Kosova & Rajoni
-
Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 23 shtetas të saj nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Katër prej tyre kanë marrë pjesë në luftime përkrah grupit militant, Shteti Islamik (IS), ndërsa personat e tjerë janë pesë gra dhe 14 fëmijë.
18 Korrik 2021, 20:32 -
-
Reshje të dendura në Kosovë, evakuohet 1 familje nga shtëpia, dëme të mëdha materiale
18 Korrik 2021, 18:08Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.
-
-
Baltë, shi dhe kaos në Gjermani, humb jetën nga përmbytja çifti nga Kosova
18 Korrik 2021, 14:41Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
-
‘U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë’, vrau të dashurën teksa po pushonin në ishullin helen, 30-vjeçari tregon si me duart e tij kreu krimin
18 Korrik 2021, 14:12“U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë”, këto ishin fjalët e vrasësit të 26-vjeçares, vajzës së re që kishte vendosur të pushtonte disa ditë në ishullin helen, por pas një zënke të gjatë me 30-vjeçarin ajo pushoi përgjithmonë.
-
U arrestua nga policia sepse shkroi mbi makinat e zyrtarëve 'zhvatës', lirohet nga qelia burri ish-ministres Besa Shahini
18 Korrik 2021, 08:05Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni dhe Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, është liruar nga policia. Ai ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me aktivistë të tjerë para ministrisë së Drejtësisë.
-
S'ka festa të çmendura! Në kulmin e sezonit turistik Mykonos futet në karantinë për 9 ditë! Kush thyen masat deri në 200 mijë euro gjobë
17 Korrik 2021, 15:26Nga sot deri më 26 korrik, në kulmin e sezonit turistik ku të gjitha vendet vlojnë nga turistët ishulli grek Mykynos iu është nënshtruar masave të reja anti-COVID. Për 9 ditë në ishull nuk do të ketë më festa të çmendura pasi do të ndalohet muzika 24 orë për të gjitha baret dhe restorantet ndërsa qytetarët nuk mund të lëvizin nga ora 01:00 deri në 06:00.
-
Mbi 1500 veta të helmuar në Deçan, arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë dhe Inspektori i Pyjeve për shpërdorim detyre
17 Korrik 2021, 14:13Përgjegjësi i kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme pasi është vërtetuar që kamerat e sigurisë nuk funksionin që prej dy muajsh. Ndërkaq, Policia ka arrestuar edhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
-
Qëndrimet para takimit Kurti-Vuçiç më 19 korrik në Bruksel
17 Korrik 2021, 09:48Para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë palët deri tani nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre dhe nuk ka pasur asnjë përparim në drejtim të arritjes së marrëveshjes finale.
-
Vajza e Jakup Krasniqit viziton të atin në burgun e Hagës pas 8 muajsh, mesazhi emosionues: Ti nuk thyhesh bab edhe pse padrejtësia vret më shumë se plumbi
17 Korrik 2021, 09:35Pas 8 muajsh i burgosur në Hagë, më në fund Jakup Krasniqi ka realizuar takimin e shumëpritur më të bijën, Gresa Krasniqin. Përmes një postimi në 'Instagram' ka treguar sesi është ndjerë pas takimit me të atin. Me një shkrim vërtetë prekës, Gresa Krasniqi shkruan se ishte e rëndë të shihte të atin pas hekurave, por babai i saj nuk thyhet por bëhet edhe më i fortë.
-
‘Vajza kishte veshur fustan që kushtonte 490 dollarë’, zëdhënësja e Albin Kurtit reagon pas publikimit të çmimit: E ka marrë borxh
17 Korrik 2021, 08:19Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të politikanes Natyra Kuçi e cila thoshte se vajza e kryeministri Albin Kurti, në Festivalin e Kanës, ka veshur një fustan që kushton 490 dollarë
-
Albin Kurti në Festivalin e Kanës, publikon foton me vajzën dhe gruan, politikania i nxjerr çmimin e fustanit të së bijës: Ka kushtuar 490 dollarë
16 Korrik 2021, 22:56Kurti shfaqet së bashku me vajzën dhe me gruan e tij në tapetin e kuq, ndërsa shkruan për filmin “Pa vend” nga Kosova, për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes. Por zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka vënë re një detaj tek veshja vajzës së kryeministrit, ku thotë se ka veshur një fustan që kushton 490 dollarë.
-
Shkruan mbi makinat e zyrtarëve të qeverisë ‘Zhvatës’, 8 të arrestuar, mes tyre kreu i PSD Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres Besa Shahini
16 Korrik 2021, 14:17Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, dhe bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar me dhunë nga policia e Prishtinës, gjatë ditës së sotme.
-
Kosovë/ Mbi 1500 të helmuar në Deçan, autoritetet: Uji nuk është i pijshëm! Çfarë është E.coli, bakteri që u identifikua në mostrat e marra
16 Korrik 2021, 10:55Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësoijnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli.
-
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mes personave të helmuar në Deçan: Motra ime me fëmijët u prekën më rëndë
16 Korrik 2021, 09:09Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në mesin e personave të helmuar në Deçan. Kjo u bë me dije nga vetë ai, i cili u shpreh se ka shfaqur disa probleme shëndetësore, por jo të rënda.
-
I dyshuar për vrasje, serbi endet i lirë në veri të Kosovës
15 Korrik 2021, 18:30Teksa gjykimi për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, po vazhdon në Prishtinë, Millan Radoiçiç, që nga heqja e urdhërarrestit për të, në muajin mars, gjendet në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës
-
Helmimet e gati 2000 personave në Deçan, zbulohet një nga faktorët që mund të ketë ndikuar! Bakterie në ujin e pijshme
15 Korrik 2021, 16:42Në helmimin e rreth 2 mijë personave në Deçan të Kosovës mund të jetë shkaktuar prej ujit të pijshëm. Në mostrat e ujit të marra nga Instituti i Shëndetësisë në Prishtinë ka rezultuar nga analizat se janë identifikuar bakterie të cilat japin indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm.
-
Kosova taksë të re 5 euro për regjistrimin e automjeteve, Haradinaj bën thirrje për protestë
14 Korrik 2021, 21:28Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë se po përpiqet të zbrazë xhepat e qytetarëve me një taksë të re shtesë prej 5 eurosh sa herë regjistrohen automjetet
-
