutia e votimit’ ku demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
22 Dhjetor 2021, 20:39 -
100 ditët e para të qeverisjes, Rama: Nesër prezantojmë platformën për Konsultimin Kombëtar! S'merrem me marrëzi bravash, drejtësia e re po jep frytet
Duke ironizuar situatën në kampin e demokratëve, Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se ‘kufomat grata-nongrata’ po përpiqen të bëjnë sikur duan të luftojnë korrupsionin e Vuçiçin, por sipas tij drejtësia e re ka filluar të japë rezultatet e para, sportelet do të mbyllen duke ulur kështu korrupsionin e ndërsa ekonomia ka filluar të lulëzojë pas pandemisë.
22 Dhjetor 2021, 19:53 -
Divorci në PD, utopia e katarsis!
Në vigjile të Krishtlindjes partiake, dekori mortor mëton në sintoni të plotë me festën vajtuese brenda kontureve të metamorfozës Shqup-Bunker. Acari, emocioni suspendues i selisë së zallamahisë e amullisë ofron spektakël ngricash funksionale.
22 Dhjetor 2021, 19:44 -
Grupi i Berishës kërcënon gjyqtarin milioner Agron Zhukri: Konfirmo statutin ndryshe do marrësh në qafë veten, do krijosh destabilitet
Berisha i pasigurt për konfirmimin e statutit paralel, mesazhe kërcënuese gjyqtarit që iu refuzuar dorëheqja nga çështja, skenarët në gjykatë për fatin e dy statuteve të Partisë Demokratike.
22 Dhjetor 2021, 17:07 -
Lorenc Vangjeli: Basha kundër Berishës! Njëri duhej të kishte ikur në 25 prill, tjetri që 25 vjet më parë
Ajo që po ndodh me PD-në është rasti klasik i lojës së shifrave. Në këtë rast, dy janë shumë më pak se një. Pra, dy “PD” të reja, janë shumë më pak politikisht se PD e djeshme.
22 Dhjetor 2021, 13:38 -
Berisha 'pushtoi' selinë, mbështetësi i tij shqelmoi derën e zyrës! Në PD merren masa, rregullohen kamerat e sigurisë
Një ditë pas hyrjes me dhunë të Sali Berishës në PD dhe shqelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa. Bëhet me dije se në ambientet e jashtme të PD ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.
22 Dhjetor 2021, 13:05 -
Berisha: Fation Dauti që shkelmoi sot selinë e PD, ka qenë krah Bashës në kohën e çadrës! Mban njerëz të armatosur në PD, më kërcënoi
Lulzim Basha akuzoi Sali Berishën se mban veten kriminelë dhe përmendi edhe Fation Dautin, i cili sot shkelmoi derën e selisë së PD-së, por ish-kryeministri i është kundërpërgjigjur në të njëjtën monedhë.
21 Dhjetor 2021, 21:53 -
Boçi në 'Studio Live': Basha të pranojë garën për kryetar të PD, është më i avantazhuar! Ka përballë një kandidat 'Non Grata', ta shfrytëzojë
Partia Demokratike është e ndarë në të Bashës e të Berishës dhe mes akuzave dhe kundërakuzave që vijnë për palët, Luçiano Boçi ka zgjedhur që të mos pozicionohet krejtësisht në një krah, por sjell një opsion për zgjidhje të kësaj situate.
21 Dhjetor 2021, 18:02 -
Berisha i tregoi forcën, Basha s'rri duarkryq! Thërret për herë të dytë brenda 10 ditësh Këshillin Kombëtar të PD! Pritet zëvendësimi i të shkarkuarve, mes tyre dhe Edi Paloka
Selia e Partisë Demokratike duket se do të vijojë të jetë epiqendër e zhvillimeve politike përgjatë muajit dhjetor. Lulzim Basha, përballë forcës që po tregon Sali Berisha, nuk ka zgjedhur që të rrijë duarkryq.
21 Dhjetor 2021, 17:37 -
Sulmi ndaj selisë së PD/ 4 veprat penale që po kryen Berisha dhe grupit të tij, për organizatorët e pushtimit të ndërtesave parashikohet burg përjetë
Pushtim i ndërtesave me forcë, vetëgjyqësi, shkatërrim prone dhe vjedhje të simboleve, veprat e rënda penale që po konsumon Sali Berisha dhe i ashtuquajturi Komisioni për Rithemelimin e PD.
21 Dhjetor 2021, 16:22 -
Lorenc Vangjeli: Basha kundër Berishës, njëri duhej të kishte ikur në 25 prill, tjetri që 25 vjet më parë
Edhe e shtuna që lamë pas ishte një përplasje agjendash mes kryetarit të PD Lulzim Basha që mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe ish-liderit Sali Berisha që bëri refendumin për tu njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. Me këtë që po ndodh brenda forcës më të madhe opozitare, a kemi dy PD, një e t&a
21 Dhjetor 2021, 16:04 -
Fation Dauti shkelm derës së selisë, Basha: Të arrestohet! Berisha po zbrazet dhunshëm në PD me kriminelë! Gati për çdo skenar, edhe për ushtarët e Metës! Rama po pret të shpallet 'non grata'
Lulzim Basha i ka bërë thirrje autoriteteve që të arrestojnë Fation Dauti, i cili sot shkelmoi dyert e selisë blu, pas urdhrit të Flamur Nokës. Ky veprim, për Bashën është një tregues i qartë i dëshpërimit të Sali Berishës, e që tani rreth vetes po mban edhe njerëz kriminelë.
21 Dhjetor 2021, 14:58