Arkiva

  • Opposition bloc parties continued consultations on Wednesday ahead of the Assembly’s constitutive session and said after the meeting that they are convinced the Democratic Party of Kosovo (PDK) will fail to elect the Assembly President.
  • BERZH: Rritja ekonomike për Shqipërinë 2,5% në 2015

    TIRANE - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje ekonomike në Shqipëri prej 2.5% në 2015-n, nga niveli 17% që mendohet të arrijë në fund të vitit 2014. 

  • Sistem performance në OSHEE, synohet rritje e arkëtimeve, ulje e humbjeve të energjisë

      TIRANE - Në të gjitha strukturat e kompanisë publike OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) po vendoset sistemi i përformancës, me qëllim, përmirësimin e dy treguesve kryesorë, rritjen e arkëtimeve të energjisë së faturuar dhe uljen e humbjeve joteknike. 

  • Ekstradohet nga Londra i dënuari me 18 vite burg për vrasje

    TIRANË, 18 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ -Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra (Britani e Madhe), drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar Andi Idriz Bardhoshi, 39 vjeç, nga Durrësi. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, i ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr. 56, datë […]

  • At Zef Pllumi , personalitet dhe pasuri kulturore njerëzore

    -U nda  nga jeta në 25 shtator 2007- Tirane,  18 Shtator-ATSH/.- At Zef Pllumi, i lindur në vitin 1924 në Malin e Rencit (Lezhë), përfaqëson një pasuri kulturore e njerëzore, një institucion   që diti t’i rezistojë regjimeve dhe kohrave më të vështira. I konsideruar si ndërgjegja e një treve dhe historie të tërë, Ai,  pati një […]

  • Prishja e ndërtimeve pa leje vijon në bregun e liqenit të Ohrit

    TIRANË, 18 Shtator/ATSH/.- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) po vijon sot aksionin për prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës së bregut të liqenit të Ohrit, në segmentin Lin-Pogradec. Ky aksion u përshëndet dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale e quan ‘koha për pastrim’. “Nis operacioni […]

  •  Obama merr miratimin e Kongresit kundër xhihadistëve

    UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Plani i presidentit amerikan Barack Obama për të armatosur rebelët sirianë mori dje në mbrëmje miratimin e Kongresit amerikan, ndërkohë që ushtria irakiane e mbështetur nga avionët amerikanë luftoi kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS) pranë Bagdadit. Dhoma e Përfaqësuesëve e dominuar nga republikanët e mbështeti në kohë rekord planin […]

  • Fëmijët e shkollës “4 Dëshmorët ” në AQSHF

    Tiranë, 18 Shtator / ATSH / – Në kuadër të javes informuese artistike me rastin e vizites së Papa Franceskut në Shqipëri, nxënës të klasës së 9-të te shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë shoqëruar nga mësuesit e tyre, bënë një vizitë në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit. Pasi u njohën me ambjentet dhe funksionet e […]

  • Lezhe, aktivitete artistike kushtuar vizitës së Papës në Shqipëri

    TIRANË,18 Shtator / ATSH / – Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri  me 21 shtator eshte shoqeruar me disa aktivitete ne rrethin e Lezhes. Një aktivitet i tille artistik u zhvillua nen kujdesin e   Ministrise se Kulturës dhe Dioqeza e Lezhës. Ishte   një mbrëmje artistike me muzikë të vjetër baroke interpretuar nga grupi artistik […]

  • Kalendari i aktiviteteve kulturore për ditën e enjte, 18 shtator 2014

    Tiranë, 18 Shtator / ATSH – / Ja disa nga aktivitetet kulturore, që do të zhvillohen sot në kryeqytet. Në Muzeun Historik Kombëtar ora 20:00  do të shfaqet dokumentari “Ringjallja”. Dokumentari do të paraqesë me material arkivore mbi besimin fetar, ndalimin nga regjimi komunist dhe ringjalljen e tij me ardhjen e demokracisë. (Në kuadrin e javës […]

