Kosova & Rajoni
-
Babai i një prej ushtarakëve që humbi jetën pas rrëzimit të avionit ushtarak në ujërat detare të Jonit në territorin grek, ka bërë një deklaratë të dhimbshme
1 Shkurt 2023, 09:32 -
Kosovë/ Sektori privat 'i diskriminuar' nga ndihma e shtetit
1 Shkurt 2023, 09:21Të punësuarit në sektorin privat ndihen të diskriminuar nga shteti pasi nuk u është ndarë ndihma prej 50 eurosh nga Qeveria e Kosovës për muajin janar, me qëllim të, siç është thënë, përballimit më të lehtë të inflacionit.
-
Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke
1 Shkurt 2023, 08:18A do të çojë skandali i përgjimeve në ndryshimin e qeverisë në Athinë? Opozita shpreson, por qeveria e ka mbijetuar deri tani.
-
Maqedoni e Veriut/ Aleanca për Shqiptarët në bisedime për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar
31 Janar 2023, 21:37Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate priti të martën në zyrat e tij kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, për të biseduar lidhur me përfshirjen në koalicionin qeveritar të kësaj partie opozitare.
-
Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi
31 Janar 2023, 21:29Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar.
-
Reagon Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive!
31 Janar 2023, 19:20Lista Serbe tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se i njëjti duhet të formohet, pasi është obligim që Kosova ka marrë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
-
Dorëzohet në Parlamentin Evropian draft-raporti për Kosovën: Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
31 Janar 2023, 16:11Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare. Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
-
-
Ambasadori i SHBA jep detaje për bisedimet e Asociacionit në Prishtinë
31 Janar 2023, 14:51 -
Kurti tha se nuk do ketë kushte për negociata, reagon BE: Asociacioni dhe marrëveshjet e tjera të zbatohen pa vonesa e pa kushte
31 Janar 2023, 12:56Bashkimi Evropian ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti ku thoshte se nuk toleronin kushte për negociata
-
-
Intervistë/ Historiani Paskal Milo: Takimi i Ambasadës së SHBA-së s`është kundër Kurtit, të formohet Asociacion evropian
31 Janar 2023, 11:38Ish-kryediplomati shqiptar takimin e Ambasadës së SHBA-së për Asociacionin nuk e sheh si takim kundër kryeministrit Albin Kurti. Paskal Milo ka thënë se ky takim është ndihmë për Qeverinë Kurti. Ai e ka ftuar kryeministrin Kurti të bashkëpunojë me aleatët për të formuar një Asociacion të mbështetur në përvoja evropiane
-
Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës
31 Janar 2023, 09:00Ditën e sotme, do të ketë një mbledhje në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit. Në ambasadën e SHBA në Kosovë do të mblidhen zyrtarët të Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile e të tjerë.
-
Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin
30 Janar 2023, 21:01Ambasada amerikane në Prishtinë tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar
-
-
Publikohet draft-rezoluta për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, REL: Do ketë simbolet dhe institucionet e veta
30 Janar 2023, 19:04Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës
-
-
Presidenti i Kroacisë bën deklaratën shokuese: Kosova i është rrëmbyer Serbisë! Kryeministri kroat i del kundër: Askush nuk e ka aneksuar Kosovën
30 Janar 2023, 17:03Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka bërë një deklaratë të pazakontë teksa fliste për mediat kroate ditën e sotme. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare.
-
Rrëzohet në det avioni F-4 në Greqi, gjendet i vdekur nënkomandati 29 vjeçar! Vijojnë kërkimet për kapitenin e zhdukur
30 Janar 2023, 16:43Një avion ushtarak F-4 i Greqisë është rrëzuar në det mëngjesin e ditës së sotme në jug të Andravidës. Për pasojë është gjetur i vdekur njëri prej pilotëve, 29-vjeçari Marios - Michael Turoutsikas i cili ishte njëkohësisht edhe nënkomandant.
-
Shkupi dhe Sofja mobilizohen për përvjetorin e Dellçevit
30 Janar 2023, 15:23Maqedonia e Veriut do të bëjë gjithçka që përvjetori i lindjes së Goce Dellçevit, më 4 shkurt, në Shkup të kalojë në mënyrë të dinjitoze dhe pa incidente, kështu ka deklaruar të hënën kryeministri Dimitar Kovaçevski.
