Arkiva

  • ATHINË, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Qeveria greke propozoi në Bruksel një zgjatje për gjashtë muaj të marrëveshjes së kredisë evropiane që nuk përfshin zgjatjen e memorandumit të ndërmarrë , sinonim i masave shtrënguese, por angazhohet gjatë kësaj periudhe për ekulibrimin buxhetor , theksoi një burim qeveritar. ”Qeveria e Aleksis Ciprasit, në linjë me premtimet e […]
  • Cani: Kuvendi do të japë vulën për kreditë

    TIRANË, 19 Shkurt/ATSH/- Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të enjten në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin “Për huamarrjen shtetërore” se, ligji i buxhetit e ka të përcaktuar nivelin maksimal të borxhit dhe qeveria do ta respektojë atë. Sipas tij, ligji synon të përmirësojë kuadrin ligjor shqiptar lidhur […]

  • Gjermania kundër propozimit grek
     për zgjatjen e afateve të huasë

    Ministria gjermane e Financave vlerësoi sot se kërkesa e depozituar nga ana e Greqisë për zgjatjen e ndihmës nga partnerët e saj evropianë nuk përfaqëson një zgjidhje të qenësishme dhe nuk u përgjigjet kushteve të fiksuara nga zona euro.

  • Festë me pushtet kriminal!

    Përvjetori i shtatë i Shpalljes së Pavarësisë e gjen Kosovën të pashpresë, të mjerë dhe me mijëra qytetarë të saj që po ikin nga zori. Shtetit më të ri të Evropës, për të cilën aq shumë u investua nga Bashkësia Ndërkombëtare 15 vjet më parë, shtatë vjet pas pavarësimit të saj qytetarët po i shesin pronat për të mos u kthyer kurrë më.

  • Thaci: Serbia will recognise independence of Kosovo

    Kosovo’s Deputy Prime Minister and Foreign Minister, Hashim Thaci, told Bulgarian news agency Novinite that Serbia will recognise Kosovo in a not so distant future and this, according to him, is because the EU wants to see countries in the region have good neighbourly relations.

  • BERLIN – Gjermania refuzon propozimin grek për zgjatjen e huasë

    BERLIN, 19 shkurt /ATSH-AFP-DPA/ – Ministria gjermane e Financave vlerësoi sot se kërkesa e depozituar nga ana e Greqisë për zgjatjen e ndihmës nga partnerët e saj evropianë nuk përfaqëson një zgjidhje të qenësishme dhe nuk u përgjigjet kushteve të fiksuara nga zona euro. “Propozimi i Athinës nuk është i qenësishëm” deklaroi zëdhënësi i ministrisë […]

  • Kuvendi shqyrton dekretin e Presidentit për ligjin e borxhit

    TIRANE, 19 Shkurt/ATSH/- Kuvendi nisi shqyrtimin e dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim Ligjin e ri të Borxhit. Ligji zhvesh qeverinë nga detyrimi për t’i miratuar në Parlament kredite që merr në tregjet ndërkombëtare. Në dekret, Presidenti argumenton se kjo shkel Kushtetutën. Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, theksoi në fjalën e tij se […]

  • Thaçi: Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës

    PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/.- “Turqia për ne është një ndër partnerët kryesore ekonomikë dhe të dy do të bëjmë përpjekje që t’i rrisim shkëmbimet tregtare dhe të shtohen investitorët në Kosovë”, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit në Turqi me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu. Në […]

  • FIFA- Luis Figo propozon një Botëror me 48 ekipe

    TIRANE, 19 shkurt /ATSH-AFP/. – Ish-ylli portugez, Luis Figo, ka nisur fushaten e tij per zgjedhjet presidenciale te FIFA-s te enjten ne Londer, duke propozuar nje formule te re per Boterorin: dy turne me nga 24 ekipe te ballafaqohen mes dy kontinenteve te ndryshme. Kete reforme per “t’i dhene mundesi ekipeve joevropiane”, ish-lojtari i Real Madrid, 42 vjeç, e […]

  • Kuçi: Prona dhe e drejta e pronësisë e drejtë esenciale e secilit qytetar në Kosovë

      PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/. Prona dhe e drejta e pronësisë është e drejtë esenciale e secilit qytetar në Republikën e Kosovës, tha sot ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në publikimin e raportit të OSBE lidhur me shqyrtimin e rasteve të riuzurpimit të paligjshëm në Kosovë. Sipas OSBE-së, ky raport shqyrton reagimet e institucioneve të […]

  • ISIS në Libi,Alfano: Gati për veprim
    situata të konsiderohet si parësore

    Ministri i Brendshëm Italian deklaroi se vendi i tyre është pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të vepruar në Libi. Megjithatë Angelino Alfano sqaron se në këtë moment çdo arsyetim për një veprim specifik do të ishte i pamatur.

