Arkiva

  • SHKODER, 19 Prill/ATSH/-Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, At’Konstantin Pistulli, i fundmi i brezit të etërve Françeskan të Shqipërisë të cilët për 50 vite me radhë provuan mbi kurrizin e tyre persekucionin komunist dhe përkundër shtypjes dhe vuajtjeve i qëndruan besnik fesë dhe atdheut. At Aurel Gjerkaj Ministër Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë shprehet se […]
  • AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19 prill 2015

    HELSINKI – Finlandezët filluan sot zgjedhjet parlamentare dhe pritet që Partia opozitare e Qendrës të marrë pushtetin duke përfituar nga performanca e vakët e qeverisë aktuale të koalicionit e djathtë-e majtë. – Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 17:00 GMT, ku priten edhe rezultatet e para. […]

  • Tiranë – Policia Rrugore arreston në flagrancë 13 drejtues automjetesh

    TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Policia Rrugore në Tiranë arrestoi ditën e djeshme në flagrancë 13 drejtues automjetesh për shkelje të Kodit Rrugor. Sipas njoftimit për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, 11 prej të arrestuarve u ndaluan për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim automjeti pa leje drejtimi. DPSH bën të […]

  • Crown Agents aksion për mbjelljen e 700 fidanëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

    TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Crown Agents financon mbjelljen e 700 fidanëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta Crown Agents financoi sot mbjelljen e 700 fidanëve pishë e butë deti, në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Fidanët u mbollën nga rreth 50 vullnetarë të mbledhur për këtë rast, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Lushnje dhe Bashkinë e […]

  • Tiranë, ndalohen dy persona të shpallur në kërkim

    TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Policia e Tiranës njoftoi të dielën se ka ndalur shtetasin e shpallur në kërkim, Muharrem Zalla, banues në Krujë. Ky shtetas është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia njoftoi gjithashtu se në pranga është vënë edhe një tjetër person i shpallur në kërkim […]

  • Turqi,fundoset anija që transportonte
    emigrantë, shpëtohen tre persona

    Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë tre vjeç, u shpëtuan pas fundosjes së një anije që transportonte emigrantë të paligjshëm në provincën jugperëndimore të Turqisë, në Mugla, raporton Anadolu Agency (AA).

  • FINLANDË – Partia e Qendrës favoritja kryesore e zgjedhjeve parlamentare

    HELSINKI, 19 prill /ATSH-AFP/ – Finlandezët filluan sot zgjedhjet parlamentare dhe pritet që Partia opozitare e Qendrës të marrë pushtetin duke përfituar nga performanca e vakët e qeverisë aktuale të koalicionit e djathtë-e majtë. Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 17:00 GMT, ku priten edhe rezultatet […]

  • Opozita zyrtarizon kandidatët për Dibrën dhe Sarandën

    TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezanton sot në Shkodër kandidaten e PD, Voltana Ademi. Po sot, opozita zyrtarizoi kandidaturat e reja të kësaj partie për Dibrën dhe Sarandën. Rikonfirmohet Ilir Krosi në bashkinë e riformatuar të Dibrës, ndërsa ish- drejtori i Aluiznit të Tiranës Kreshnik Bozho do të përballet me surprizën […]

  • Daçiç: Thaçi nuk mund të vijë në Beograd

    PRISHTINE, 19 Prill/ATSH/- Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç, thotë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, nuk mund të vizitojë Beogradin. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Ivica Daçiç ka dhënë arsye të ndryshme pse nuk mund të realizohet një vizitë e tillë. “Ai, si Ministër i Punëve të […]

  • ITALI – Një peshkarexhë me 700 emigrantë mbytet në Kanalin e Siçilias

    ROMË, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Një peshkarexhë me 700 emigrantë në bord u mbyt përgjatë natës së kaluar në Kanalin e Siçilias, rreth 60 milje në veri të Libisë. Në ndërkohë, një anije tregtare e gjendur pranë zonës, ka arritur të shpëtojë vetëm 28 persona. Mendohet se të tjerët janë mbytur. Sipas informacioneve të para, […]

