Arkiva

  • Të paktën 37 emigrantë të cilët ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë janë mbytur  pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe. Ende nuk është e qartë sa persona kanë qenë në bordin e anijes, por bëhet e ditur se kufomat e 37 personave deri në këto momente janë identifikuar në brigjet e Khoms në lindje të Tripolit të Libisë.
  • Antonio Banderas tashmë edhe stilist 

    Aktori hollivudian Antonio Banderas njihet si person me aftësi të shumta. Ai jo vetëm ka bërë aktorin, gjithashtu njihet edhe si regjisor, dublues, producent filmi, madje di të bëjë edhe biskota (të paktën në një reklamë). 

  • Ish-kryebashkiaku i Romës,Veltroni 
    i rikthehet gazetarisë sportive

    Një rikthim në gazetari, por kësaj here tek gazetaria sportive. Valter Veltroni, ish-kryebashkiaku i Romës, ish kreu i Partisë Demokratike dhe drejtori i gazetës historike të së majtës L’Unita ka nisur të bashkëpunojë me Corriere dello Sport për një cikël intervistash me sportistët e mëdhenjë.

  • Fluksi i emigrantëve,ministri italian
    Alfano:Shengeni nuk do të preket

    Kriza e emigrantëve dhe fluksi i tyre drejt Evropës është bërë qendra e debatit mes politikanesh dhe krerëve politik të shteteve anëtare por jo vetëm.Ministri i Brëndshëm i Italisë Angelino Alfano në një intervistë për corriere della sera ka theksuar se Shengeni nuk duhet të preket nga ky fluks

  • Kriza e emigrantëve,ministrat e
    Brëndshëm të BE, takim urgjent  

    Ministrat e Brëndshëm dhe të drejtësisë të BE do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm më 14 shtator mbi çështjen e emigrantëve.Luksemburgu, i cili ka presidencën e rradhës në BE, nëpërmjet një deklarate i ka kërkuar Europës të gjejë një zgjidhje fluksit të emigrantëve, i cili ka marë përmasa të mëdha. 

  • Albani dhe Miriami përshëndetje fansave me "selfie"

    Çifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë përshëndetur fansat e tyre më një foto “selfie”.

  • Edona James sjell klipin e parë "Lady"

    Transvestiti i parë me origjinë shqiptare Edona James ka publikuar klipin e saj të parë me titull “Lady”. Kënga vjen me fabulën rreth lumturisë së të qënurit femër. 

  • Ja cila do të jetë monedha e artë
    valuta zyrtare e Shtetit Islamik

    I ashtëquajturi Kalifati Islamik tashmë vjen me  monedha  të reja prej floriri argjendi dhe më pak të çmuara prej bakri.Përmes një videoje të gjatë, militantët e Shtetit Islamik kanë prezantuar atë që mund të konsiderohet si arma më e fundit e propagandës së grupit të dhunshëm ekstremist.

  • Statistikat: Në SHBA shumica
    e emigrantëve nga Kina dhe India

    Në Shtetet e Bashkuara tregojnë se më së shumti imigrantë në Shtetet e Bashkuara arrijnë nga Kina dhe India. Buroja e regjistrimit të popullsisë e Shteteve të Bashkuara i ka paraqitur statistikat, sipas të cilave prej 1.2 milionë njerëzve që kanë hyrë në SHBA në mënyrë legale dhe ilegale, në vitin 2013, më së shumti, 147 mijë, ishin nga Kina, 129 mijë kishin arritur nga India, ndërsa 125 mijë nga Meksika.

  • Fabius: Sjellja kundrejt emigrantëve
    në disa vende në lindje, skandaloze

    Ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius, i gjykoi sot si skandaloze sjelljet e disa vendeve në lindje të Evropës përballë krizës së refugjatëve, duke filluar nga Hungaria. “Kur shoh disa vende të Evropës që nuk pranojnë migrantët, e konsideroj këtë skandaloze”, deklaroi ai për mediat Europe 1, RTL dhe Le Monde.

  • Kur Britania e Madhe ishte shembull
    për mikpritjen e refugjatëve FOTO

    Sot për sot, Britania e Madhe mund të cilësohet një nga vendet e Bashkimit Evropian që është kundër emigrantëve. Kjo kryesisht për arsye elektorale. Në një kohë kur Evropa po përballet me krizën më të madhe të emigrantëve që pas Luftës së Dytë Botërore, Britania nuk ka dhënë shumë kontribut për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve.  FOTO

  • Ministri i Jashtëm gjerman: 40%
    e refugjatëve janë nga Ballkani

    Rreth 40% e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk kanë asnjë shans për të fituar azil. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Ëlater Steinmeier.