  • Kosovë- Ministri Krasniqi në Sallonin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris

      PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/.-Ministri kosovar i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, u nis sot për në Paris, ku me ftesë të ministrit francez të Bujqësisë, Industrisë Ushqimore dhe Pyjeve, Stéphane Le Foll, do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Sallonit Ndërkombëtar të Bujqësisë. Në kuadër të Sallonit, Ministri Krasniqi do […]

  • AUSTRI – Konferencë për luftën kundër terrorizmit me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimo

    VJENË, 19 shkurt /ATSH-MIA/ – Ministrja austriake e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner deklaroi se nga mesi i muajit mars në Vjenë do të organizohet një konferencë e ministrave të Brendshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Italia për shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër terrorizmit. Iniciativa për konferencën është e mbështetur edhe nga shefi […]

  • Sport – Barcelona – Messi nuk do ta kujtojë vitin e mbrapshtë 2014

    TIRANE, 19 shkurt /ATSH/. – Messi nuk do qe ta kujtoje vitin e mbrapshte 2014. Aresyeja: ka patur shumë probleme në 2014. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbuluar se në vitin e kaluar ka pasur shumë probleme. Messi nuk ishte në formën e duhur gjatë vitit 2014. Por, ylli i Barcelonës ka pranuar se […]

  • Merkel, Hollande, Poroshenko
    dhe Putin bisedë telefonike

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez François Hollande, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe presidenti rus Vladimir Putin biseduan në telefon për zhvillimet e fundit në Ukrainë raporton Anadolu Agency (AA).

  • Në Parlamentin italian propozohet
    njohja e Palestinës si shtet

    Njohja e Palestinës si shtet vjen në rendin e ditës në Parlamentit italian, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtarët e partisë më të madhe në pushtet, deputetët të Partisë Demokratike me mbështetjen e deputetëve të partive të tjera të majta kanë paraqitur një propozim në lidhje me njohjen e Palestinës.

  • Kosovë, Rrahmani-Murphy: Bashkëpunimin në shëndetësi me ushtrinë amerikane

      PRISHTINË, 19 Shkurt /ATSH/.-Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ushtrisë së SHBA-së, nënkolonelin Bruce Murphy, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi midis sektorit shëndetësor në Kosovë dhe segmentit të ushtrisë amerikane. Sipas njoftimit për shtyp të MSH-së, […]

  • Takimi Naço-Madrigal, Lufta ndaj korrupsionit dhe funksioni i prokurorisë kryefjalë

    -Ministri Naço vijon vizitën në Spanjë- TIRANË, 19 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ministri i Drejtësisë,  Nasip Naço ka vijuar takimet zyrtare në kuadër të vizitës në Spanjë, me ftesë të homologut Rafael Catalá. Kreu i drejtësisë shqiptare është pritur nga Prokurorja e Përgjithshme Consuelo Madrigal. Gjatë bisedës janë trajtuar disa çështje me rëndësi që lidhen me organizimin dhe funksionimin […]

  • Takimi, Naço-Prada: Spanja mbështet Shqipërinë për reformën në sistemin e drejtësisë  

    -Nga takimi i Ministrit Naço me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit Spanjoll, Alfredo Prada TIRANË, 19 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të Ministrit Naço gjatë vizitës në Spanjë, ka qenë dhe takimi me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit Spanjoll, Alfredo Prada si dhe me një përfaqësi deputetësh të të […]

  • PD-Tabaku: Pro miratimit të projektligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit

      TIRANË, 19 Shkurt/ATSH- I. Vata/- Në emër të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, foli sot në Kuvend Jorida Tabalu, e cila në diskutimin e saj për projektligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit,  u shpreh se “ne jemi dakort në parim të miratohet një ligj i tillë, pasi prej tre vitesh po punohet për këtë […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv