Bota
-
Agjencia e lajmeve Reuters e shtrin analizën e saj në perspektivë duke rikujtuar se u desh rreth një vit për të regjistruar 50 milionë rastet e para me COVID-19. Niveli i lartë i tanishëm është për shkak të variantit delta që ka transmetueshmëri të lartë.
8 Nëntor 2021, 16:52 -
Italia nën ‘ethet’ e një tjetër ‘maxi proceso’ kundër mafias, 70 të dënuar, disa nga kryesorët e 'Ndraghetas' u dënuan me 20 vite
8 Nëntor 2021, 15:40Hera e fundit që Italia gjykoi qindra mafiozë njëkohësisht ishte në vitin 1986 në Palermo, një rast që përfaqësoi një pikë kthese në luftën kundër Cosa Nostra-s, duke shënuar fillimin e rënies së grupit të famshëm.
-
OKB: Rritje e mprehtë e numrit të njerëzve që përballen me urinë
8 Nëntor 2021, 12:14Familjet që përballen me pasiguri ushqimore po “detyrohen të bëjnë zgjedhje shkatërruese”, duke i martuar herët fëmijët, duke i hequr nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe ose kaktus.
-
Shtetet e Bashkuara heqin ndalimin e udhëtimeve për shkak të pandemisë
8 Nëntor 2021, 10:58Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara do të pranojnë udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht me ndonjë nga vaksinat e miratuara për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, jo vetëm ato që janë në përdorim në SHBA.
-
Afganët të kërcënuar nga uria, kreu i Organizatës Botërore të Ushqimit: Do të përballen me ferrin në tokë
8 Nëntor 2021, 09:19Nëse moti do të jetë aq i keq sa ekspertët parashikojnë këtë dimër, pritshmëria është që një numër i madh do të kërcënohet nga uria akute dhe uria e përhapur. Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror i Ushqimit, David Beasley, tha se situata në Kabul është alarmante.
-
Merkel: Edhe me mungesën time do mësoheni! Politika ndaj refugjatëve dhe pandemia ishin për mua sfida të mëdha
8 Nëntor 2021, 08:58Në një intervistë për DW kancelarja në largim Angela Merkel bën një bilanc të mandatit të saj dhe pranon se ende nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen.
-
SHBA/ Një gjykatë apeli bllokon përkohësisht rregullin e administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm
8 Nëntor 2021, 07:42Një gjykatë federale e apelit në SHBA bllokoi përkohësisht të shtunën rregullin e administratës së presidentit Biden, sipas së cilit punonjësit në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme "të mëdha statutore dhe kushtetuese" me këtë rregull.
-
Ende asnjë emërim për vendin bosh në Seul, Yuri Kim kandidate për ambasadore e SHBA-ve në Korenë e Jugut
7 Nëntor 2021, 22:45Rreth nëntë muaj President i SHBA-ve, Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm i amerikanëve në gjeopolitikën e Azisë Lindore.
-
Macron kryeson në sondazhet për zgjedhjet presidenciale
7 Nëntor 2021, 22:25Emmanuel Macron sipas një sondazhi, del sërish fitues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas sondazhit ai do të marrë rreth 25% më shumë të votave në raundin e parë nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
-
U zhduk rreth 1 muaj më parë, gjendet i vdekur boksieri italian
7 Nëntor 2021, 21:32Mësohet se ai është gjetur nga kalimtarët e rastit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka kryer vetëvrasje, apo e kanë vrarë.
-
FOTO/ Ia dorëzuan ushtarit amerikan në aeroportin e Kabulit, çifti afgan në kërkim të djalit
7 Nëntor 2021, 20:21Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya e gjetën veten dhe pesë fëmijët e tyre më 19 gusht në një turmë kaotike jashtë portave të aeroportit të Kabulit në Afganistan, kur një ushtar amerikan, nga mbi gardhin e lartë, pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë. Nga frika se foshnja e tyre dy muajshe Sohail do të shtypej në përleshje, ata ia dorëzuan atë ushtarit, duke menduar se së shpejti do të arrinin në hyrje, e cila ishte vetëm rreth 5 metra larg.
