- Kosova & Rajoni
-
Kronikë
Vendimi i qeverisë: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri! Krijohet ‘Task-Forca’ me 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka
Me firmë të kryeministrit Rama qeveria shqiptare mori vendimin për strehimin e afganëve për 1 vit në vendin tonë. Për menaxhimin e të gjithë situatës është ngritur një taskë forcë që ka në përbërje 7 ministri. Task-Forca ka 5 detyra! Afganëve mund t'u kufizohet liria, por do të bëhet mbi bazën e vlerësimeve individuale dhe jo në grup.
25 Gusht 2021, 15:46 -
Kronikë
Ardhja e afganëve në Shqipëri, DASH: S'mund të japim informacione për kohën e mbërritjes për shkak të komplikacionit të evakuimit
Shqipëria i ka thënë 'po' SHBA për strehimin e afganëve dhe ka përgatitur ambientet për pritjen e tyre në Tiranë, Durrës dhe Berat. Por edhe pse për ardhjen e tyre ka pasur data të ndryshme, situata e tensionuar në Kabul, ka bërë që afganët, bashkëpunëtor të SHBA dhe NATO, të mos vijnë ende. Për këtë rast DASH tha se për shkak të komplikacionit të evakuimit nuk mund të jepen informacione në lidhje me kohën e mbërritjes pasi duhet mbrojtur privatësia e tyre.
25 Gusht 2021, 13:59 -
Opinion
Besimi, korrupsioni në Afganistan, duartrokitësit në Shqipëri e Serbi
Nuk kishte se çfarë të thoshte më presidenti aktual Joe Biden për tërheqjen e forcave të tij prej Afganistani, përveçse se fjalisë cinike: “Forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin” apo se ne nuk do e ngremë dot shtetin e tyre. Në fakt, angazhimi amerikan tregoi se: SHBA-të ishin aty për të ngritur shtetin e afganëve sipas shëmbëlltyrës së tyre.
24 Gusht 2021, 22:46 -
Kronikë
Në pritje të afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Tiranë
Pritja e rreth 3 mijë afganëve për t'u strehuar në vendin tonë për shkak të emergjencës së krijuar nga pushtimi i talebanëve, ka detyruar ekzekutivin të nisë procedurat për shtimin e kapaciteteve pritëse në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë
24 Gusht 2021, 17:59 -
Kronikë
Jetoi në Afganistan për disa vite, aktivistja: Situata e gruas nën sundimin e talebanëve, e rëndë! Debati për strehimin, absurd! Janë njerëz që punuan me ne dhe tani i rrezikohet jeta
Nga perspektiva e një personi që ka jetuar e punuar me ta, aktivistja Irma Gjinaj tha se rikthimi i talebanëve në pushtet, ka vrarë shpresën për ndryshim te afganët. Në një intervistë për 'Report Tv', Gjinaj theksoi se talebanët janë terroristë që nuk kanë për të ndryshuar dhe se jeta e gruas nën sundimin e tyre është shumë e vështirë. Ajo e quajti absurd debatin për strehimin e disa prej afganëve në vendin tonë, duke theksuar se ata janë njerëz që kanë punuar me ta, e që tani i rrezikohet jeta.
24 Gusht 2021, 11:58 -
Opinion
Shqetësim i fundit në Shqipëri: Pse nuk po vijnë afganët
Kriza afgane ka nxjerrë në sipërfaqje përplasjet politike mes SHBA-ve dhe vendeve rivale si dhe atyre aleate. Shqipëria është një vend i vogël, për të qenë pjesë e një krize globale. Si aleate e SHBA-ve, vendi ynë ashtu si edhe Kosova dhe Maqedonia e veriut kanë pranuar refugjatë, të cilët më pas janë planifikuar të udhëtojnë për të jetuar në SHBA.
24 Gusht 2021, 10:27 -
Politikë
Strehimi i afganëve/ Rama për median italiane: Kodi i nderit na obligon të jemi mikpritës! BE s’e përballon presionin e sondazheve, jo gjithmonë në përputhje me parimet
Ndërsa jemi në pritje të afganëve që do të strehohen në vendin tonë, kryeministri Edi Rama në një tjetër intervistë për median italiane "Spray news" ka deklaruar se është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës.
