Bota
-
Në përpjekje për të bindur qytetarët britanikë të vaksinohen, mbretëresha Elisabeth u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për të luftuar atë që sipas saj është një murtajë që ka goditur njerëzimin. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve të mendojnë edhe për të tjerët kur të vaksinohen.
26 Shkurt 2021, 10:32 -
Lufta ndaj COVID-19 , BE diskuton miratimin e pasaportës për vaksinat
26 Shkurt 2021, 09:26Në përpjekje për të shpëtuar industrinë e turizmit Greqia dhe Austria u kërkojnë shteteve të tjera anëtare të BE të miratojnë "pasaporta" të vaksinimit të koronavirusit.
-
'100 ditë në detyrë, 100 milionë të vaksinuar', Biden po mban premtimin! Në ditën e 37-të si president i SHBA-së, në gjysmë të rrugës
26 Shkurt 2021, 08:54Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ditën e djeshme foli në lidhje me rimtin e fushatës së vaksinimit në vend, duke shtuar se që prej momentin që ai ka marrë detyrën janë vaksinuar 50 milionë qytetarë.
-
Samiti i BE-së: Vaksinimi anti-COVID merr prioritet të lartë
26 Shkurt 2021, 08:14Në samitin e posaçëm të BE-së përmes videokonferencës u konsultua sërish gjendja me koronavirusin. Shtetet parimisht duan më shumë vaksina dhe një certifikatë vaksinimi.
-
SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri, cilat janë shënjestrat
26 Shkurt 2021, 07:59Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.
-
Gjermani/ Testet e shpejta COVID do shiten në dyqane, qytetarët do i realizojnë vetë
25 Shkurt 2021, 22:56Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit.
-
Merkel: Para verës qytetarët evropianë do pajisen me certifikata vaksinimi për të udhëtuar lirshëm
25 Shkurt 2021, 22:47Qytetarët evropianë do të pajisen me certifikata vaksinimi në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm. Gjatë video-konferencës me liderët e vendeve anëtare të BE, Merkel tha se këto certifikata do të vihen në dispozicion para verës.
-
Shpresa dhe pikëpyetje për pasaportat e vaksinimit
25 Shkurt 2021, 22:23Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit.
-
6 orë not, i riu koreano verior arratiset nga vendi njëjtë si shqiptarët në diktaturë
25 Shkurt 2021, 16:00Një histori që të sjell ndërmend skenarët e arratisjes së shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste, ka ndodhur në Korenë e Veriut, ku një 20 vjeçar ka notuar disa kilometra para se të dilte në breg në Jug. I riu arriti të shmangte rojet e kufirit për më shumë se gjashtë orë.
-
Të jesh ndryshe është fuqi! Vajza e vogël lind me mutacionin e rrallë
25 Shkurt 2021, 15:44Vajza e vogël, me origjinë braziliane është një provë që të jesh “ndryshe” është fuqi! Mayah, ka lindur me një mutacion të rrallë gjenetik ku një pjesë e flokëve të saja mbijnë ngjyrë gri, për shkak të mungesës së melanaciteve në lëkurë të cilat prodhojnë melaninë.
-
Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit – drejton gishtin nga princi saudit i kurorës
25 Shkurt 2021, 15:27Një version i deklasifikuar i një raporti të zbulimit amerikan, pritet të publikohet sot dhe vë në pah se Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman, ishte dakord me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, thanë katër zyrtarë amerikanë .
-
Itali, lamtumira për ambasadorin Attanasio dhe oficierin Iacovacci, të vrarë në Kongo
25 Shkurt 2021, 14:56U është dhënë sot lamtumira e fundit ish ambasadorit Luca Attanasio dhe oficerit Vittorio Iacovacci, të dy të vrarë në një sulm në Kongo.
-
Turqi, e ëma shpëton fëmijët nga flakët duke i hedhur nga dritarja
25 Shkurt 2021, 14:02Një ngjarje e jashtëzakonshme shprese dhe lumturie është regjistruar zonën e quajtur ndryshe si Bayrampaşa, në Stamboll të Turqisë
-
OKB dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëjnë thirrje që Evropa të rifillojë operacionet e kërkim dhe shpëtimit në Mesdhe
25 Shkurt 2021, 13:53Organizata e Kombeve të Bashkuar dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëjnë thirrje që Evropa të rifillojë misionet e kërkim dhe shpëtim pas shtimit të vdekjeve të fundit në Mesdhe
-
Australi, pas disa vitesh në pyll, shpëtohen delet
25 Shkurt 2021, 13:40Baarack, delet e egra të gjetura në një pyll Australian në veri të Melburnit dhe të shpëtuara nga ekipet e shpëtimit janë bërë një trend i vërtetë në mediat sociale që kur shoqata për të drejtat e kafshëve postoi videon në rrjetet e tyre.
-
Singapor, gruaja pranon krimin, torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau
25 Shkurt 2021, 12:59Një ngjarje e e tmerrshme dhune ka tronditur Singaporin, ku gruaja e një oficeri policie ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau shërbëtoren nga Mianmari.
-
I nominuari për CIA-n: Kina "kundërshtare autoritare', sulmet kibernetike ruse thirrje për zgjim
25 Shkurt 2021, 11:16Testi më i madh për gjeopolitikën amerikane vjen nga Kina është shprehur kështu William Burns, i nominuari i presidentit amerikan Joe Biden për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Burns, i cili ka shërbyer më parë si ambasador në Rusi dhe Jordani, i bëri këto deklarata gjatë seancës së konfirmimit të tij në këtë pozitë, para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.
-
Brez i humbur? COVID-19 godet shanset e punësimit të të rinjve në Gjermani
25 Shkurt 2021, 10:49Megjithëse në plan të parë shifrat e papunësisë nuk janë të larta në Gjermani, tregu i punës po tregon efektet e pandemisë. Më së shumti pasojat i vuajnë të rinjtë. Ekspertët paralajmërojnë nga një brez i humbur.
-
Biden ‘përmbys’ politikat e Trump, shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për ‘kartë të gjelbër’
25 Shkurt 2021, 08:26Presidenti i SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme anuloi një urdhër që paraardhësi i tij, Donald Trump kishte vënë në fuqi, duke bllokuar aplikantët e “kartës jeshile” për shkak të pandemisë me argumentin se po cënoheshin interesat e amerikanëve dhe po dëmtohej ekonomia vendase.
-
Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë
25 Shkurt 2021, 07:49Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme ndërsa gjigandi i mediave sociale mbrojti qëndrimin ndaj një mosmarrëveshjeje me Australinë lidhur me pagesat për organizatat e mediave.
