-
Nard Ndoka në 'Studio Live': 'Senatorët' e PD mund të negociojnë të 'shtyjnë' 8 janarin, debati merr fund me zgjedhje në parti! Gaba: Në protestë Berisha do krijojë ngjarje dramatike
Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ish-aleat i PD-së është i mendimit që "lufta" e brendshme politike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të zgjidhet mes negociatave.
6 Janar 2022, 18:39 -
Berisha nuk mbledh as 50 veta në Gjirokastër: Ne jemi shumica! Në selinë e PD-së po futen vrasës, Basha si Enver Hoxha, hapi një derë që kalon vetëm ‘Lul Brava’
Pas Fierit, Sali Berisha u ndal në degën e PD-së në Gjirokastër nga ku sulmoi edhe njëherë kryedemokratin Lulzim Basha duke e konsideruar atë simbol të dështimit. Berisha tha se ai dhe mbështetësit e tij janë shumica, ndërsa ‘pengkryetari’ është pakica, e kështu sipas tij Basha nuk ka sesi të dominojë ndryshe përveçse me bandat dhe narkoshtetin.
6 Janar 2022, 18:31 -
Bardhi: Berisha i dëshpëruar, bën thirrje për dhunë dhe përplasje, po i jep frymëmarrje qeverisë së Ramës! Myftar Lumneshi, një nga trafikantët e drogës që e shoqëron
Partia Demokratike i "trembet" skenarit të dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se këto thirrje për dhunë dhe përplasje vijnë pasi Berisha është i dëshpëruar nga braktisja që po i bëjnë demokratët, e ndërsa thekson se kjo nuk është gjë tjetër veçse një favor për Edi Ramën.
6 Janar 2022, 16:11 -
Berisha nga Fieri: Basha 'fara e keqe' që s'e kuptuam, e ka shndërruar selinë si shpellë terroristësh! Më 8 janar zbatojmë vendimin e referendumit
Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat për Lulzim Bashën nga Fieri duke cilësuar si “fare e keqe” që shkatërroi partinë dhe e ka thyer selinë në një shpellë terroristësh. Sipas Berishës më 8 janar demokratë që duna largimin e Bashës do të rimarrin sërish partinë dhe shtëpinë e tyre të lirë.
6 Janar 2022, 14:54 -
Spaho për Report Tv: Më 8 janar i marrim Selinë Bashës dhe do t'ia dorëzojmë demokratëve! Nëse i përgjigjet me forcë vrullit tonë do bëjë gabimin më të madh
Prej 2 ditësh tashmë mbështetësit e Sali Berishës e kanë gjetur të kyçur derën e Partisë Demokratike për ta. Për deputetin Edmond Spaho, mbështetës i 'Foltores', kjo do të marrë fund më 8 janar, kur sipas tij demokratëve do t'u kthehet shtëpia e tyre.
6 Janar 2022, 14:35 -
Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës ?
Prej 5 muajsh, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur beteja e selisë, dhe kauza e vetme me të cilën ata sulmojnë njëri-tjetrin deri tani, është “ti i shërben Edi Ramës, ti je pengu i Ramës, ti je tubi i oksigjenit i Edi Ramës” etj.
6 Janar 2022, 13:45 -
Kokëdashi për dyert e PD-së
Saga e humorit në PD vijon të mos zhgënjejë edhe këtë fillim viti. Ndërsa i ish vënë ultimatum data 5 janar për të lëshuar zyrat, grupi i deputetëve të Foltores duket se ishte i paduruar për të konstatuar që në orët e mesditës nëse Basha e kish “rrokullisur qafën” nga ambientet e PD-së apo jo. Në fakt ajo çfarë konstatuan ishte nëse dyert ishin të blinduara dhe sa trysni duhet për ti shqyer
6 Janar 2022, 12:03 -
VIDEO/ PD e 'kyçur' për 'Foltoren'! Pas deputetëve dje, i mbyllen dyert disa prej të rinjve dhe drejtuesve të degëve 'Pro Berisha'! Bumçi: E çlirojmë të shtunën këtë bunker! Të rinjtë: Selia është e jona
Dyert e Partisë Demokratike janë të mbyllura për mbështetësit e Sali Berishës. Pasi dje një grup i Komisionit të Rithemelimit, me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por i kanë gjetur të mbyllura, sot e njëjta situata e pakëndshme ka qenë për Aldo Bumçin, Gent Strazimirin dhe Ivi Kason dhe pak minuta më pas për disa të rinj, anëtarë të FRPD që mbështesin 'Foltoren'.
