Bota
-
Një helikopter ushtarak raportohet se është rrëzuar në Turqi, në provincën e Bingιόl, në Anadoll. Sipas mediave turke, 9 ushtarë që ishin në bord të helikopterit humbën jetën, ndërkohë që katër të tjerë mbetën të plagosur.
4 Mars 2021, 18:14 -
Italia bllokon dërgimin e 250 000 dozave të vaksinës së AstraZeneca të destinuara për Australinë
4 Mars 2021, 18:07Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese të vaksinës së Oxford-AstraZeneca për në Australi, raportojnë të mediat italiane.
-
OBSH: Rritet me 9% numri i infektimeve me COVID-19 në Evropë pas 6 javësh rënie
4 Mars 2021, 15:41OBSH deklaroi se numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur në Evropë pas 6 javësh rënie.
-
Lamtumira e fundit për të renë që frymëzoi dhe përloti Mianmar, vdiq e veshur me bluzën 'Çdo gjë do të jetë në rregull'
4 Mars 2021, 14:48Mijëra persona u mblodhën Enjten për varrimin e 19 –vjeçares nga Mianmari e cila u qëllua për vdekje gjatë protestave të Mianmarit kundër grushtit të shtetit një ditë më parë.
-
Shtohen masat e sigurisë në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve anulon sesionet e sotme
4 Mars 2021, 14:20Shqetësimi dhe frika për një sulm të dytë nga një grup paraushtarak ka bërë që Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan të anuloi seancën e parashikuar të mbahet ditën e sotme.
-
Komandanti i Gardës në Uashington: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol (VIDEO)
4 Mars 2021, 14:09U deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin që të vendosej Garda kombëtare amerikan në Kongresin amerikan me 6 janar, për t’u përballur me protestuesit të cilët po sulmonin ndërtesën në përpjekje për të bllokuar certifikimin e demokratit Joe Biden si president i ri i vendit ,ka deklaruar Komandanti i Gardës Kombëtare.
-
Biden: Heqja e maskave një 'mendim Neandertal' nuk ndihmon në luftën kundër COVID-19
4 Mars 2021, 11:07Presidenti Joe Biden ka kritikuar anulimin e vendimit për të mosmbajtur maska në shtetet e Teksasit dhe Misisipi, duke e quajtur atë "mendim Neandertal".
-
EMA fillon rishikimin e vaksinës ruse Sputnik V
4 Mars 2021, 10:45Agjencia Evropiane e Barnave , EMA me anë të një deklarate u shpreh se ka filluar shqyrtimin për lejuar përdorimin e vaksinës Ruse Sputnik V pas rezultateve në studimet laboratorike dhe klinike tek të rriturit.
-
Pasaporta e vaksinës antiCOVID së BE-së mund të mos jenë gati deri në verë (VIDEO)
4 Mars 2021, 10:34Pasaporta për vaksinën , e propozuare nga BE, e quajtur zyrtarisht si ‘Digital Green Pass’ mund të mos jetë gati që të realizohet për sezonin e verës. Shqetësimet në lidhje me diskriminimin, privatësinë e të dhënave, aksesin teknologjik dhe falsifikimin janë gati të bëhen pengesa për instrumentin inovativ ndërkufitar.
-
‘I ngjason Hitlerit’, pas akuzave Amazon ndryshon logon e aplikacionit
4 Mars 2021, 09:58“Amazon” ka ndryshuar logon e aplikacionit për blerje, pas komenteve të ashpra se ngjason me Adolf Hitler.
-
“Më vjen keq!”, Guvernatori i New Jork-ut i mohon akuzat për ngacmim seksual, refuzon të dorëhiqet
4 Mars 2021, 09:56Guvernatori i New Jorkut, Andrew Cuomo, tha se “i vjen keq” që i ka bërë gratë të mos ndjehen rehat, por mohoi se ka prekur dikë në mënyrë të papërshtatshme.
-
Shkatërrohet rrjeti i vaksinave false kundër COVID, sekuestrohen mijëra doza në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar
4 Mars 2021, 07:40Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false kundër COVID! Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka sekuestruar mijëra doza të vaksinave fakse kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, raporton Interpol.
-
Në prill pritet lehtësimi i kufizimit të masave ndaj COVID në Francë
3 Mars 2021, 23:03Franca po përgatitet për heqjen e kufizimeve kundër koronavirusit nga mesi i prillit.
-
Dy persona humbin jetën pasi morën vaksinën ‘AstraZeneca’, nisin hetimet në Korenë e Jugut
3 Mars 2021, 20:24AstraZeneca tha se ishte në dijeni të hetimit nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), por siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike dhe me të dhëna që konfirmohen rezultatet kanë qenë të mira
-
Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda 1 nate, SHBA mund të na sulmojë ushtarakisht
3 Mars 2021, 19:54Media greke Protothema shkruan se numri i "ekspertëve" dhe "analistëve" ushtarakë turq që shfaqen në televizionin turk është në një rritje të qëndrueshme, shpesh duke paraqitur teori që rrisin më tej tensionet me Greqinë.
-
Sllovakia, krizë në sistemin shëndetësor, tejmbushen spitalet
3 Mars 2021, 16:01Situata në Sllovaki orë pas ore po bëhet edhe më dramatike, ku mjekët dhe infermierët janë të mbingarkuar në një përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve të infektuar me koronavirus. Në spitalin Covid të Galanta-s, një qytet në pjesën perëndimore të vendit, pranohen pacientë nga një rreze prej 100 km. Këto ditë, përveç repartit pediatrik, i gjithë spitali është i përkushtuar në mënyrë unike për të përballuar situatën e pandemisë.
-
Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit anti-COVID
3 Mars 2021, 15:55Me miliona doza të vaksinave AstraZeneca janë grumbulluar në frigoriferët e Gjermanisë dhe nuk përdoren. Shkaku është një përzierje mes mosbesimit ndaj vaksinës britaniko suedeze dhe politikës së ngurtë të vaksinimit.
-
Itali, 64 vite më parë premtuan dashuri të përjetshme, çifti 86 vjeçar mposhtin COVID-19
3 Mars 2021, 15:1364 vite më parë Lea dhe Angelo , 86 vjeçarët italian i premtuan njëri-tjetri dashuri dhe besnikëri të përjetshme, deri sa vdekja t’i ndante. Edhe sot njëjtë si në ditën kur premtuan dashuri të përjetshme, ata luftuan së bashku me COVID-19, aq sa u krijua edhe një “dhomë çifti” në spital.
-
Vaksina antiCOVID, Austria e Danimarka bashkëpunim me Izraelin, Serbia i dërgon 10 mijë doza Bosnjës
3 Mars 2021, 14:30Vonesat në sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinës antiCOVID në BE ka bërë që shumë vende të drejtojnë sytë jashtë unionit. Austria dhe Danimarka kanë deklaruar se duan të bashkëpunojnë me Izraelin për të prodhuar vaksina të gjeneratës së dytë.
-
Presidenti Biden: Në fund të majit SHBA do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit
3 Mars 2021, 13:31Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA do të kenë mjaft vaksina kundër koronavirusit për çdo të rritur deri në fund të majit. Kjo do të jetë dy muaj më herët sesa pritej më parë, por Biden tha se vaksinimi mund të zgjasë më shumë dhe njerëzit të binden ta marrin atë.
