-
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.
22 Mars 2022, 23:10 -
Gripi i shpendëve/ Epidemiologu veterinar për Report Tv: Ja si të dalloni një pulë të infektuar
Në një intervistë për Report Tv epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.
22 Mars 2022, 21:03 -
Gripi i shpendëve/ Vëzhgim i Report Tv, asnjë kontroll në tregun e Vlorës
Ndryshe nga sa deklaron Ministria e Bujqësisë, në tregje vazhdon shitja e shpendëve nga fermerët, ndërsa nuk ka asnjë kontroll për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në Vlorë.
22 Mars 2022, 20:23 -
Gripi i shpendëve, AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit, të kontrolluara dhe të sigurta për konsumatorët! Mos blini të tregje të pacertifikuara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka siguruar konsumatorët se produktet dhe nënproduktet e mishit të shpendëve që tregtohen në vend janë të sigurta. Njoftimi vjen pas frikës së përhapur për shkak të infektimit të pulave në disa pulari në vend me gripin e shpendëve. Nëpërmjet një deklarate për mediat, AKU bën thirrje që të mos blihet në tregje të pacertifikuara.
22 Mars 2022, 19:41 -
Ekskluzive/ Report Tv në vendin ku po groposen pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve! Përfaqësuesi i veterinarisë: S'do lejohet të afrohen njerëz apo bagëti! Qytetari: Më kanë vjedhur tokën
Report Tv sjell pamje ekskluzive nga vendi ku po groposen pulat e ngordhura me grip shpendësh. Në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.
22 Mars 2022, 13:24 -
4 ditë më parë u gjenden 4 pelikanë të ngordhur, konfirmohet gripi i shpendëve në ujërat e Liqenit të Prespës! Drejtori i Veterinarisë: S'kemi asnjë vatër të re të sëmundjes
Para 4 ditë Report Tv raportoi se 4 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës në Pustec, ndërkohë që sot konfirmohet se bëhet fjalë për gripin e shpendëve.
22 Mars 2022, 10:42 -
Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë e fshehu, Report Tv e fakton me video që pulat e ngordhura s'janë asgjësuar të gjitha! Vijon groposja në Shijak! Institucionet zero transparencë
Report Tv fakton përmes pamjeve ekskluzive gënjeshtrën që Ministria e Bujqësisë i bëri publikut dje në mbrëmje kur tha se të gjitha pulat e ngrodhura nga gripi i shpendëve janë groposur. Kompania i ka ende në fermë një pjesë të pulave të ngordhura që pritet të groposen sot në Shijak. Institucionet sërish kanë përplasje mes njëra tjetrës për procesin e groposjes dhe ofrojnë zero transparencë.
22 Mars 2022, 10:08 -
Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës për 3 ditë! Ministria e Bujqësisë pas 'ping-pongut' me Bashkinë e Durrësit, i gropos në Shijak! Fillimisht s'pranoi të tregonte vendin
Prej gati 3 ditësh, një numër i madh i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në qiell të hapur, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e popullsisë, por edhe ndotjen e mjedisit.
21 Mars 2022, 11:26 -
Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, karantinohet ferma! Ministria: Virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit
Konfirmohen rasti i parë me gripin e pulave në Durrës. Në një nga fermat e mbarështimit të pulave është konstatuar prania e virusit H5N8, i njohur si gripi i shpendëve.
20 Mars 2022, 11:58 -
200 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë: 2 ferma janë vendosur në karantinë! Sëmundja e ‘Laringotrakeitit infektiv’ nuk transmetohet tek njerëzit
Dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula, janë vendosur në karantinë. Ngrodhja e pula ka ardhur si pasojë e sëmundjes së 'Laringotrakeitit' që nuk transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët.
17 Mars 2022, 11:16 -
Ngordhin 200 mijë pula brenda 2 javëve në Durrës! Ministria e Bujqësisë: S'është grip shpendësh, s'rrezikohet konsumatori! (Mister shkaqet)
Rreth 400 mijë pula kanë ngordhur në tre pularitë më të mëdha të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga burime të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe Drejtorisë së Bujqësisë. Ato janë prekur nga një virus i rrezikshëm që po qarkullon prej dy javësh. Për sa kohë ky virus është në qarkullim nuk rekomandohet konsumimi i mishit të pulës dhe vezëve.
16 Mars 2022, 11:39 -
Kronikë
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi dhe groposja e 130 krerëve!
Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.
19 Korrik 2021, 13:59 -
Kronikë
Gripi i Shpendëve ul konsumin dhe fut në krizë fermerët në Lezhë, mjeku veterinar: Konsumatori nuk është i rrezikuar, mjafton që shpendët të jenë të shëndetshme kur të theren
Gripi i Shpendëve ka ulur konsumin dhe ka futur në krizë fermerët në Lezhë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku veterinar Gjovalin Kaceli thotë se konsumatori nuk është i rrezikuar nga kjo sëmundje, mjafton që të jenë të shëndetshme para se ato të theren dhe se mund të konsumohen pa asnjë lloj problemi
11 Korrik 2021, 19:14 -
Kronikë
120 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Fier, shpendët groposen në 2 metra thellësi
Një fermë me 120 pula të infektuara me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. Më konkretisht bëhet fjalë për 70 pula, 14 kokë zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes.
7 Korrik 2021, 11:35 -
Kronikë
180 pula të infektuara me Gripin e Shpendëve në Peqin, shpallet zonë karantine gjithë fshati, shpendët groposen dhe digjen
Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatin Garunjë të Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti
19 Qershor 2021, 12:46 -
Kronikë
Fushë-Kruja me qendër karantinimi 'fantazmë' që kushtoi 1 mln euro! Vatër e infeksionit, ngordhin pulat nga gripi i shpendëve
Fshati Halil në Fushë-Krujë është sot vatër e infeksionit të gripit të shpendëve. Në ferma kanë ngordhur disa shpendë, ndërsa janë marrë masa për groposjen e tyre. Por si për ironi të fatit, 4 vite më parë në këtë zonë u ndërtua një qendër karantinimi me vlerë 1 milionë euro, por që nuk është vënë asnjëherë në funksionon. Qendra asokohe është inauguruar nga ish-ministri i LSI, Panariti
10 Qershor 2021, 17:56 -
Kronikë
'Ulet trau' në doganat tokësore për pulat e importit! Lejohet importi i mishit të pulës vetëm në portin e Durrësit
Çdo ngarkesë me mish pule apo shpendë të gjallë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia do të bllokohen në kufijtë tokësore. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë per ndalimin e perhapjes se gripit te shpendeve, po zbatohet ne çdo dogane, përveç Portit të Durrësit ku ende nuk ka urdhër për bllokimin e mishit të pulës që vjen nga importi.
9 Qershor 2021, 19:30 -
Kronikë
Gripi i shpendëve, Zv.ministrja e Bujqësisë: Kanë ngordhur 300 shpendë, rastet e konfirmuara nëpër ferma të vogla shtëpiake! Njerëzit s'rrezikojnë të infektohen
Sipas zv.ministres Ermira Gjeçit, njerëzit nuk rrezikojnë infektim nga gripi i shpendëve, ndërsa shton se janë marrë masa, duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit, nga Kosova, rajone të Greqisë Veriore, Polonia, Sllokvakia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Izraei, Belgjika, Rumania, Çekia, Danimark, etj..
9 Qershor 2021, 13:46 -
Kronikë
Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Po monitorojmë situatën, sëmundja e pranishme në tre vatra
Janë konfirmuar rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri, (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Fushë- Krujë, në Dajt dhe Bujan
8 Qershor 2021, 20:14