Bota
-
Emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe do t’u jepet një “amnisti” për të marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Ky vendim vjen si pasojë i arritjes së “imunizimit të tufës” dhe përshpejtimit të lehtësimit të masave anti-COVID.
8 Shkurt 2021, 14:45 -
Të martën nis gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump
8 Shkurt 2021, 13:42Të martën nis gjykimi i dytë për ish-presidentin republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i akuzuar për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar.
-
Borrell: Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën
8 Shkurt 2021, 12:06Pas vizitës së tij disa ditore në Moskë dhe vendimit të ministrisë së jashtme ruse për dëbimin e disa diplomatëve evropiane, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i bindur se Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Evropën.
-
Udhëtimi rreth botës/ Familja hungareze kalon pandeminë e COVID-19 duke lundruar
8 Shkurt 2021, 11:55Ndërsa bota po lufton me pandeminë, një familje me origjinë nga Hungaria vendosi në mes të vitit 2020 të përmbushte një ëndërr, lundrimin rreth globit me një varkë. Për familjen me 4 anëtarë Bosze, gjithçka nisi në verë të vitit 2020, pasi ata u larguan nga një port kroat dhe vazhduan lundrimin e tyre rreth Italisë dhe Spanjës, e më pas u ndalën edhe në Kepin e Verde përpara se të kalonin në Atlantik.
-
Efektiviteti i vaksinës së AstraZeneca kundër varianteve të reja, diskuton sot paneli i OBSH-së (VIDEO)
8 Shkurt 2021, 11:02Vendimi i shumë shteteve për të mos lejuar përdorimin e vaksinës së AstraZenneca, në personat mbi 65 vjeç dhe rezultatet në lidhje me efektshmërinë e vaksinës në lidhje me variantin e shfaqur në Afrikën e Jugut, ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e ekspertëve.
-
Shembja e akullnajës në Himalaje, shkon në 18 numri i të vdekurve
8 Shkurt 2021, 10:33Shkon në 18, numri i të vdekurve nga rrëshqitja e akullit në Himalaje, shkaqet e sakta të katastrofës mbeten ende të paqarta
-
Stuhitë e dëborës dhe reshjet e dendura të shiut përfshijnë Evropën (VIDEO)
8 Shkurt 2021, 10:13Stuhi dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit evropian. Stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore. Për shkak të kushteve të këqija të motit u detyruan që të anulohen shumë fluturime ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.
-
Ndahet nga jeta ish-Sekretari i SHBA-së, zyrtari që qëndroi më gjatë në këtë detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore
8 Shkurt 2021, 09:32Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan i jetës akademike, biznesit dhe diplomacisë amerikane i cili kaloi shumicën e viteve 80 duke u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik e duke krijuar një kurs paqeje për Lindjen e Mesme, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare.
-
Strategjia e vaksinimit të BE-së, propaganda dhe faktet
8 Shkurt 2021, 09:17Komisioni Europian po kritikohet ashpër për porositjen me vonesë të vaksinave dhe gabime në sigurimin e tyre. Por cila është propagandë dhe ç’thonë faktet, pyet Georg Matthes.
-
COVID-19/ Vaksina AstraZeneca më pak efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut
8 Shkurt 2021, 08:59Vaksina britanike AstraZenca ka rezultuar më pak efektive kundër variantit të ri të COVID-19 të zbuluar në Afrikën e Jugut. Studimi nga Universiteti i Afrikës së Jugut i Witwatersrand dhe Universiteti i Oksfordit tregoi se vaksina kishte ulur ndjeshëm efikasitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut, sipas një raporti të Financial Times të botuar ditën e djeshme.
-
Erdogan në kurs konfrontimi me rininë
8 Shkurt 2021, 08:16Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk i damkos protestuesit si terroristë. Pse i hyn Erdogani kursit të konfrontimit me këtë grup të rëndësishëm votuesish?
-
Gjyqi në Senat ndaj ish-presidentit Trump, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij
7 Shkurt 2021, 21:30Demokratët dhe republikanët po paraqesin strategjitë e tyre para fillimit të martën të gjykimit për herë të dytë në Senat të ish-Presidentit Donald Trump. Materiali në vazhdim shpjegon argumentet që paraqesin të dy palët e spektrit politik.
-
Ekspertët të shqetësuar: Deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar të shtruar në spital me sëmundje të rrallë post-COVID
7 Shkurt 2021, 18:20Një sëmundje e rrallë post-COVID që po shfaqet te fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur alarmin te ekspertët. Sipas The Guardian deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv
-
'Do urinoni gjak'/ U arrestuan se dolën në protestë në mbrojtje të Navalny, protestuesit japin dëshmi tronditëse: Si na keqtrajtoi policia
7 Shkurt 2021, 17:15Protestues të shumtë, të cilët u mbyllën në burgje pasi dolën të protestonin për lirimin e liderit opozitar rus, Alexey Navalny kanë sjellë dëshmi tronditëse për mënyrën se si janë trajtuar nga policia.
-
Indi/ Shkëputet akullnaja në Himalaje, mbi150 persona të zhdukur dhe 2 të vdekur
7 Shkurt 2021, 16:36Të paktën 157 persona janë raportuar të zhdukur e dy të tjerë të vdekur pas rrëshqitjes së akullnajës në Himalaja të Indisë.
-
Trump rikthehet në rrjete sociale, publikon në Gab letrën ndaj kongresit: Akuzat për nxitjen e kryengritjes s’mund të provohen
7 Shkurt 2021, 16:30Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, për të thënë edhe njëherë se akuzat kundër tij nuk mund të provohen. Trump ka përdorur, llogarinë e tij në Gab, një platformë alternative në Tëitter që përdoret shpesh nga ndjekësit e tij të krahut të djathtë, për të publikuar një letër nga avokatët e tij
-
Moska hedh poshtë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Biden për lirimin e opozitarit Navalny nga burgu
7 Shkurt 2021, 09:47Presidenti Joe Bien sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuar që ai të lirojë menjëherë dhe pa kushte udhëheqësin e opozitës Alexey Navalny. Ky qëndrim i Presidentit Biden është një ndryshim i madh krahasuar me ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë atë që e cilësoi si “ultimatum” nga Presidenti Biden.
-
Analizë/ Të vaksinuar, po tani?
7 Shkurt 2021, 09:19Pak pas fillimit të vaksinimit në BE vendet anëtare po shohin përpara dhe kanë nisur diskutimin për të drejtat eventuale për të vaksinuarit.
-
COVID-19/ Mbi 106 milionë raste infektimesh në botë dhe mbi 2.3 milionë viktima! SHBA-ja kryeson listën, më e prekura
7 Shkurt 2021, 08:50Prej më shumë se një viti, virusi më vdekjeprurës i dekadave të fundit COVID-19, ka goditur tokën dhe lufta e përbashkët kundër tij pavarësisht përpjekjeve ende nuk ka mbaruar. Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.353.381, ndërkohë që ai i viktimave është 2.320.692 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
-
Fitoi 5.5 milion paund në lotari, 49-vjeçarja masakrohet me thikë nga i shoqi
6 Shkurt 2021, 16:30Burri i fituesit të lotarisë prej 5.5 milion funtesh akuzohet për vrasjen e saj në tentativë pasi ajo ishte 'goditur me thikë në fytyrë' në shtëpinë e saj prej 700,000 £.