  • Itali, arrestohet tuniziani që
    trafikonte kokainë në Shqipëri 

    Policia italiane  ka arrestuar snë Padova tunizianin Ben Tiwa Nejme Eddine, 39-vjeç, i cili dyshohet se është narkotrafikanti kryesor i furnizimit të kokainës në tregun shqiptar e tunizian. Narkotrafikanti tunizian është i dënuar me 15 vjet e 7 muaj heqje lirie, për trafik ndërkombëtar të kokainës, si dhe kërkohej prej disa vitesh pasi i ishte arratisur kohë më parë, urdhërit të arrestit shtëpiak në qytetin e Veronës.  VIDEO

  • Hungaria ashpërson masat:3 vite
     burg për këdo që hyn ilegalisht

    E ndërsa Europa dhe Ballkani po përballen me krizën e refugjatëve që zbarkojnë me mijëra çdo ditë nga vendet e përfshira nga lufta apo konfliktet, një propozim i ashpër vjen nga Budapesti. 3 vjet burg për çdo refugjat që do të hyjë ilegalisht në Hungari.

  • Itali, 10 të arrestuar për ngjarjen
    ku humbën jetën 52 refugjatë

    Prokuroria e Palermos në Itali ka ndaluar 10 persona në kuadër të hetimit të nisur për 52 emigrantët të cilët humbën jetën si pasojë e asfiksisë në një depo të një anijeje disa ditë më parë. Në kuadër të hetimit për 52 emigrantët që u gjendën të vdekur ndërsa 439 të tjerë u shpëtuan të mërkurën e kaluar nga anija suedeze Poseidon e cila operon në kuadër të operacionit Triton, theksohet se janë ndaluar 7 marokenë, 2 sirianë dhe një libian.

  • ISIS rrëmben 200 persona në
    Enbar të Irakut, dolën në protesta 

    Organizata terroriste ISIS rrëmben rreth 200 persona të cilët protestonin për vrasjen e të afërmeve të tyre në qytetin Er-Ratbe në Enbar.Zëdhënësi i Parlamentit të Enbarit, Ijd Ammash tha se një banor i qytetit të Ratbe-s i quajtur Nezir el-Kubejsi ka vrarë një militant të ISIS pas një sherri verbal dhe më pas militantët e kësaj organizate mbrëmë vonë kanë vrarë atë duke e ekzekutuar përpara të afërmeve të tij.

  • Kryeministri slloven: Kundërshtojmë
    ngritjen e mureve ndaj emigrantëve

    Kryeministri slloven, Miro Cerar tha se vendi i tij është gati për ardhjen e mundshme të një numri të madh të refugjatëve.Në një deklaratë të qeverisë sllovene theksohet se qeveria në mbledhjen e saj të premten diskutoi situatën e refugjatëve dhe aktiviteteve që vendi të përgatitet për të marrë një numër të madh refugjatësh nëse është nevoja.

  • Ngjarja në Francë, vendet e BE
    diskutojnë për sigurinë e trenave

    Ministrat e brendshëm dhe të transportit të nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Paris për të shqyrtuar ndryshime eventuale në sigurinë nëpër trena. Ky takim po bëhet pasi udhëtarët, tre amerikanë dhe një britanik, e parandaluan një sulm nga një person i armatosur në trenin e shpejtë nga Amsterdami në Paris, më 21 gusht.

  • Situata në Ukrainë, Merkel, Hollande
    e Putin planifikojnë takimin e radhës 

    Angela Merkel, François Hollande dhe Vladimir Putin, të cilët zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjykuan si të rendësishëm mbajtjen në javët që vijnë të një mbledhje që i dedikohet situatës në Ukrainë, sipas presidencës franceze.

  • Vijon emigrimi masiv drejt Evropës

    Autoritetet hungareze arrestuan sot tre bullgarë dhe një afgan, të dyshuar për transportimin e 71 refugjatëve që u gjetën të vdekur në një kamion ditën e enjte. Ndërkohë, qindra emigrantë të tjerë vazhduan të mbërrijnë në Maqedoni për të udhëtuar më tej me tren drejt Serbisë dhe Evropës Perëndimore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv