Arkiva

  • Rumani, arrestohet për korrupsion
    kryetari i Bashkisë së Bukureshtit

    Arrestohet nën akuzën për rryshfet, kryetari i bashkisë të Bukureshtit, Sorin Oprescu. Ky i fundit u prangos sot në shtëpinë e tij pas dyshimeve se ka marrë shuma të mëdha nga kompanitë të cilave u mundësonte kontratat për shërbime të ndryshme. 

  • G20-ta pakt paqeje valutore me Kinën

    PEKIN, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Shefat globalë të financave kanë bindur Kinën për t’iu bashkuar një pakti paqeje valutore pas zhvlerësimeve të gushtit, që ngriti frikërat e një lufte monedhash. ”Kina dhe anëtarët e tjerë të grupit të 20 kombeve ranë dje dakord për t’u përmbajtur nga zhvlerësimet konkurruese dhe per t’iu rezistuar të gjithave […]

  • Netanyahu refuzon pranimin e refugjatëve sirianë në Izrael

    TEL AVIV, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë sot një thirrje nga opozita për të pranuar refugjatët, të cilët ikin nga shteti fqinj, Siria. “Izraeli nuk është indiferent ndaj tragjedisë njerëzore të refugjatëve nga Siria dhe gjithashtu nga Afrika”, i tha Netanyahu kabinetit të tij të djathtë dhe nacionalist. “Por, Izraeli […]

  • Argjentinë, mbajti dy vite në kafaz
    gruan e djalin e sëmurë, arrestohet

    Autoritetet argjentinase kanë arrestuar një person, i cili kishte mbajtur për të paktën dy vite të mbyllur në kafaz gruan e tij që kishte probleme psiqike dhe djalin me autizëm. Prokurori Alejandro Pellegrini ka thënë se 66-vjeçari punëtor ndërtimi, Eduardo Oveido, u arrestua pasi ai kishte paraqitur dy fëmijët e tij tek autoritetet. Pasi policia ka hyrë në shtëpi, ka konstatuar që gruaja 61-vjeçare dhe djali 32-vjeçar, ishin vendosur në një kafaz në kushte tejet johigjienike.

  • "Trupin e lehtë si një zog e mora
    si një baba që mendon për djalin"

    Punonjësi i xhandarmërisë shpjegon momentin teksa mbajti në krahët e tij trupin e pajetë të fëmijës 2 vjeç Aylan, që humbi jetën si pasojë e përmbysjes së gomones të cilën kishin hipur së bashku me familjen për të vajtur në mënyrë ilegale në Europë, duke u larguar nga Siria për shkak të luftës së brendshme,

  • Përfundon sezoni turistik në Maqedoni
     mendime të ndara për suksesin e tij

    Fillimi i muajit shtator shënon përfundimin zyrtarë të sezonit turistik. Qyteti i Ohrit, destinacioni kryesor turistik në Maqedoni është zbrazur pothuajse i tëri nga turistët, të cilët gjatë sezonit kishin mbushur hotelet dhe apartamentet private. Çarshia me pak kalimtarë, restorantet pa vizitorë, dhe pronarët e anijeve të cilët në mungesë të klientëve ofronin çmime dukshëm më të ulëta se sa ato gjatë sezonit, vetëm se vërtetojnë këto pohime.

  • Gjermani, përleshje mes ekstremistëve të të dy krahëve gjatë mbërritjes së refugjatëve

    DORTMUND, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Përleshje pati dje gjatë natës pasi ekstremistët e djathtë në Dortmund demonstruan kundër pritjes së refugjatëve në qytetin perëndimor gjerman, njoftoi sot policia. Katër persona u arrestuan kur rreth 20 të djathtë dhe 30 kundërshtarë të krahut të majtë u përleshën me njëri-tjetrin dhe policinë. Tre punonjës policie, një demonstrues […]

  • Daçiç: Koha për të hapur kapitujt e parë BE-Serbi

    LUKSEMBURG, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të shqyrtuar objektivisht rolin dhe kreditë e Serbisë në të gjitha ngjarjet në Ballkan dhe në Evropë. Duke iu drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE dhe kandidatëve në Luksemburg, […]

  • Dy miq të ngushtë sirianë, bashkë 
     drejt një të ardhme më të ndritu

    Fluksi i madh i refugjatëve që ka përfshirë ditët e fundit Maqedoninë, ku në kufirin jugor gjenden rreth katër mijë persona, ka sjellë që qendra e pranimit për refugjatë të jetë e ngarkuar me reth dy mijë persona. Të gjithë të lodhur nga rruga e vështirë, të plogsht, por të qëndrueshëm në qëllimin e tyre për të arritur në vendet në të cilat do të gjejnë paqe dhe të tentojnë, siç thonë, të kthejnë një faqe të re të jetës, pa luftë, dhunë dhe vuajtje.