-
Mbi 250 milionë të infektuar dhe mbi 5 milionë viktima nga koronavirusi në gjithë botën
7 Nëntor 2021, 19:24Më te prekurit nga pandemia janë SHBA-të, me 47 milionë e 314 mijë e 139 të infektuar. E dyta renditet India me mbi 34 milionë dhe Brazili me mbi 21 milionë të prekur.
-
Aksident tragjik në Meksikë, 19 viktima dhe 3 të plagosur
7 Nëntor 2021, 15:33Makinat që u përfshinë në aksident shpërthyen në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. 19 persona humbën jetën dhe 3 u plagosën.
-
Biden urdhëron që punonjësit e kompanive private të vaksinohen deri më 4 janar! Gjykata e SHBA e pezullon: Ka probleme kushtetuese
7 Nëntor 2021, 08:32Një gjykatë apeli në SHBA ka bllokuar përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden që punëtorët e kompanive private që kanë mbi 100 punonjës të vaksinohen ose të testohen çdo javë.
-
Pamje sa 1000 fjalë, njerëzit 'bashkojnë' fuqitë dhe 'pushtojnë' rrugët Glasgou në Skoci, protestojnë për ndryshimet klimatike
7 Nëntor 2021, 08:10Me pankarta dhe të veshur me ngjyrat e mjedisit më shumë se 100 mijë njerëz i janë bahskuar protestës më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në në Glasgoë, të Skocisë.
-
Supremacia e Kinës në ekonomi, shifrat e importit dhe eksportit ‘mposhtin’ krizën e energjisë dhe atë pandemike
7 Nëntor 2021, 06:31Ekonomia në rritje e Kinës është në vëmendjen e politikës së jashtme. E teksa duket se ekonomia e Kinës është duke u moderuar pavarësisht krizës globale falë pandemisë, superfuqia komuniste ka arritur të menaxhojë situatën ekonomike duke patur një rritje të import- eksporteve në krahasim më vitin e kaluar.
-
Vijojnë sulmet dhe kërcënimet e deputetëve në Britaninë e Madhe, në pranga një i dyshuar
7 Nëntor 2021, 06:02Një ‘revoltë’ me piketim deputetësh duket se ka nisur së fundmi në Britaninë e Madhe.
-
‘Trupi’ i pamposhtur i Koresë së Veriut, forcat ushtarake nisin konkursin me armë zjarri për mbrojtjen e brendshme
7 Nëntor 2021, 05:11Trupat ushtarak të Koresë së Veriut mbajtën një garë zjarri artilerie gjatë fundjavës, si pjesë e përpjekjeve për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit duke i vënë theksin fuqisë së saj dominante. Stërvitjet jo të zakonshme nisën ditën e shtunë dhe vijnë pasi Koreja e Veriut e sheh si avantazh kundrejtë SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
-
Atentat në banesën e kryeministrit të Irakut, një dron i ngarkuar me eksplozivë plagos 6 persona
7 Nëntor 2021, 03:47Një sulm në rezidencën e udhëheqësit të Irakut Mustafa al-Kadhimi ka lënë 6 persona të plagosur. Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mnirë llogaritur. Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën ndërkohë që pati vetëm dëme materiale.
-
Terrori në Afganistan/ Talebanët dhunë barbare ndaj ‘të pabindurve’, qëllojnë për vdekje aktivisten 29- vjeçare e të drejtave të grave
7 Nëntor 2021, 03:12Vëmëndja kthehet sërish te terrori i udhëheqjes nga talebanët në Afganistan ku është qëlluar pë vdekje një pedagoge ekonomie, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të grave. Frozan Safi, 29 vjeç është qëlluar dhe vrarë në veri të Afganistanit , në atë që duket të jetë vdekja e parë e njohur e një mbrojtësjeje të të drejtave të grave që kur talebanët erdhën në pushtet pothuajse tre muaj më parë.
