-
Kronikë
Abuzimi me tenderin 24 mln lekë për kanalin ujitës, GJKKO lë në burg Fatos Tushen edhe 6 zyrtarë të tjerë, juristja qan pas vendimit! Arrest shtëpie për 4 të tjerët
GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. E njëjta masë sigurie është komunikuar edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në 'arrest shtëpie'. Vendimi u mor pas një seance maratonë në GjKKO që nisi sot në orën 10:00, ku më pas u konfirmuan të njëjtat masa sigurie të dhëna në mungesë.
8 Korrik 2021, 16:50 -
Kronikë
'Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje...ky telefon s'është për biseda', zbardhen përgjimet që prangosën kryebashkiakun e Lushnjes e 9 zyrtarët! Tushe i jepte naftë falas gazetarit e djalit të deputetit
Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.
8 Korrik 2021, 10:10 -
Politikë
I arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, Rama shkarkon nga detyra Fatos Tushen
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se Tushe ka kryer shkelje të rënda me postin e tij të kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe për këtë ai shkarkohet nga detyra, vendim që hyn menjëherë në fuqi. Fatos Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
7 Korrik 2021, 15:51 - Opinion
-
Kronikë
Kim-prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit! Sistemi i drejtësisë funksional! Kraja: Arrestimi i Tushes, vetëm fillimi
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhjen e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata.
7 Korrik 2021, 11:51 -
Kronikë
Tenderi abuziv 24 mln lekë, administratori i 'Euro Alb' Bujar Murati që iu vunë prangat sot, i arrestuar edhe në 2009 për abuzim me tenderin e uniformave të policisë
Bujar Murati, administratori i Euro Alb i arrestuar sot për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, ka qenë i arrestuar edhe në 2009 gjatë operacionit 'Prokurimi i fundit". Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.
6 Korrik 2021, 21:09 -
Opinion
SPAK po bën 'nxemjen' me Tushen, në radhë janë 'dinozaurët' e korrupsionit?!
SPAK ka ndërmarrë një operacion masiv anti-korrupsion, në kuadër të goditjes së këtij fenomeni që i ka zënë frymën dhe bllokuar ecjen para këtij vendi. Nga aksioni janë disa të arrestuar ku mes tyre është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
6 Korrik 2021, 17:07 -
Opinion
E ka rradhën frika e mëkatarëve
Vetëm naivët nuk e kuptojnë dhe vetëm të verbërit nuk shohin se Shqipëria po tenton ekuilibrin e ri mes pushteteve. Me drejtësinë inekzistente deri pak kohë më parë, në rastin më të mirë dhe kliente, në rastin më të keq, dy pushtetet e tjera, ekzekutivi dhe legjislativi kanë qenë të pakontrolluar, të paqortuar dhe të pandëshkuar.
6 Korrik 2021, 15:02 -
Kronikë
Pranga 9 zyrtarëve të Bashkisë Lushnjë dhe 2 biznesmenëve, juristi Ledio Braho në Report Tv: Po shihen rezultatet e para të reformës! Duhet më shumë për dosjet e bujshme
Operacionet e fundit të SPAK me arrestime të bujshme të krerëve të organizatave kriminale por edhe si ky i sotmi ku u vunë në pranga 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnjë, përfshi kryetarin Fatos Tushe, për juristin e njohur Ledio Braho është një tregues se institucionet e reja të drejtësisë po funksionojnë. Megjithatë sipas tij duhet bërë më shumë në drejtim të dosjeve të bujshme.
6 Korrik 2021, 14:18 -
Politikë
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje! Kim: A ia vlen të shkosh në burg? Basha: Fillim i mbarë pas denoncimeve të PD
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe ka sjellë reagime nga radhët e krerëve të politikës, por edhe të diplomatëve të uaj në vendin tonë.
6 Korrik 2021, 12:09 -
Kronikë
Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës
6 Korrik 2021, 10:17