  • Vlorë- Asgjësohen 4000 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, në kërkim dy kultivuesit

    Vlorë, 19 prill/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 4000 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, ndërkohë që shpalli në kërkim dy persona të cilët dyshohen të jenë kultivuesit. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike me lartësi 50 cm, të kultivuara në kubikë, u zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar […]

  • VATIKAN – Papa Françesku kërkon reagim pas fluksit të emigrantëve

    ROME, 19 prill /ATSH-AFP/ – Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë kundër vazhdimësisë të episodeve tragjike që vijnë nga fluksi i emigrantëve, të cilët tentojnë të hyjnë në Itali nga Afrika e Veriut. “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Italisë që ka marrë përsipër të presë emigrantët e shumtë që kërkojnë […]

  • Aksioni një javor Polici-OSHEE: U ndërpritet lidhja 2.479 debitorëve, arrestohen në flagrancë 9 persona

    TIRANE, 19 Prill/ATSH/- Policia e Shtetit dhe OSHEE, vijojnë punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike . Vetëm gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.479 lidhje të abonentëve debitorë dhe 31 lidhje […]

  • Siçili, përmbyset anija, mbyten
    rreth 700 klandestinë në bord

    Një anije me 700 persona është mbytur në Siçili. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se të gjithë personat në bord janë mbytur.  FOTO VIDEO

  • Rrëfimi shokues i ish-agjentit të
    CIA-s: Unë vrava Merlin Monroe

    Një ish-oficer i CIA-s, aktualisht 78 vjeç, ka bërë deklarata shokuese që nga dita kur u pranua në një spital të Shteteve të Bashkuara. Ai pretendon se ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane mes viteve 1959-1972, përfshirë atë të aktores Marilyn Monroe.

  • Sport – Tirana kap kreun e Kategorisë Superiore në javën 31-të

    TIRANË, 18 Prill / ATSH – Në përfundimin  e 4 ndeshjeve të luajtura sot, të vlefshme për  javën e 31-të të Kategorisë Superiore të futbollit në vend, e thënë ndryshe Super Ligës Shqiptare, ekipi kryeqytetas i Tiranës, me fitoren e arritur në Elbasan (Elbasani 1 – 3 Tirana) i është bashkangjitur Skënderbeut të vendit të parë […]

  • Veliaj takim me Majkon e Hajdaragën: Për historinë dje dhe fitoren sot

    TIRANË, 18 Prill/ATSH/ – Kandidati i përbashkët i mazhorancës qeverisëse për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka nisur konsultat për organizimin e fushatës elektorale. Në rrjetin social ‘Facebook”, Veliaj bën të ditur takimin e zhvilluar sot me deputetin socialist Pandeli Majko dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. “Asgjë nuk vjen vetiu, gjithçka ka një […]

  • NIGERI – Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 17 personave

    LAGOS, 18 prill /ATSH-AFP/ – Një sëmundje misterioze ka shkaktuar vdekjen e 17 personave në jugperëndim të Nigerisë, të cilët kanë ndërruar jetë brutalisht, deklaroi sot zëdhënësi i autoriteteve lokale. “Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga sëmundja misterioze që prej shfaqjes së saj në fillim të javës në qytetin Odë-Irele, në shtetin e Ondos”, deklaroi zëdhënësi […]

  • Kukes-Prefekti mbledh shtabin për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike

    KUKES, 18 Prill/ATSH/- Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka mbledhur Shtabin e ngritur në Prefekturën e Kukësit, për masat konkrete që duhet të merren, për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në Kukës, Has dhe Tropojë. Në këtë takim, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Njësive Vendore, por edhe […]

  • Delegacioni i Kosovës, në takimet e FMN-së dhe BB-së në Uashington

    PRISHTINË, 18 Prill/ATSH/.- Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Uashington D C. Sipas KosovaPress, përveç pjesëmarrjes në sesionin […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv