Kosova & Rajoni
-
Një qytetar serb në Jarinje është shoqëruar në polici sepse ka sulmuar një efektiv në veri të vendit pasi iu kërkua dokumentacioni për të hyrë në Kosovë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30.
8 Prill 2023, 07:52 -
SHBA mirëpret vendimin e Serbisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake
7 Prill 2023, 21:26Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mirëpresin vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes. Kështu ka thënë Ambasada e SHBA-së në Serbi për Radion Evropa e Lirë (REL).
-
Vuçiç e përsërit: Lista Serbe s’do marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës! Me politikanët serbë do dalim me platformë të përbashkët
7 Prill 2023, 16:17Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.
-
Mesazhi i Abazoviç për Kurtin: Askush s'ka nevojë të brengoset për Malin e Zi, fli rehat! Jemi shtet paqësor, presidenti malazez ka profil pro-europian
7 Prill 2023, 16:10Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i thotë që të flejë rehat e të mos shqetësohet për të ardhmen e Malit të Zi. Sipas Abazoviç, edhe me fitoren e Jakov Millatoviqit si president, Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet paqësor.
-
Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT: I informova për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë
7 Prill 2023, 14:51Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte temë diskutimi në takimin e së premtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, njoftoi Qeveria.
-
Humbi zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga skena politike, Gjukanoviç: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serbomadh
7 Prill 2023, 10:12Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar ditën e sotme se shteti i vogël ballanik po nxiton drejt një nacionalizmi serbomadh.
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Që nga 24 prilli, Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut
7 Prill 2023, 07:56Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
-
Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
6 Prill 2023, 20:11Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë
-
Osmani takon ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, në fokus dialogu me Serbinë
6 Prill 2023, 19:52Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier
-
Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së
6 Prill 2023, 17:49Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.
-
Opozita në Kosovë akuza Albin Kurtit: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
6 Prill 2023, 15:10Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se qeverisja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy vjetët e fundit, është veçuar me politikë arbitrare, antikushtetuese dhe varfëruese. Ai i bëri këto komente teksa prezantoi një propozim-rezolutë për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiç brenda muajit! Në fokus ‘të pagjeturit’
6 Prill 2023, 14:30Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel është rënë dakord që në marrëveshje teksti i deklaratës thotë se personat e pagjetur do të emërtohen si “personat e zhdukur me dhunë”.
-
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë: Ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa, u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij
6 Prill 2023, 13:31Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.
-
Kurti optimist për organizimin e zgjedhjeve në veri edhe pas tërheqjes së Listës Serbe
6 Prill 2023, 13:26Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq
-
Deputetët e 'Listës Serbe' rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas 5 muajsh bojkot! Firmosin prezencën për mos të humbur mandatin dhe largohen
6 Prill 2023, 12:43Pas rreth 5 muajsh mungesë, deputetët e Partisë ‘Lista Serbe’ janë paraqitur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke shkaktuar edhe debate në sallë, me deputetë të tjerë të cilët kanë ironizuar rikthimin e tyre në Kuvend.
-
-
Kurti për personat e pagjetur: Të 'zhdukurit me dhunë' është termi i dakordësuar në marrëveshje
6 Prill 2023, 11:50Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan më 4 prill, përmendet termi "të zhdukur me dhunë"
-
Negociatat Kosovë-Serbi, zv. kryeministri Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit! Petkoviç: Gënjeshtër e pastër
6 Prill 2023, 10:36Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviç tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
-
Një dekadë në BE, Kroacia shpresë për rajonin e Ballkanit! Plenkoviç: Nuk është bërë mjaftueshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
6 Prill 2023, 07:53Kryeministri i Kroacisë premtoi të mërkurën se do të dyfishojë përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera në rajon të bashkohen me Bashkimin Evropian ndërsa përgatitet për të shënuar një dekadë të anëtarësimit në BE.
-