6 Janar 2022, 11:26 -
Një vjetori i sulmit mbi “Capitol Hill” ose dyert e mbyllura të selisë së PD-së
Përpara një viti në fakt, një pjesë e “konservatorëve” lumpen proletariat, por dhe folklorikë amerikanë, sulmuan dhe hynë me dhunë në “Capitol Hill” ose kongresin amerikan. Nuk kishte ndodhur kurrë por gati gati Amerika po “imitonte Sali Berishën” që sulmonte kuvendin për arsye sipas tij të demokracisë
6 Janar 2022, 09:55 -
Këlliçi publikon videon: Njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, po heqin logot e FRPD nga selia! Marrëzia merr fund në 8 janar
Selia e PD sot ka qenë në qendër të vëmendjes, për ndryshime fasade në pamje të parë, por që shumë kush nha mbështetësit e Sali Berishës e kanë cilësuar si një ”fortifikim” të godinës nga ana e Lulzim Bashës.
5 Janar 2022, 22:34 -
‘5 janari në PD’, Malko: Groteske, i ka ardhur fundi partisë! Përmeti: Ato që ishin brenda selisë janë një meme e madhe! Kume: Berisha-Basha po i bëjnë gjëmën Shqipërisë
Partia Demokratike është kryefjalë e zhvillimeve politike në vend, ku ndonëse 5 janari iku pa shumë zhurmë, sytë janë nga 8 janari, protesta e thirrur nga Sali Berisha. Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga janë të mendim se ajo që u prodhua sot në selinë blu, është një situatë groteste, sa për të qeshur aq edhe për të qarë.
5 Janar 2022, 22:27 -
Lorenc Vangjeli: Si komunistët, shpik një armik që të festosh fitoren mbi të
Jorida Tabaku dhe Flamur Noka kanë shumë pak gjëra të përbashkëta mes tyre. Të numëruara me gishtat e një dore, deri dje ato fillonin me identitetin e njëjtë politik, për aq sa ai varet nga tesera e partisë, me vendin e njëjtë të punës, parlamenti shqiptar dhe ndoshta edhe me dëshirën për të ardhur apo administruar pushtet.
5 Janar 2022, 14:50 -
A do e lirojë Basha selinë blu pas ultimatumit të Berishës? Analistët në Report Tv: Po mbajnë peng PD për egon e tyre personale! Partia në fazën e parë të një konflikti të gjatë
Situata në PD sa vjen edhe tensionohet, ndërsa sot skadon edhe ultimatumi i Sali Berishës për Lulzim Bshën që të lirojë selinë e PD. A do ta bëjë kryedemokrati një veprim të tillë? Për analistët Armand Plaka dhe Erl Murati mesazhet e Bashës janë të qarta, ai ka ndërmend të vijojë betejën me Berishën për të mbajtur pushtetin në PD.
5 Janar 2022, 12:46 -
Pse janë trillime hipotezat se Basha duhet të hyjë në garë?
Foltorja dhe të gjitha këta që sot janë kundër Bashës e filluan betejën pas datës 9 shtator të shpalljes "Non Grata" nga SHBA! Pra, kush ma gjen arsyen e vërtetë e të mirë arsyetuar se Basha duhet të hyjë në garë? Preteksti i humbjes nuk është!
5 Janar 2022, 11:19 -
Skadoi ultimatumi për Bashën/ Berisha dërgon Nokën e disa deputetë në PD, por u kyçen dyert! Deputeti: Si burg i sigurisë së lartë! Bardhi: Grupi kriminal B9 s'futet më në seli, demokratët po (VIDEO)
Në përfundim të afatit të vënë nga Berisha që Basha të lirojë zyrën, mbështetësit e tij provuan sot të futeshin në seli por të tre dyert ishin të mbyllura. Flamur Noka tha se Basha e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa Bardhi u përgjigj duke thënë se ai po bën show. Bardhi tha se PD është e hapur për demokratët por jo për grupin e strukturuar kriminal B9.
5 Janar 2022, 07:47 -
A është Myftar Lumeshi njeriu që i referohet Basha për pastrim parash me familjarët e Berishës?! I bleu shtëpinë Shkëlzenit për 600 mijë €! Në avion me Besim Hajdarmatajn?
Myftar Lumeshi ish-biznesmen në lojërat e fatit. Transaksione me Shkëlzen Berishën. Ish-prokurori Besim Hajdarmataj komunikonte dhe udhëtonte me L. M që i kishte mbyllur një dosje bixhozi. A i referohet Basha me akuzat e tij Lumeshit?!
4 Janar 2022, 19:40