-
U përfshi në një aksident dhe shpërndau të brendshmet e pulave në rrugë, shpallet në kërkim 53-vjeçari në Durrës
Shoferi i kamionçinës, i cili u përfshi në një aksident dy ditë më parë në Durrës, teksa po transportonte të brendshme të pulave, të cilat u shpërndanë dhe u lanë në rrugë, është shpallur në kërkim nga policia
30 Mars 2022, 16:18 -
Ngordhin 160 pula në fshatin Babicë të Vlorë, banorët e zonës i groposin vetë duke rrezikuar përhapjen e infeksionit
160 pula oborri ka ngordhur në fshatin Babicë në Vlorë. Lajmin e konfirmojnë banorë të zonës për Report Tv. Groposja është bërë nga vetë banorët e zonës, duke rrezikuar përhapjen e infeksionit. Nga ana tjetër drejtoria e Bujqësisë akoma nuk e ka konfirmuar, dhe nuk dihet nëse ka qenë grip shpendësh apo sëmundje tjetër
30 Mars 2022, 15:12 -
Shpendët e oborrit në fshatin Aliban të Vlorës futen në karantinë, asgjësohen 25 pula të infektuara nga gripi shpendëve
Pas shfaqjes së gripit të shpendëve në një fermë oborri, janë asgjësuar 25 shpendë në fshatin Aliban të Vlorës. Po kështu është mbyllur tregu i gjësë së gjallë në Novoselë.
29 Mars 2022, 16:55 -
Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë vatër e re në 24 orët e fundit! Vijojmë kontrollet në të gjithë territorin
Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë vatër re me gripin e shpendëve. Kështu deklaroi zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat, teksa theksoi se vijon kontrolli në të gjithë territorin.
29 Mars 2022, 14:08 -
VIDEO/ Fermat në Durrës në karantinë nga gripi i shpendëve, aksidentohet kamionçina, të brendshmet e pulave shpërndahen në rrugë! E paqartë ku u morën
Një kamionçinë që transportonte të brendshme të pulave është aksidentuar në Durrës pasi është përplasur me një makinë tjetër tip Smart, duke bërë që këto të brendshme të shpërndaheshin në rrugë. Mbetet ende e paqartë se nga ku ishin marrë këto të brendshme të pulave. Kujtojmë se në Durrës femrat më të mëdha të pularive janë në karantinë për shkak të ngordhjeve masive të tyre nga gripi i pulave
29 Mars 2022, 13:48 -
Zgjerohet harta e gripit të shpendëve, në Vlorë një vatër e re infeksioni
Harta e gripit të shpendëve në vendin tonë është zgjeruar. Ministria e Bujqësisë njofton se është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve në qarkun e Vlorës, në fshatin Aliban, ndërsa deri tani në gjithë vendin janë konfirmuar vatra të virusit në Durrës, Dibër, Korçë dhe Divjakë
28 Mars 2022, 14:30 -
Gripi i shpendëve, LSI: Prokuroria të hetojë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë për mosveprim, rrezikoi shëndetin e njerëzve dhe dëmtoi ekonominë
LSI, tha se drejtësia duhet të hetojë për mosveprim të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, pasi keqmenaxhimi i institucioneve solli përkeqësimin e situatës lidhur me gripin e shpendwve.
28 Mars 2022, 13:47 -
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: S’kemi asnjë vatër të re, u kemi kërkuar bashkive që të ndalojnë tregtimin e shpendëve në mjediset e pa miratuara
Në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë vatër e re me virusin e shpendëve në vend. Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka vatra të tjera të dyshuara, por i bën thirrje bashkive që të marrin masa dhe të mos lejojnë tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pa miratuara për shitje
27 Mars 2022, 12:40 -
Gripi i shpendëve/ Ministria ndalon shitjen e pulave në treg të hapur të paautorizuar, tregtarët në Sukth vijojnë të dalin: Kështu do falimentojmë, s’kemi pula të infektuar
Pas rasteve me gripin e shpendëve Ministria e Bujqësisë ndaloi shitjen e pulave në tregjet vendase, por pavarësisht kësaj, fermerët e pulave vazhdojnë tregtimin e pulave dhe deklarojnë se në fermat e tyre me 8000 pula, nuk kanë rastisur asnjë rast të pulave të infektuara. Megjithatë edhe pse nuk kanë pula të infektuara, tregtarët e Sukthit deklarojnë se situata e pularive ka ndikuar për keq dhe tek shitja e pulave të tyre, gjë e cila po i çon drejt falimentit
26 Mars 2022, 14:22 -
Gripi i shpendëve, zv.ministrja e bujqësisë: S'ka raste të reja në 24 orët e fundit! Do ndalojmë tregtimin e shpendëve në mjedise të hapura të pamiratuara
Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë vatër re me gripin e shpendëve. Kështu deklaroi zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci në nëj konferencë për shtyp. Ajo u shpreh se janë kryer kontrolle në të gjithë vendin, duke shtuar se po bashkëpunohet edhe me pushtetin vendor për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara.
