Arkiva
-
Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu si anëtar i Grupit Parlamentar të LSI-së për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura, të cilat nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LSI-së. 27 Qershor 2016, 14:14
-
Papa Françesku: Kisha katolike
27 Qershor 2016, 13:51
tu kërkojë falje homoseksualëve“Kërkojmë falje që kemi margjinalizuar komunitetin gay. Martin Lutero ishte një reformator.” Ishte kjo deklarata që Papa Francesku dha gjatë një bisede me gazetarët në avionin ndërsa kthehej nga Armenia. “Mendoj se duhet duhet të kërkojë falje jo vetëm për komunitetin gei por edhe për të varfërit,për fëmijët që shfryzohen, gratë e dhunuara. Kristinët duhet të kërkojnë falje që kanë përkrahur zgjedhje të gabuara”, shtoi Ati i Shenjtë.
-
Emërohet Shefi i ri i Komisariatit Sarandë
27 Qershor 2016, 13:26Është emëruar sot në detyrë Shefi i Komisariatit Sarandë. Asim Canaj ka zevëndësuar Bekim Sakajanin, ku ky i fundit është larguar nga puna një muaj më parë.
-
Igumenicë, kapen 5 kg drogë
27 Qershor 2016, 11:03
arrestohet një shqiptar dhe një grekPolicia greke ka arrestuar në Igumenicë një shqiptar dhe një grek, njëri i moshës 47 vjeç ndërsa tjetri i moshës 43 vjeç. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia helene ka zbuluar gjatë kontrollit në makinën që drejtohej nga shqiptari, në sediljen e pasme një çantë me 10 pako me 5 kg e 80 gramë marijuanë.
-
Goditi me automjetin e tij 24-vjeçaren
27 Qershor 2016, 10:45
policia prangos 63-vjeçarin në Korçë -
Dhunoi punonjësin e policisë
27 Qershor 2016, 10:42
kapet në Sarandë 34-vjeçari -
Makina përplas 24-vjeçaren në aksin
27 Qershor 2016, 10:40
Korçë-Pogradec, arrestohet shoferiPolicia ka arrestuar Bashkim Dautin, 63 vjeç, banues në Korçë pasi dje ky person ka aksidentuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec një këmbësore me inicialet S.S 24 vjeç. Dauti po udhëtonte me automjetin tip’Mercedes –Benz’ me targë AA 798 KO, kur përplasi 24-vjeçaren.
-
Franca e Gjermania bashkë për
27 Qershor 2016, 10:21
Brexit, 'Britania ikën kur të jetë gati'Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollande deklaruan se janë plotësisht dakord për mënyrën se si duhen trajtuar pasojat e vendimit britanik për të braktisur Evropën. Hollande u shpreh se të ndarë Europa do të jetë më e hapur ndaj mosmarrëveshjeve. "Ajo që dikur ishte e pamendueshme, tashmë është bërë e pakthyeshme” tha shefi i Elizeut. Këtë të hënë pritet të ketë një takim në Berlin mes kancelares Merkel, presidentit Hollande dhe kryenimistri Renzi për të diskutuar vendimin e Britanisë per të qënë jashtë BE-së.
-
Arrestohen dy persona në
27 Qershor 2016, 09:27
Sarandë për vjedhje dyqaniPolicia ka arrestuar dy persona për bashkëpunim në vjedhjen e një dyqani në Sarandë.
Të arrestuarit XH.L 17 vjeç dhe A.S, 16 vjeç të dy banues në Gjirokastër, dyshohet se kanë kryer vjedhje në dyqanin në pronësi të A.N, 52 vjeç, me banim në Sarandë. -
VIDEO/ Merr flakë avioni në
27 Qershor 2016, 09:11
Singapor, do nisej drejt MilanosNjë avion i linjës ajrore Singapore ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të hëne në këtë aeroport teksa do nisej për në Milano. Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar . Sipas mediave lokale shkak është bërë defekti në motorrin e avionit i cili ka shkaktuar flakën. VIDEO
-
Në kërkim prej 20 vitesh, arrestohet
27 Qershor 2016, 08:30
kreu i Ndrangheta Ernesto FazzalariNjë nga personat më të kërkuar të mafias italiane, Ernesto Fazzalari është arrestuar pas një arratie prej gati 20 vitesh. Fazzalari ishte i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasje. 46-vjeçari u arrestua në rajonin jugor të Kalabrisë. Fazzalari konsiderohet si personi kyç për drejtimin e Ndrangheta-s, një prej klaneve më mafioze me më shumë infulencë në Itali. Fazzalari gjatë arrestimit ka qënë në gjumë. VIDEO
-
Sulm terrorist në Madagaskar
27 Qershor 2016, 08:12
vriten 2 persona, plagosen 84 të tjerëDy persona mbetën të vrarë ndërsa më shumë se 84 të tjerë u plagosën, gjatë një sulmi me granatë në kryeqytetin e Madagaskarit ditën e diel gjatë festimeve për përverjetorin e pavarësisë së vendit. Personat që humbën jetën ishin të moshës 16 dhe 18 vjeç. Shpërthimi ndodhi në një koncert në stadiumin ‘’Mahamasina’’ ku po zhvillohej një koncert për përvejtorin e 56 të pavarësisë. Presidenti i vendit Hery Rajaonarimampianina, e cilësoi sulmin si një akt terrorist.