  • Fotolajm/ Vogëlushi Aylan Kurdi
    jetonte mes skamjes në Kobane

    Emri dhe fotoja e vogëlushit 3-vjeçar Aylan Kurdi, i cili humbi jetën në në detin Mesdhe së bashku me vëllain pesëvjeçar Galip dhe nënën Rehan duke shkuar drejt Greqisë ka shkaktuar ndjeshmëri globale.  FOTO

  • Francë, artistët fushatë për
    "të mos pasur Aylan-ë të tjerë"

    Pas vdekjes dramatike të fëmijës Aylan i cili u gjend i pajetë në brigjet e Bodrumit të Turqisë, ka nisur fushata me sloganin "Të mos ketë më Aylan-ë të tjerë", ku kanë firmosur afërsisht 50 artistë të njohur të vendit.

  • Media: Britania e Madhe do
    të presë 15 000 refugjatë sirianë 

    Qeveria britanike ka marrë në konsideratë pritjen e të paktën 15 000 refugjatëve sirianë, sipas gazetës britanike ”Sunday Times” online. Sipas burimeve zyrtare të gazetës së sipërcituar, kryeministri britanik, David Cameron ka vendosur të marrë këtë numër refugjatësh duke mos adoptuar sistemin e kuotave të azilit të kërkuar nga Bashkimi Evropian.

  • Menaxheri hedh poshtë spekulimet
    'Ledri është single, të tjerat shpifje'

    Publikimi i bisedës në “Instadirect” mes reperit Ledri Vula dhe modeles Dorina Gegiçi ka shkaktuar mjaft reagim gjatë ditës së sotme. I kontaktuar nga “Revista Who”, menaxheri i reperit, Faton Shoshi, ka mohuar tërësisht që mes tij dhe modeles të ketë një histori dashurie, madje edhe spekullimet për një lidhje tjetër të tij ai i ka hedhur 

  • Fotot që ndryshojnë botën

    Me siguri të gjithë e keni parë foton e Ailan Kurdit, 3-vjeçarit sirian që u gjet i pajetë në një plazh të Turqisë. Vogëlushi u nxor nga dallgët, pasi gomonia me të cilën ai dhe familja e tij lundronin nga Bodrumi drejt ishullit grek të Kosit, u fundos në detin Egje mesnatën e së martës. Mund t’i mbani mend mirë këpucët e tij të zeza “Velcro”, bluzën e kuqe me mëngë të shkurtra, trupin e vogël shtrirë përmbys që lagej lehtas nga dallgët. 

  • Eduard Snowden merr çmimin
     norvegjez për lirinë e fjalës

    Gjatë marrjes së çmimit norvegjez të lirisë së fjalës, ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden tha se nuk kishte asnjë keqardhje për zbulimin e programeve të mbikëqyrjes në masë që e detyruan atë të emigronte.

  • Hamilton (Mercedes), më i shpejti në provat e treta të lira në Monza

    TIRANE, 5 Shtator /ATSH-AFP/. – Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar kohen me te shpejte ne seancen e 3-te e te fundit te provave te lira per Cmimin e Madh te Italise ne Formula 1, te shtunen paradite ne cirkuitin e  Monza (5,793 km), prane Milanos. Lewis Hamilton (ANG/Mercedes) 1:24.544 (18 xhiro) (mesatare: 246,674 km/h) Sebastian Vettel […]

  • Varufaqis mbron me forcë planin grek para evropianëve

    CERNOBBIO (Itali), 5 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis mbrojti sot me forcë, por edhe me pak ironi planin e tij për të nxjerrë Greqinë nga kriza, që përgjegjësit evropianë, sipas tij, nuk deshën asnjëherë ta merrnin parasysh. “Ishte e pamundur të vihej mbi tavolinën e Eurogrupit apo ta diskutoje me trojkën […]

  • Koha kthehet pas për Mihrije
    Brahën, shfaqet seksi me bikini

    Vitet për këngëtaren e njohur Mihrije Braha vetëm kthehen pas. E në fakt me fotot e fundit të publikuara prej saj këngëtarja shfaqet më seksi se kurrë me bikini, ndërkohë që relaksohet në plazh. 

  • Policia zbulon vendin ku fshihet
    lordi meksikan i drogës, “El Chapo”

    ​Policia duket se më në fund ka zbuluar vendndodhjen e lordit meksikan të drogës “El Chapo” falë një gabimi të djalit të tij. Jesus Aldredo Guzman Salazar, 29 vjeç, postoi në Twitter një foto të tij dhe dy pesonave të tjerë duke drekuar në një restorant.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv