Berisha i tregoi forcën, Basha s'rri duarkryq! Thërret për herë të dytë brenda 10 ditësh Këshillin Kombëtar të PD! Pritet zëvendësimi i të shkarkuarve, mes tyre dhe Edi Paloka

Berisha i tregoi forcën, Basha s'rri duarkryq! Thërret për herë të dytë brenda 10 ditësh Këshillin Kombëtar të PD! Pritet zëvendësimi i të shkarkuarve, mes tyre dhe Edi Paloka

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Selia e Partisë Demokratike duket se do të vijojë të jetë epiqendër e zhvillimeve politike përgjatë muajit dhjetor. Lulzim Basha, përballë forcës që po tregon Sali Berisha, nuk ka zgjedhur që të rrijë duarkryq. Ai ka thirrur sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, në një hark kohor brenda më pak se 10 ditësh nga mbledhja e fundit. Në një mesazh, numri 2 i selisë blu, Gazment Bradhi ka njoftuar demokratët që mbledhja e radhës do të jetë datë 23 dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve.

" Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi", tha Bardhi.

Mbledhja e fundit ë Këshillit Kombëtar të PD-së ishte në 12 dbhjetor ku u miratua një rezolutë që e krahasoi Sali berishën si Enver Hoxha duke cilësuar Kuvendin e 11 dhjetorit si lëvizje anti-Amerikane. Ndërkohë, në atë mbledhje u mor dhe vendimi për shkarkimin 11 anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve, mes tyre dhe Edi Paloka. Sipas burimeve në mbledhjen e radhës pritet edhe zëvendësimi i të shkarkuarve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI