Bota
-
Të shtunën në Paris, një demonstratë kundër dhunës policore u shënua me përleshje mes protestuesve dhe policisë, në atë që Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e quajti “dhunë të papranueshme”
24 Shtator 2023, 21:25 -
Biden vaksinohet kundër Covid-19
24 Shtator 2023, 20:20Presidenti i SHBA-së Joe Biden është vaksinuar përsëri kundër Covid-19 të shtunën, si dhe ka bërë vaksinën vjetore kundër gripit
-
Forcat izraelite vrasin dy palestinezë gjatë një bastisje në Bregun Perëndimor
24 Shtator 2023, 20:07Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftëtar të grupit islamik Hamas, gjatë bastisjes së një kampi refugjatësh në Bregun Perëndimor të dielën, thanë punonjësit e urgjencës dhe Hamasi. Ndërkohë në Gaza, sulmet izraelite goditën pikat e sigurisë për të dytën ditë
-
SHBA/ Shërbimi i parë privat i udhëtimit me trena në një shekull
24 Shtator 2023, 20:02Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes Majamit dhe Orlandos
-
Erdogan do të takohet nesër me Presidentin e Azerbajxhanit
24 Shtator 2023, 19:09Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet të hënën me homologun e tij Ilham Aliyev në enklavën e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, tha të dielën presidenca turke
-
Biden: Republikanët duhet të respektojnë marrëveshjen e buxhetit
24 Shtator 2023, 19:02Presidenti Joe Biden fajësoi një grup të vogël republikanësh ekstremë për bllokimin buxhetor, teksa i ka kërkuar ligjvënësve të partisë të marrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar një mbyllje të qeverisë përpara afatit të 30 shtatorit
-
Nigeri/ Zjarr në një depo karburanti, 35 viktima, mes tyre 1 foshnje
24 Shtator 2023, 18:54Të paktën 35 persona, përfshirë 1 fëmijë, humbën jetën sot në një zjarr që shpërtheu në një depo karburanti në Benin pranë kufirit me Nigerinë
-
-
-
Guvernatorja e Arizonës, fabrika tajvaneze e gjysmëpërçuesve po ndërtohet
24 Shtator 2023, 17:31Në fillim të këtij viti, gjigandi tajvanez i gjysmëpërçuesve ‘TSMC’ njoftoi se po vononte hapjen e një fabrike të gjysmëpërçuesve kompjuterikë në shtetin e Arizonës për shkak të mungesës së punëtorëve të specializuar. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Levi (Livaj) Stallings gjatë një vizite në Tajvan këtë javë, guvernatorja e Arizonës, Katie Hobbs, u tha zyrtarëve se në projekt po punohet sërish dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme
-
Ngarkesat me grurë ukrainas mbërrijnë në Turqi
24 Shtator 2023, 16:28Një ngarkesë e dytë me grurë ukrainas mbërriti në Turqi të dielën, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP
-
Italia kritikon planet e Gjermanisë për financimin e organizatave bamirëse në ndihmë të emigrantëve
24 Shtator 2023, 16:24Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që ndihmojnë emigrantët në Detin Mesdhe shkakton vështirësi për Italinë, tha të dielën Ministri i Mbrojtjes Guido Crosseto, ndërsa Roma përpiqet të forcojë masat për të penguar hyrjen e migrantëve përmes rrugëve detare
-
Rusi: Kundërshtari Kara-Murza dërgohet në burgun e sigurisë maksimale në Siberi
24 Shtator 2023, 16:05 -
Lufta/ Kundërshtari rus Kara-Murza është në izolim në Siberi! Polonia: Do të krijojmë korridore për tranzitin e grurit ukrainas
24 Shtator 2023, 15:59Polonia ka përgatitur korridoret tranzitore përmes të cilave Ukraina mund të eksportojë grurin e saj në vendet që kanë nevojë për të
-
Mattarella hap dyert e dhomës së funeralit në Senat për Napolitanon, zyrtarë të lartë homazhe për ish-presidentin! U shua në moshën 98-vjeçare
24 Shtator 2023, 11:33Arkivoli i ish-presidenti italian Giorgio Napolitano, ka mbërritur në dhomën e funeralit në senat.Homazhet për ish-kreun e shtetit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 98-vjeçare do të mbahen sot dhe nesër, ndërsa të martën do të zhvillohet funerali shtetëror.
-
Polonia thotë se nuk do ta furnizojë Ukrainën me armatime
23 Shtator 2023, 20:12Deri tani, Polonia ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës, duke pranuar mbi një milion refugjatë dhe duke i ofruar Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, përfshirë tanke dhe avionë luftarakë të tipit MiG-29
-
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
23 Shtator 2023, 16:32Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së, por edhe në punën e institucioneve, janë shpeshtuar.
-
Marsejë, Papa Françesku apel për mikpritje të refugjatëve: Ata që rrezikojnë jetën në det, nuk janë pushtues
23 Shtator 2023, 15:28Nga Marseja e Francës, papa Françesku bëri thirrje për mikpritje të emigrantëve dhe jo dëbim të tyre, pasi ata nuk janë pushtues, por thjesht kërkojnë një jetë më të mirë. Deklaratat, Ati i Shenjtë i bëri para presidentit Macron i cili ka paralajmëruar politika shtrënguese për emigrantët.
-
Aksioni i Europol me 197 të arrestuar për drogë! ‘Niko’ e ‘Mario’ dy shqiptarët që bënin lidhjet e trafikantëve Francë – Kolumbi
23 Shtator 2023, 15:25Të paktën tre shqiptarë evidentohen me rol aktiv në bandën e goditur nga europoli së fundi në spanjë dhe kolumbi. Dy prej tyre të njohur me pseudonimet Niko dhe Mario, sipas policisë bënin lidhjen mes trafikantëve në Francë e Kolumbi ndërsa i treti Lirido ajazi trafikonte kokainë në valixhe të dyfishta.
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA do t'i japë Kievit raketat ATACMS, godasin objektivin deri në 300 km larg- raportojnë mediat amerikane
23 Shtator 2023, 07:46Presidenti amerikan Joe Biden planifikon t'i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar Kievin të vijojë kundërofensivën, raportojnë mediat amerikane. ATACMS kanë një rreze veprimi deri në 300 km.
