Sociale
-
Në vetëm 6 vite, përqindja e nxënësve të dobët në matematikë u ul me 19% nga viti 2012 në vitin 2018.
18 Janar 2020, 13:13 -
Rasti tronditës i familjes Kurti në Bulqizë, biznesmeni u ndryshon përfundimisht jetën
18 Janar 2020, 12:00Pas thirrjes në nje emision televiziv në nëntorn 2019, për ti ardhur në ndihmë familjes Kurti nga fshati Gurrë e Vogël, pak kilometra nga Bulqiza, e cila jetonte në kushte të mjerueshme, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, presidenti i Grupit Balfin bëri realitet rindërtimin dhe mobilimin e plotë të shtëpisë së tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe nisjen e kurimit të vajzës së sëmurë të familjes.
-
Kinë, pavarësisht lejes për fëmijën e dytë, lindshmëria arrin në nivelin më të ulët në 60 vite
18 Janar 2020, 06:37Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, numri i të porsalindurve në vitin 2019 është zvogëluar për 580 mijë, gjerësisht në Kinë vitin e kaluar janë regjistruar 14 milionë e 650 mijë të porsalindur.
-
Renditja, cili eshtë gjimnazi më i mirë në Tiranë
17 Janar 2020, 15:57Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” është renditur në vendin e parë si shkolla më e mirë në kryeqytet, duke lënë pas kështu rivalet e saj, "Qemal Stafën", "Isamil Qemalin" dhe "Sami Frashërin".
-
Investime në poliklinikën numër 1, Manastirliu: Caktimi i koronarografisë online tek mjeku specialist (VIDEO)
17 Janar 2020, 11:58"Shërbimet online të ofruara nga 1 janari në platformën e-albania do të lehtësojnë burokracitë, duke kursyer kohë për qytetarët".
-
Shpenzime për restorante dhe hotele, si krahasohen shqiptarët me europianët
17 Janar 2020, 07:45Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shpenzimet për një familje në Europë zinin 8.6% të totalit të shpenzimeve.
-
Studim/ Si ndikojnë problemet me paratë në shëndetin mendor të njeriut?
16 Janar 2020, 23:35Problemet me paratë kanë një efekt negativ të shëndetit tuaj fizik dhe të vlerësuarit të vetvetes. Një studim i kryer nga një platformë financiare e menaxhimit të shëndetit, tregon se një kredi problematike mund të çojë në shëndet të dobët fizik dhe mendor.
-
Shahini nxjerr rezultatet e 'PISA'-s: Diferenca mes nxënësve në qytet e fshat dhe rënie në shkencë
16 Janar 2020, 20:34Pasditen e sotme u diskutuan rezultatet e testimit ‘Pisa’ 2018 që mat njohuritë e nxënësve në tre fusha kryesore, lexim, matematikë dhe shkencë. Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se nga ky testim u nxorën në pah dy shqetësime, diferenca e nxënësve në shkolla urbane dhe rurale dhe uljan e rezultateve të nxënësve në shkencat ekzakte.
-
Dimri 'i ngrohtë' ul numrin e shpendëve migrator në Lagunën e Lezhës...por nuk braktiset Laguna e Patokut
16 Janar 2020, 20:24Klima më e ngrohtë e dimrit ka sjellë që shpendët migratorë në lagunë e Patokut, Talës dhe Kune-vainit në Lezhë të mos shtegtojnë në vende të ngrohta. Konstatimi ka ardhur pas censusit të shpendëve të zhvilluar në këto rezervate natyrore.
-
Me sëmundjen e rëndë dhe rrethuar nga varfëria, nëna e 2 fëmijëve: Ju lutem më ndihmoni (VIDEO)
16 Janar 2020, 20:01Valbona Muçaj nga fshati Peshan i Madh i Fierit bën apel për ndihmë pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. 37 vjeçarja është diagnostikuar me tumor në kokë dhe ka kryer pesë ndërhyrje kirurgjikale. Ajo thotë që 10 mijë lekë që merr nga kampi nuk i dalin as për të blerë ilaçet.
