Arkiva
-
TIRANË – Një iniciative e Bashkisë së Fierit, përvec masave për parandalimin e përmbytjeve në zonën përgjatë lumit “Gjanicë” dhe gadishmërisë së plotë për përballimin e situatës që mund të krijohet gjatë ditëve në vazhdim, është solidarizuar me kontribut financiar në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet. 7 Shkurt 2015, 14:20
-
Rama: Nis plani i shërimit të plagëve në zonat e përmbytyra
7 Shkurt 2015, 14:18TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë sot prezent planin për të kuruar plagët e përmbytjeve, duke kërkuar solidaritetin njerëzor.
-
GJENEVË – OBSH: Më shumë se 9 000 të vdekur nga Ebola në tre vendet më të prekura
7 Shkurt 2015, 14:18GJENEVË – Bilanci nga epidemia e Ebolas është rënduar në tre vendet më të prekura të Afrikës duke kaluar nivelin prej 9 000 të vdekurish, sipas shifrave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
-
Keqshfrytëzimi i pasurive natyrore solli përmbytjet e sotme, thonë ambientalistët
7 Shkurt 2015, 14:17TIRANË – Ambientalistët mendojnë se ne sot po vuajmë pasojat e shfrytëzimit të keq të pasurive natyrore për biznes dhe bëjnë apel për politika afatgjata mjedisore. Xhemal Mato, drejtues i grupit ambientalist “Ecim”, në një dalje publike, e krahason natyrën me skemën “Ponzi”, që reagimin e jep shumë kohë pas […]
-
Veliaj: Nis faza e dytë e shpërndarjes së ndihmave për familjet e përmbytura
7 Shkurt 2015, 14:17TIRANË - Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjate takimit qe zhvilloi kryeministri Rama me perfaqesues te bizneseve e komuniteteve fetare në kuadër te ndihmës per familjet e përmbytura, theksoi se “sot fillojmë shpërndarjen e ndihmave dhe kjo është faza e dyë qe do të zgjasë deri në pranverë”.
-
Shahini: Kosova do vazhdojë mbështetjen për zonat e përmbytura në Shqipëri
7 Shkurt 2015, 14:16TIRANE - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, theksoi sot në Tiranë se “Kosova do të vazhdojë mbështetjen për banorët e zonave të përmbytura në Shqipëri”.
-
GJERMANI – Merkel: Livrimi i armëve në Ukrainë nuk do të zgjidhë konfliktin
7 Shkurt 2015, 14:15MYNIH – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se livrimi i armëve perëndimore ushtrisë ukrainase nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit që ka përballur Kievin me separatistët prorusë në lindje të vendit.
-
GREQI – Stathakis: Asnjë problem me likuiditetet deri në verë
7 Shkurt 2015, 14:13ATHINË – Ministri grek i Ekonomisë, Jorgos Stathakis theksoi sot në llogarinë e tij të rrjetit social ”Twitter” se Greqia nuk do të vuante nga mungesa e likuiditeteve deri në verë, në sajë të një plani qeveritar për riforcimin e sistemit të mbledhjes së taksave.
-
Nisma për Kosovën fton qytetarët mos të largohen nga vendi
7 Shkurt 2015, 14:12PRISHTINË - Nisma për Kosovën përmes një deklarate fton sot të gjithë qytetarët kosovarë të mos largohen nga vendi. “Në Kosovë para syve të qeveritarëve tanë po ndodh shpërngulja më e dhimbshme e qytetarëve, e jo migrim ilegal siç po e quan qeveria e Republikës.
-
Kosovë-Hyseni: Ikja e qytetarëve, fushatë e kriminelëve
7 Shkurt 2015, 14:11PRISHTINË-Ministri Kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, theskoi në një intervistë televizive se “organizatat kriminale të trafikimit, me një organizim shumë të mirë, janë fajtorët kryesorë të ikjes së qytetarëve të Kosovës në mënyrë masive”.
-
SIRI – OJQ: Më shumë se 210 000 të vdekur nga konflikti në katër vjet
7 Shkurt 2015, 14:10BEJRUT – Lufta në Siri ka shkaktuar 10 000 të vdekur këto dy muajt e fundit duke e çuar bilancin e konfliktit në më shumë se 210 000 të vdekur në rreth katër vjet, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
-
GJERMANI – Lavrov: Marrëveshje e mundshme për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë
7 Shkurt 2015, 14:10MYNIH – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov theksoi sot se ishte shumë e mundur arritja e një marrëveshjeje për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, pas një iniciative franko-gjermane në këtë kuadër paraqitur dje në Moskë.
-
Tregu valutor-Leku i qëndrueshëm ndaj valutave
7 Shkurt 2015, 14:09Tirane - Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë, monedha vendase Lek ka ruajtuar vlera të qëndrueshme në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë, kundrejt një dite më parë. Ndërsa Leku, forcoi pozitat lehtë, kundrejt valutave kryesore krahasur me fillimin e kësaj jave.
-
Irak, dy atentate në Bagdat me
7 Shkurt 2015, 13:50
34 të vrarë dhe 60 të plagosuTë paktën 34 të vrarë dhe 60 të plagosur është numri i dy sulmeve vetëvrasëse në kryeqytetin Irakian, Bagdat. Ende askush nuk ka marrë autorësinë e sulmeve por dyshohet se ato janë kryer nga ekstremistët e shtetit islam.
-
Vlorë: Përmbytjet, përmirësohet situata në komunën e Novoselës
7 Shkurt 2015, 14:09Vlorë - Situata e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në komunën e Novoselës, Vlorë, shënoi sot një përmirësim të dukshëm, rrjedhojë, krahas të tjerash edhe e përmirësimit të motit dhe mungesës së reshjeve.
-
ISIS vret pengun amerikan, e
7 Shkurt 2015, 14:01
justifikon me sulmet e JordanisëISIS ka njoftuar se sulmet ajrore të Jordanisë në Raka, në Siri, kanë shkaktuar vdekjen e 26 vjeçares amerikane të marrë peng dhe kjo pë shkak se sipas tyre rraketat sulmuan ndërtesën ku Kayla Jean Mueller, vullnetarja humanitare, mbahej e burgosur nga militantët xhihadistë
-
Fjala e plotë e Edi Palokës
7 Shkurt 2015, 13:08 -
Merkel, Holande dhe Putin plan
7 Shkurt 2015, 10:47
paqeje për konfliktin në UkrainëNë takimin e realizuar në Moskë presidenti Rus Vladimir Putin, presidenti Francez Francoi Hollande dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel folën për rreth 5 orë dhe të tre e përshkruan takimin si “konstruktiv dhe gjithëpërfshirës”.
-
RUSI – Marrëveshje mes Merkel, Hollande dhe Putin për një projektplan paqeje
7 Shkurt 2015, 10:24MOSKË – Negociatat kontruktive dhe thelbësore mes Angela Merkel, François Hollande dhe Vladimir Putin kanë mundësuar arritjen e një marrëveshjeje për përgatitjen e një plani të ardhshëm paqeje duke përfshirë propozimet franko-gjermane dhe ato të presidentëve rus dhe ukrainas, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.
-
Shoqata Shqiptare e Turizmit shpërndan ndihma për familjet e përmbytura
7 Shkurt 2015, 10:24TIRANË – Shoqata Shqiptare e Turizmit bëri të mundur mbledhjen e ndihmave për familjet e përmbytura në Vlorë, duke angazhuar bizneset turistike anëtarë të ATA-s, të cilët iu përgjigjën pa hezitim ftesës së saj dhe grumbulluan një sasi të konsiderueshme ndihmash ushqimore.