23 Gusht 2021, 16:18 -
Politikë
Vonesa e ardhjes së afganëve, Rama për gazetën britanike: Situata në Kabul kaotike, evakuimi nuk po shkon siç ishte planifikuar
Strehimi refugjatëve afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë sërish një nga temat për të cilat ka folur kryeministri i vendit Edi Rama në mediat ndërkombëtare. Në një intervistë për ‘The Sunday Times’ kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
22 Gusht 2021, 14:24 -
Kronikë
Afganë në Qytetin Studenti? Lajmi 'fake' që qarkulloi në portale, janë emigrantë nga Bangladeshi! Për nesër të planifikuara dy fluturime Kabul-Tiranë, por s’janë të sigurta
Një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë. Për ditën e nesërme janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s'është e sigurt për shkak të tensioneve të krijuara nga talebanët
21 Gusht 2021, 19:42 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Një rreth i çuditshëm miqsh dhe armiqsh
Në këtë fenomen të zgjerimit të oponencës anonime dhe shpesh virtuale ndaj Edi Ramës, ka luajtur e po luan rol edhe ajo pjesë e politikës kosovare që frymëzon sot linjën e përplasjes me shtetin amë, duke nisur nga refuzimi i vaksinave e në vijim. Kjo përhapje e kundërshtisë ndaj qeverisjes në Shqipëri nuk e bën më të fortë opozitën, por më së shumti e banalizon atë. Një motiv më tepër për të mos e marrë seriozisht zhurmnajën e rrjetit apo fanatikët e Facebook-ut që s’kanë me se vrasin kohën.
21 Gusht 2021, 14:38 -
Sociale
Debati për afganët?! Qytetarët shqiptarë pro mikpritjes: Jo vetëm s’jemi në rrezik, por të shpëtohen sa më parë
Në pritje të 300 afganëve të parë në Shqipëri nga 2000 në total, një diskutim është ndezur në rrjetet sociale apo në platforma të tjera virtuale. Por qytetarët në rrugë shfaqen më të ndjeshëm për këtë çështje. Për Report Tv ata thonë se jo vetëm që nuk ndjehen të rrezikuar, por duhet të strehohen sa më shpejt të jetë e mundur
21 Gusht 2021, 13:35 -
Kronikë
2 misione në Afganistan, ish-oficeri i forcave speciale Denis Deliu: Si u vra nga talebanët kapiten Feti Vogli, u infiltruan brenda nesh! Mbështes strehimin e afganëve, na ndihmuan
Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste. Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët.
21 Gusht 2021, 12:11 -
Bota
Nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoni e Veriut e Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit: Këto janë 12 shtetet që kanë pranuar të strehojnë afganët, 14 u ofruan si rrugë tranziti
12 vende kanë pranuar deri tani të strehojnë përkohësisht refugjatët afganë dhe të paktën 14 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë për shtyp
21 Gusht 2021, 07:56 -
Bota
Zgjerohet ‘harta’/ Zyrtarët amerikanë: Disa vende europiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord për të strehuar afganët
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë se disa vende evropiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord të strehojnë përkohësisht njerëzit e evakuuar nga Kabuli. Lajmi iu bë i ditur të premten agjencisë Reuters nga zyrtarë amerikanë dhe vjen ndërsa baza e SHBA-së në Katar i ka arritur kapacitetet e saj pritëse
20 Gusht 2021, 22:15 -
Politikë
Pse është ngazëllyer rrethi i Berishës dhe Metës nga rikthimi i talebanëve? (Para vjeshtës së vështirë së përballjes me SHBA)
Rënia e Afganistanit në duart e talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane, ka prodhuar një ngazëllim në rrethin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët i pret një vjeshtë e vështirë përballje me amerikanët. Ndërsa vetë Berisha dhe Meta po tregohen të kujdesshëm me komentimin e krizës në Afganistan, deputetë dhe gazetarë pranë tyre, e kanë lexuar kontrollin e Afganistanit nga talebanët pas 21 vitesh, si një dështim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
20 Gusht 2021, 19:50 -
Kronikë
Rregullat e pritjes/Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo kafe! Ja kushtet e kufizimit të lëvizjes
Në rast cenimi të rendit publik, sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik, refugjatët afganë mund t’u ndalohet dalja nga qendrat e pritjes. Të gjitha llojet e kufizimeve dhe të drejtat e afganëve që do të zbarkojnë në Shqipëri, nga kushtet minimale të jetesës, punësimi tek shkollimi i fëmijëve.
20 Gusht 2021, 18:44 -
Politikë
Takimi me urgjencë i ministrave të NATO-s, Xhaçka: E papranueshme që vendet anëtare mos t’ju ofrojnë strehim afganëve, jeta e të cilëve është në rrezik
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan
20 Gusht 2021, 18:26 - Opinion
-
Kronikë
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ish-Myftiu Gurra: Është njerëzore, nga pikëpamja e radikalizimit s'përbëjnë rrezik! Nga ana e besimit janë si ne në Ballkan
Ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka hedhur poshtë zerat nëpër hapësira të ndryshme virtuale se ardhja e afganëve mund të jetë rrezik për Shqipërinë. Sipas Gurrës nga pikëpamja fetare ky popull nuk afron asnjë rrezik dhe se shkolla e tyre fetare brenda islamit, është e njëjta më shkollën në rajonin e Ballkanit
20 Gusht 2021, 14:09