Sociale
-
Blloku urban në afërsi të ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat po rehabilitohet nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugëve “Zagoria”, “Jorgo Panajoti” dhe rrugicave të cilat po asfaltohen me të gjitha elementet e infrastrukturës rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza, për përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës.
28 Gusht 2023, 13:14 -
Bashkia Tiranë vijon me ndërhyrjet kapilare, transformohet sheshi i pallateve 'Liseci'
28 Gusht 2023, 10:38Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit. Së fundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.
-
Shtohen infeksionet bakteriale tek fëmijët, shefja e infektivit: Në urgjencën e pediatrisë rreth 300 të mitur kërkojnë ndihmë
27 Gusht 2023, 18:21Temperaturat e larta kanë shtuar rastet me infeksione të aparatit tretës tek të vegjlit, për shkak të baktereve të salmonelës e shigelës. Por raste të shtuara ka pasur edhe nga infeksioni ‘duar, këmbë dhe gojë’ dhe pickimet nga insektet. Shefja e infektivit në pediatri, Gjeorgjina Kuli tregon për Report Tv se kur prindërit duhet t’i dërgojnë të vegjlit në urgjencë
-
Sport, qetësi dhe ajër i pastër! Liqeni Artificial plot në fundjavë, preferohet nga të gjitha moshat! Turistët: Është vërtet bukur të jesh këtu
27 Gusht 2023, 16:47Liqeni Artificial është kthyer në destinacionin më të preferuar nga banorët e kryeqytetit dhe turistët jo vetëm në fundjavë por edhe për disa orë pushim në natyrë, larg zhurmës urbane. “Report Tv” përcolli gjatë një ditë atmosferën atje ku nuk mungojnë fëmijët që argëtohen por turistët e huaj të surprizuar për mirë.
-
Çfarë preferojnë të rinjtë dhe si është tregu i punës? Eksperti i punësimit: Maturantët zgjedhin mundësitë e pagat, jo kushtëzimet
27 Gusht 2023, 16:30Rrjeti Akademik Shqiptar raportoi se një e treta e maturantëve kanë aplikuar për studime të larta në degët e inxhinierisë dhe teknologjisë ndërsa e treta më e preferuara është mjekësia. Eksperti i punësimit Erion Muca thotë se degët prioritare nuk pëlqehen pavarësisht nxitjes me bursa mujore, pasi maturantët detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri 3 vite pas studimeve
-
42 vite në tezgjah, njihuni me artizanen që s'i ndahet traditës! Lindita Binaj: Peng që s'e trashëgova, i shes deri në 700 euro! Do ua mësoj të rejave falas
27 Gusht 2023, 15:48Artizanët janë identiteti i një vendi teksa përcjellin tradicionalen ndër breza. Report Tv sjell rrëfimin e Lindita Binaj, që prej 42 vitesh punon qilima në tezgjah. Ajo rrëfen se punimet preferohen më së shumti nga turistët e huaj, por shitjet janë të pakta vetëm në panaire ose rrjete sociale deri në 700 euro një qilim apo sixhade.
-
Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit
27 Gusht 2023, 10:58Edhe pranë shkollës “Misto Mame” në kryeqytet përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa do të shënoj termometri
27 Gusht 2023, 08:09Moti këtë të dielë pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor
-
Sipërmarrjet turistike në Shqipëri dhe nevoja për profesionistë
26 Gusht 2023, 21:45Sipërmarrjet turistike në Shqipëri po synojnë të gjejnë profesionistë të kualifikuar për t`iu përgjigjur nivelit të shërbimeve që kërkojnë turistët.
-
Schadenfreude
26 Gusht 2023, 21:24Kënaqësia ndaj fatkeqësive të tjetrit ka një term në gjermanisht, shprehja e saj në mediat sociale dhe përhapja gati globale e ndjenjës së kësaj kënaqësie, duket se ka marrë përmasa të mëdha në kohët tona. Prestigjozja National Geographic ka komunikuar me studiues të universiteteve të rëndësishme dhe ka dhënë një shpjegim. Kushedi nëse na vlen dhe ne shqiptarëve?
-
Shpallen fituesit për degën e Mjekësisë, mesatarja e notave për fituesit 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim
26 Gusht 2023, 19:17Janë publikuar listat e maturantëve fitues të degës Mjekësi e Përgjithshme. Për here të pare risija e këtij vitit ishte hyrja në garë dhe rikthimi i konkursit përmes një testi të informatizuar
-
Lezhë/ Fshati Markatomaj mbi 10 vite pa ujë, banorët: Kjo është katastrofë, jo vështirësi! Ujësjellësi i ri është lënë përgjysmë
26 Gusht 2023, 16:02Rreth 60 familje të fshatit Markatomaj në Lezhë prej më shumë se 10 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi edhe pse janë taksapagues të rregullt, askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre pasi edhe projekti i ujësjellësit të ri është lënë në gjysmë.
-
'Tirana një qytet modern dhe plot gjallëri', agjencia e njohur Reuters shkrim per transformimin e Piramidës në qendër digjitale për të rinjtë
26 Gusht 2023, 11:51Agiencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës. Në artikull evidentohet nisma e Bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.
-
FOTOT/ Stafi i Ministrisë së Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë
26 Gusht 2023, 11:45Stafi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit iu bashkua fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.
-
Tirana vendos rregulla për përdoruesit e skuterave elektrikë, kush s'i zbaton gjobë deri në 2 mijë lekë drejtuesve
26 Gusht 2023, 10:29Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet
-
Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë, mbi 40 mijë vetëm gjatë mëngjesit
26 Gusht 2023, 09:39Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës,të Rrugës së Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra deri ne afersi te Ures se Uzines.
-
'The Sun' sugjeron Ksamilin, pushuesit britanikë: U dashuruam me atë vend
26 Gusht 2023, 08:24Një grup vajzash kanë shpërndarë eksperiencën e tyre për një vendpushim të pazakontë plazhi në Evropë, i cili ka verë të lirë dhe madje edhe shezllone falas, sipas një artikulli të Hope Brotherton të botuar në “The U.S. Sun”.
-
“Travel Daily News”: Eksploroni Shqipërinë, arsyet pse mësimi i gjuhës vendase rrit përvojën tuaj të udhëtimit
25 Gusht 2023, 20:20Shqipëria është një perlë shpesh e anashkaluar në Evropën Juglindore në Gadishullin Ballkanik, e pasur me histori, bukuri natyrore dhe kulturë të gjallë, sipas “Travel Daily News”.
-
-
Gramsh, shembet ura! Izolohen banorët e njësisë administrative Kukur! Bashkia: Po gjejmë një zgjidhje
25 Gusht 2023, 17:47Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës.