-
Ka mbetur gërmadhë! Kryefamiljari në çadër: Të shembet shtëpia e dëmtuar nga tërmeti, rrezikon fëmijët (VIDEO)
16 Janar 2020, 13:30Kryefamiljari që tashmë jeton në çadër kërkon që t'i shembet banesa e kthyer në gërmadhë nga tërmeti i 26 nëntorit pasi ndihen të rrezikuar teksa kalojnë aty pranë çdo ditë si dhe ai shton që ka fëmijë që vijnë luajnë dhe rrezikohen që t'i zërë shtëpia.
-
Qytetarët të 'ndarë' për shërbimet online: 'Telefonit dimë vetëm me i ra me fol'... 'Do zhduket korrupsioni dhe radha' (VIDEO)
16 Janar 2020, 13:24Që prej datës një janar në institucionet shtetërore ofrohet shërbimi online, duke eliminuar kështu kontaktin e drejtpërdrejt me sportelistët por edhe uljen e radhës. Report Tv pyeti qytetarët e Tiranës për këtë mënyrë të re shërbimi, të cilët shprehën opinione të ndryshme.
-
6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re, e cila u rindërtua nga këngëtarja Rita Ora (VIDEO)
16 Janar 2020, 13:11Sot 6 anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku Veliaj dhe kushërira e Rita Orës, Amantia. Edlira Sala: "Nuk e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falenderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time. Unë kam mbi 20 vite martesë, nuk arrita të bëj diçka”
-
Problemet klimaterike, Britania e Madhe vendos 'ndryshimin e klimës' si lëndë mësimore
16 Janar 2020, 07:02Një rajon në veri të Anglisë do të jetë ndër të parët në botë, që do të ketë në çdo shkollë një mësues për klimën. Në njërën nga shkollat lënda e shkencës është orientuar tërësisht tek problemi i ngrohjes së Tokës.
-
Si do të duket bota në 2030-ën?
16 Janar 2020, 05:37A jeni gati për ushqime që shpërndahen përmes dronëve, fluturime drejt Sidneit që zgjasin vetëm katër orë apo parqe nëntokësore?
-
Hoxha i Mëzezit në burg për terrorizëm çoi në Siri 9 anëtarë të familjes vlonjate Korvafaj! Të afërmit: Vëllai i imamit i mori 4 apartamente (VIDEO)
15 Janar 2020, 19:26Në fshatin Kuç të Vlorës, 9 anëtarë të familjes Korvafaj, mes të cilëve edhe tre fëmijë prej 7 vitesh kanë ikur për në Siri. Hasan Korvafaj dhe djali i madh i tij Erjon Korvafaj dyshohet se kanë ndërruar jetë në Siri, ndërsa fëmijët qëndrojnë brenda kampit-ferr të Al Hawl, nga ku u shpëtua Alvin Berisha.
-
Nxënësit në Lezhë mësim në të ftohtë...Kaldajat, vetëm për 'bukuri'
15 Janar 2020, 19:09Edhe pse janë ndërtuar vitet e fundit mungon sistemi i ngrohjes në 2 shkolla në Lezhë. Në gjimnazin "Hydajet Lezha" dhe 9-vjeçaren "Nënë Tereza" sistemet e kaldajave janë jashtë funksioni, ndërsa edhe në ato shkolla ku funksionon nxënësit thonë se ndizen shumë rrallë.
-
Samiti Ndërkombëtar për Turizmin, Gërxhani: Ishte i parakohshëm, pas tërmetit duhet certifikim i godinave
15 Janar 2020, 15:10Nënkryetari i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike Kliton Gërxhani flet për prioritetet, që duhet të kenë institucionet shqiptare gjatë këtij viti për turizmin. Sipas tij, duhet urgjentisht që të certifikohen ndërkombëtarisht të gjitha godinat, që vizitohen nga turistët
-
Popullsia në rënie? INSTAT publikon shifrat: Nga 2011 numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, ja si bëhet përllogaritja
15 Janar 2020, 14:42Në sqarimin e INSTAT thuhet se duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë.
-
Manastirliu: Aplikim për ndihmën ekonomike online (VIDEO)
15 Janar 2020, 13:08Përpos aplikimit pa burokraci, çdo qytetar mund të verifikojë online statusin e tij nëse është përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Nga qershori, vërtetimi I ndihmës ekonomike do të merret online edhe me nënshkrimin elektronik
