-
Lufta/ Ndihmat humanitare bllokohen nga bombardimet! Kievi: Bjellorusët janë mbledhur në kufi! Biden mund të vizitojë Europën! FMN: Rrezikohet siguria globale e ushqimit
Rusia është afruar më tej në kufirin pranë NATO-s, ndërsa Kievi është bombarduar gjatë natës ku janë shkatërruar shumë banesa. Sot u mbajt raundi i 4 i negociatave mes Kievit dhe Moskës, ndërsa të dyja palët negociatore kanë shprehur optimizëm se mund të arrihet një gjë konkrete mes tyre. Nesër rinisin bisedimet! 5 milionë janë refugjatët!
14 Mars 2022, 00:56 -
Mbyllja e parajsave fiskale, testi i vërtetë i vendosmërisë së Perëndimit kundër Putinit
Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të mos shkojë siç ishte planifikuar, por më e keqja duhet ende të vijë. Dhe ndërsa sanksionet financiare të Perëndimit kundër institucioneve dhe oligarkëve rusë, kanë tejkaluar atë që prisnin disa, ato nuk kanë shënjestruar“rrënjët”perëndimore të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.
13 Mars 2022, 22:13 -
'Përgjigja e ftohtë 2022', stërvitja e mbi 30 mijë trupave të NATO-s në Norvegji! E planifikuar më parë por merr tjetër kuptim në këto kohe lufte
“Cold Response 2022” është një stërvitje e planifikuar prej kohësh që bashkon mijëra trupa nga aleatët dhe partnerët e NATO-s, duke testuar aftësinë e tyre për të punuar së bashku në kushtet e motit të ftohtë në të gjithë Norvegjinë - në tokë, në ajër dhe në det. Kjo stërvitje merr një kuptim tjetër tani në këtë periudhë lufte të Rusisë në Ukrainë dhe që rrezikon një konflikt shumë më të gjerë.
13 Mars 2022, 12:03 -
CIA: Putini nuk ka një rrugëdalje nga kjo luftë
Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit: “Ai është i burgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sanksioneve: flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht.
13 Mars 2022, 08:02 -
Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 18 të saj. Ukraina pretendon se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia, e ndërsa kjo e fundit e mohon dhe hedh akuza drejt palës tjetër për bllokim të qëllimshëm të largimit të civilëve nga vendi! Rrëmbehet një tjetër kryebashkiak! Goditet treni me refugjatë.
13 Mars 2022, 01:17 -
Rusi-Ukrainë/ ‘Lufta dhe Paqja’ e një kulture! Ukrainasja Romanova: Bota na ka lënë vetëm përballë agresionit të Moskës! Rusja Biba: Dhimbje për luftën, në Rusi ka vetëm frikë
7 dekada nga përfundimi i Luftës së II-të Botërore dhe 31 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1991, historia duket se po përsëritet. Më 24 shkurt Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën duke ringjallur pretendimet e vjetra territoriale. Irina Romanova dhe Elisaveta Biba, njëra ukrainase dhe tjetra ruse jetojnë prej vitesh në Shqipëri, por ajo që i bashkon është një dëshirë e vetme, që dy kombet e tyre të jetojnë në paqe.
12 Mars 2022, 21:12 -
Gazetarja ukrainase për Report Tv: Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë! Lufta të zgjidhet me diplomaci! Nuk largohem nga Ukraina derisa të fitojmë
Gazetarja ukrainase, Olesya Bida ka rrëfyer për Report Tv situatën në Ukrainë, e cila është në ditën e 17 të pushtimin rus. Gazetarja Bida jeton në qytetin Pervomaiks, i cili ende nuk është prekur nga bombardimet ruse, por është në gjendje gatishmërie dhe qytetarëve u këshillohet që të rrinë në vendstrehime të sigurta.
12 Mars 2022, 20:52 -
Amanda, gruaja nga Pogradeci që shpëtoi nga lufta: Ika me fëmijën 2 vjeç, bashkëshorti po lufton në Ukrainë! Del në protestë: Ndaloni Putin, stop luftës
Amanda Tanellari, një grua nga Pogradeci, ka lënë pas bashkëshortin e saj ukrainas, për të luftuar në mbrojtje të atdheut. Ajo arriti të kalojë kufirin me vajzën e saj vetëm 2 vjeç, dhe aktualisht po jeton me prindërit në vendlindje. Report Tv mori një rrëfim të sajin teksa këtë të shtunë protestonte në Pogradec për luftën që sipas saj po shkakton dhe rritjen e çmimeve
12 Mars 2022, 17:54 -
Rusia-SHBA-së: Autokolonat që transportojnë armë në Ukrainë, shënjestra sulmi! Kievi: Ushtria ruse ka vrarë 7 civilë, mes tyre një fëmijë! Macron: Putin s'do të ndalet
Për 17 ditë me rradhë ende vijojnë luftimet në Ukrainë. Rusia nuk jep asnjë sinjal për armëpushim, e ndërsa Zelensky informon presidentin Biden për situatën e aktuale duke kërkuar mbështetje nga SHBA. Kievi thotë se janë 1582 civilë të vrarë në 12 ditë
12 Mars 2022, 01:59 -
Ambasadori shqiptar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Rusia të ndalojë agresionin, të krijohet Komisioni Ndërkombëtar Hetimor për krimet e luftës
Përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, mbajti një fjalim në mbledhjen të Këshillit të Sigurimit për situatën e luftës në Ukrainë.
12 Mars 2022, 01:37 -
Përpjekjet e Izraelit për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës
Izraeli është shfaqur si ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës. Kryeministri izraelit Naftali Bennett është i vetmi udhëheqës botëror që ka shkuar në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin që kur filloi sulmi ndaj Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e falenderoi zotin Bennett për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar.
11 Mars 2022, 22:34 -
Kurti e Osmani në “The Guardian”, alarmojnë se Rusia mund ta përdor Serbinë për destabilizimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kanë folur për të përditshmen britanike “The Guardian”, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
11 Mars 2022, 22:08