  • Kosovë, nuk fiton kandidati i PDK, Bajrami për kryeparlamenta

      -Kosovë, vazhdim pakminutësh i seancës së Kuvendit, nuk kalon kandidati i PDK Bajrami për kryeparlamentar- PRISHTINË, 18 Shtator /ATSH-B.Jashari/.-Në vazhdimin pakminutësh sot të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të nisur në  17 korrik, kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk mori vota të mjafueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Kryesuesja, deputetja më e vjetër, Flora […]

  • Poroshenko i kërkon Otavas mbështeje për t’i afruar NATO-s

    OTAVA, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i kërkoi dje në mbrëmje Kanadasë ta ndihmojë në krijimin e lidhjeve të forta me NATO-n. Një ditë para vizitës së tij në SHBA gjatë së cilës Poroshenko do të përpiqet të marrë një status special prej aleati jo anëtar i Organizatës së Atlantikut, presidenti ukrainas […]

  • Gjermeni, takim me gratë politikane dhe aktiviste të Ballkanit Perëndimo

    TIRANË,18 Shtator / ATSH- N.Lena / – Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zhvilloi  një takim në qytetin e Sarandës, me gratë  politikane dhe aktiviste të njohura të Lobit Rajonal të Grave të Europës Juglindore, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale dyditore “Në rrugën e […]

  • Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Vepro Tani! Nisma në shërbim të komunitetit

      TIRANË, 18 Shtator /ATSH- I. Vata/-Ambasada e SHBA-së në Tiranë, nëpërmjet faqes zyrtare Facebook, ka postuar nismën e re në shërbim të komunitetit, nën moton “Vepro Tani” duke pyetur se “Çfarë keni bërë ju në shërbim të komunitetit”? “Duke nisur që këtë muaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të nënvizojë tematika […]

  • Rama: Sheshi ku të dielën do fokusohen ekranet e mbarë botës

    TIRANË, 18 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Tëitter” një foto të sheshit “Nënë Tereza”, ku të dielën do të mbajë meshën Papa Françesku. “Sheshi ku të dielën do fokusohen ekranet e mbarë botës e ku do jenë prezent 1200 gazetarë të huaj”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij. […]

  • Rama: 40 martirët e kishës shqiptare në pritje të Papa Franceskut për proçesin e lumturimit

        TIRANË, 18 Shtator /ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama nëpërmjet postimit në rrejtin social, nderon 40 martirët e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që presin Atin e Shenjtë, duke ilustruar me një foto. “Bulevardi i 40 martirëve te kishës shqiptare që janë në proçesin e lumturimit do të presë Atin e Shenjtë në […]

  • AKT paketë broshurash me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri

    TIRANE, 18 Shtator/ATSH/- Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), prezanton një paketë broshurash me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. Ikonografia Shqiptare, Atraksionet Kulturore Shqiptare, Udhëto & Zbulo, Fletëpalosja e qytetit të Tiranës, Harta e Tiranës dhe Harta Tursitike do të mundësojnë informacionin e nevojshmëm për pjesëmarrësit e huaj në këtë ngjarje historike. Të […]

  • “Waiting for the Pope” / Emocione në Katedralen Shën Pali në Tiranë

    Tiranë, 18 Shtator/ATSH/.- “Waiting for the Pope”, është  koncerti organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ministria e Kulturës, i cili pas shfaqjes së parë në qytetin e Durrësit, në 16 shtator,  në Katedralen “Shën Luçia” është transferuar mbrëmjen e 17 shtatorit në një tjetër Katedrale, në atë “Shën Pali” të Tiranës. U […]

  • Skoci, sot referendumi, 5 mln njerëz
    vendosin për pavarësi nga Britania

    Një ndarje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Skocia është vetëm disa orë larg, pasi rreth 5 milion njerëz kanë nisur mëngjesin e sotëm votimin në referendumin nëse vendi duhet të qëndorjë me Britaninë e Madhe apo të bëhet një komb i pavarur. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv