Bota
-
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një paketë masive stimuluese kundër COVID-19 që do t’i japë mbështetje ekonomisë së vendit dhe do të injektojë miliarda dollarë në sistemet shëndetësore globale.
10 Mars 2021, 20:58 -
Edhe Beppe Grillo: Përse Perëndimi duhet të mbështetet edhe në vaksinat kineze
10 Mars 2021, 19:08BE dhe një pjesë e e madhe e vendeve perëndimore po përballen me një krizë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Në një analizë të Fabio Massimo Parenti, renditen të gjitha arsyet se përse vaksina kineze do të ishte vendimi i duhur për vendet perëndimore në këtë moment. Përdorimin e vaksinave kineze edhe në vendet e BE e ka mbështetur edhe Beppe Grillo kryetari i partisë lëvizja 5 yje në Itali.
-
'Jetë në mars?!' NASA sjell pamje të jashtëzakonshme nga planeti i kuq
10 Mars 2021, 18:28Nasa publikon pamje të jashtëzakonshme nga planeti Mars, në misionin e tyre për të gjetur shenja jete dhe ujë në planetin e kuq
-
Qeveria gjermane: Më shumë pjesëmarrje të të ardhurve në Gjermani
10 Mars 2021, 15:43Në samitin e integrimit, Merkel tha, se vetëm me më shumë pjesëmarrje është i mundur kohezioni i shoqërisë. Një plan kombëtar aksioni do të duhet të çojë përpara integrimin në të gjitha fushat.
-
Dhjetëra arrestime në Belgjikë dhe Holandë, sekuestrohen 1.2 milionë euro dhe 15 armë zjarri, në dy vite hetime kapen 17 tonë kokainë
10 Mars 2021, 14:59Policia në Belgjikë dhe Holandë ka bërë dhjetëra arrestime në atë që mund të konsiderohet si një nga operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar. Policia belge arrestoi 48 persona ndërsa njësitë speciale që përfshinin 1,500 oficerë në të gjitha kryen rreth 200 bastisje, rreth portit të Antëerpen.
-
Në kërkim të ‘gjysmës tjetër’ ndërkohë që bën pazar, ‘supermarketi i dashurisë’ ofron shërbim për beqarët në Gjermani
10 Mars 2021, 14:30Pandemia e COVID-19 mund të ketë kufizuar shumë gjera në jetën tonë por ka gjithmonë një mënyrë për të gjetur dashurinë. Prej 1 viti tashmë për shkak të kufizimeve anti-COVID daljet tona të vetme janë ato nëpër dyqane për të blerë produktet e domosdoshme për shtëpinë.
-
Akuzat për racizëm, mbretëresha Elizabet: Kjo çështje do të trajtohet seriozisht e privatisht (VIDEO)
10 Mars 2021, 13:23Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka shkaktuar një sensacion të madh dhe reagime të shumta në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas akuzave të ngritura nga Meghan Markle për racizëm, pas bisedave të bëra në pallatin mbretëror në lidhjen me ngjyrën e Archie, para se ai të kishte lindur.
-
Rusia i ul shpejtësinë Twitter-it, kërkohet fshirja e 3000 postimeve të konsideruara si të paligjshme
10 Mars 2021, 12:58Rregullatori i mediave në Rusi, ka bërë të ditur se do të ngadalësojë shpejtësinë e Twitter, duke akuzuar kompaninë e mediave sociale amerikane për dështimin për të hequr 3,000 postime "të ndaluara".
-
Afera me maskat iu kushton shtrenjtë dy deputetëve gjermanë, largohen nga politika
10 Mars 2021, 12:37Reagime të ashpra në Gjermani pas zbulimit të aferës me maska nga dy deputetë konservatorë të Bundestagut. Dy deputetët e CDU e CSU janë larguar ndërkohë nga partia, Nikolaus Löbel ka lënë mandatin si deputet.
-
Zvicër, shfaqje e jashtëzakonshme muzike dhe patinazhi në liqenin e ngrirë
10 Mars 2021, 12:09Një shfaqje e jashtëzakonshme patinazhi dhe muzikë ka marrë jetë në alpet zvicerian
-
VIDEO/ Spërkat me dezinfektant gazetarët për të shmangur pyetjen, habit kryeministri tajlandez
10 Mars 2021, 10:54Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha ka habitur gazetarët gjatë një konference shtypi, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.
-
OBSH: 1 në 3 gra në botë janë dhunuar të paktën 1 herë fizikisht ose seksualisht nga partneri
10 Mars 2021, 10:09Dhuna ndaj grave mbetet ende një fenomen i përhapur edhe në vendet më të zhvilluara.
Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-së, 1 në 3 gra janë dhunuar të paktën 1 herë seksualisht ose fizikisht, rreth 736 milionë, numër që nuk ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit.
-
Nacionalizmi i vaksinave/ Presidenti i KiE akuzon Londrën për ndalimin e eksportit, hedh poshtë akuzat për BE-në
10 Mars 2021, 09:50Tensione të reja kanë nisur me Mbretërisë së Bashkuar dhe BE mbi nacionalizmin e vaksinave pasi Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel akuzoi Londrën për "ndalime eksporti" dhe deklaroi se ishte i tronditur për akuzat e ngritura ndaj bllokut evropian.
-
Gjermania në shënjestër të sulmeve dezinformuese të Rusisë
10 Mars 2021, 08:25Një studim i BE-së konstaton se asnjë vend tjetër në Evropë nuk është kaq i prekur nga fushatat dezinformuese të Rusisë sa Gjermania. Maas: Do të përgjigjemi me agjendë pozitive
-
Italia, lufta një kombi për të mposhtur COVID-19, mbi 100 000 viktima (VIDEO)
9 Mars 2021, 15:24Puna dhe sakrifica e mijëra mjekëve dhe infermierëve është penguar shpesh nga pamjaftueshmëria. Sot që numri i viktimave ka kaluar 100 000 duhet të përkujtojmë viktimat, të njohur apo të thjeshtë, pse jo të krijojmë një vend përkujtimor për ta.
-
Francë, rritet zemërimi për gënjeshtrat e nxënëses që çuan në vrasjen e Samuel Paty
9 Mars 2021, 14:20Gënjeshtra e nxënëses së mësuesit francez Samuel Paty, të cilit iu pre koka ka shkaktuar valë të shumta zemërimi në Francë.
-
Azilantët në BE, pandemia nuk ndalon shqiptarët të largohen nga vendi
9 Mars 2021, 13:51Jo vetëm turizmi por edhe emigrimi është ulur ndjeshëm për shkak të pandemisë. Në një raport të publikuar nga Zyra Evropiane për Azilin (EASO), bëjnë të ditur se në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 6600 aplikime dhe ri aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga shtetet anëtare të BE, një rënie prej pothuajse 66 % në raport me vitet e mëparshme.
-
Çfarë është COVID-19? Përgjigjet e vogëlushëve pas një viti pandemi shkaktojnë të qeshura
9 Mars 2021, 12:28Më 9 Mars 2020, Italia u mbyll, duke u bërë kështu i pari vend në Evropë që futej në shtetrrethim të plotë për të përballuar emergjencën Covid. Por çfarë kuptojnë vogëlushët pas një viti nga pandemia?
-
SHBA, pas imunizimit të plotë njerëzimit mund të takohen pa maska (VIDEO)
9 Mars 2021, 10:58Amerikanët e vaksinuar kundër koronavirusit, mund t’i kthehen deri në një masë të caktuar normalitetit para COVID-19, pasi në bazë të rekomandimeve të reja ata mund të takohen pa maska.
-
Parlamenti Evropian voton pro heqjes së imunitetit të Carles Puigdemont e dy separatistëve të tjerë
9 Mars 2021, 10:52Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e imunitetit parlamentar të ish-liderit katalanas Carles Puigdemont dhe dy separatistëve të tjerë.