26 Mars 2022, 13:34 -
Gripi shpendëve, veza ‘BEATA' më e sigurta, pulat nuk janë prekur nga virusi
Procedurat, kontrollet, masat mbrojtëse, rrjetat, dezinfektimet, ushqimi, mbi të gjitha vaksinimi i rregullt i shpendëve dhe mbajtja e regjistrit të fermës konform standardeve, siç vihet re në dokumentin e AKVMB-së, bën që BEATA të ketë një sistem biosigurie të niveleve maksimale të sigurisë për shëndetin e shpendëve.
26 Mars 2022, 11:43 -
Konfirmohen dy vatra të reja të virusit të shpendëve! Në Divjakë pulat e ngordhura nga gripi u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit
Dy vatra të reja të gripit të shpendëve janë konfirmuar në Devoll dhe në Divjakë. Kështu vëru me dije zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, e cila bëri një raportim për situatën. Në Divjakë banorët e zonës, groposën në kanal pulat e ngordhura duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.
25 Mars 2022, 14:30 -
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë! Pulat e ngordhura u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në fshatrat e Divjakës. Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive. Rasti u konfirmua në fshatin Gur të Divjakës, ku 60 pula rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve
25 Mars 2022, 12:54 -
Report Tv në Rrethkalë të Dibrës, fshati ku ngordhën 580 pula nga gripi i shpendëve dhe s'ka karantinë! Fermeri: I kisha të vaksinuara, por ilaçet mund të ishin të skaduara
Në fshatin Rrethkalë të Dibrës, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për karantinën pas shfaqjes së gripit të shpendëve. Report Tv arriti të bisedojë me fermerin që humbi rreth 600 krerë në vetëm 3-4 ditë, edhe pse të gjitha pulat i kishte të vaksinuara. I kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tij, Gazmir Mani ka pak besim tek institucionet.
24 Mars 2022, 17:49 -
Gripi i Shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Mbi 382 mijë shpendë të ngordhur, ndalohet shitja dhe transporti në 3 qarqet e prekura! Produktet të sigurta
Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka dhënë informacionin e fundit në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vend. Ajo tha se sipas saj po ndërmerren të gjitha masat që t'i vihet fre vatrave.
24 Mars 2022, 13:29 -
Ngordhja e mbi 350 mijë pulave nga gripi i shpendëve, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për shkeljen e rregullave të karantinës dhe shpërdorim detyre
Prokuroria e Durrësi po kryen hetime për shkeljen e rregullave të karantinës dhe për shpërdorim detyre. Ndërkohë sipas referimit në prokurori të rastit nga sasia e pulave të ngordhura, 175 mijë i përkasin kompanisë Rea, ndërsa sasia tjetër kompanive AIBA dhe Ovital.
24 Mars 2022, 09:49 -
Durrës, Korçë e Dibër, 3 vatra me grip shpendësh! Virusi prek fermat, pelikanin kaçurrel dhe pulat e oborrit! Shqipëria s'ndalon importin me shtetet e Europës të prekura
Pas Durrësit e Korçës, edhe në Dibër është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Këto vatra janë futur në karantinë në një rreze prej 10 km, siç parashikohet edhe në protokoll.
23 Mars 2022, 14:16 -
Procesi me ritme të ngadalta, janë groposur 100 mijë pula, nga 340 mijë në total! Asgjësimi i pulave të infektuara në vend numëro! Asnjë tabelë informuese në gropat në Shijak
Prej dy ditësh ka nisur procesi i groposjes së pulave të ngordhura, i cili duket se po ecën me ritëm të ngadaltë pasi deri më tani numërohen afërsisht 100.000 pula të groposura nga 340.000 në total, të cilat mbahen prej tre javësh në ambientet e pularive në qytetin e Durrësit.
23 Mars 2022, 13:03 -
Gripi i shpendëve/ AKU tha se ka zbarkuar në terren, por në tregje zero kontrolle! Tregtarët: S'na kanë thënë gjë të mos shesim! Vëzhgimi i Report Tv në Fier, Vlorë e Lezhë
Prej 19 marsit në Shqipëri është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve në vendin tonë dhe qytetarët gjenden të dyzuar nëse duhet të konsumojnë një pulë ose jo.
23 Mars 2022, 11:46