-
Zgjedhjet spanjolle, kryesojnë të
27 Qershor 2016, 07:45
djathtët por qeveri nuk formohetPartia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por nuk ka arritur te siguroje shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa Aleanca e Krahut të majtë Unidos Podemos e treta.
-
Skoci, aksident në parkun e lojërave
26 Qershor 2016, 19:07
vagoni del nga binarët e bie nga lart7 persona kanë mbetur të lënduar pasi një vagon në një park lojërash ka rënë nga një lartësi 10 metra, në një park në Skoci. 6 ambulanca dhe 6 zjarrfikëse pranë parkut janë telefonuar në momentin që ka ndodhur ngjarja.
-
Financieri Soros: Shpërbërja e BE
26 Qershor 2016, 16:37
është e pakthyeshme pas Brexit‘’Vendimi fatal i Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian është paralajmërues i shpërbërjes së bllokut 28 anëtarësh ‘’ është shprehur financieri miliarder George Sorors, kështu e ka nisur shkrimin CNBC. Soros është shprehur se Brexit i kombinuar me krizën evropiane të emigrantëve ka krijuar një skenar katastrofik që do të ketë pasoja për Britaninë dhe mbarë botën Sipas Soros shpërbërja e BE-së është praktikisht e pakthyeshme.
-
2.8 milionë britanikë kërkojnë
26 Qershor 2016, 16:15
referendum të dytë, përçahet opozitaPas dorëheqjes së Cameron edhe laburistët janë përçarë. Jeremy Corbyn udhëheqësi i opzitës i ka thënë ministrit të tij të Jashtëm se “kishte humbur besimin tek ai”, pas sugjerimeve se ky i fundit po organizonte një komplot për largimin e Corbyn nga posti i kryetarit të laburistëve. Shkarkimi i papritur dhe dramatik i kryediplomatit në hije të laburistëve pritet të pasohet nga dorëheqja masive e gjysmës së kabinetit të opozitës, në shenjë proteste.
-
Spanja i drejtohet kutive të votimit
26 Qershor 2016, 16:12
asnjë parti s'ka votat për qeverinë -
Përmbytjet në Virxhinan Perëndimore
26 Qershor 2016, 16:02
shpallet gjendja e jashtëzakonshmeDisa qytetet në Virxhinian Perëndimore në SHBA janë izoluar pas përmbytjeve që kanë goditur zonën. Prej ditës së enjte shirat e shumtë kanë bërë që Virxhina Perëndimore të pësoj përmbytjet më të mëdha në 100 vitet e fundit.
-
Pas "Jo" së britanikëve për BE
26 Qershor 2016, 13:16
Kerry viziton Brukselin e LondrënPas votës "Jo" të britanikëve për qëndrimin në BE, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është nisur të vizitojë drejtuesit më të lartë britanikë në Londër dhe diplomatët e Bashkimit Europian në Bruksel.
-
Asgjësohen 170 rrënjë kanabis
26 Qershor 2016, 09:12
në Elbasan, arrestohen 4 personaPolicia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për bashkëpunim me njëri tjetrin në kultivimin e 170 bimëve narkotike. Të arrestuarit janë Behar Haka, 29 vjeç, banues në fshatin Farkë Tiranë, Gentjan Bërdufi, 28 vjeç, banues në fshatin Pashtresh Elbasan, Olsi Shahollari, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Saijmir Bërdufi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar Elbasan.