Bota
-
5 Shkurt, 22:11
-
Rikthehet dialogu ushtarak SHBA-Rusi, për traktatin bërthamor Trump i thotë jo Putinit
5 Shkurt, 22:04Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi “rezultate më të shpejta” drejt paqes dhe “jo një skenar ku rusët shfrytëzojnë gjithçka për avantazhin e tyre dhe vazhdojnë sulmet”.
-
100 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë, goditet rrjeti i drejtuar nga shqiptarët! Në pranga një tunizian, droga e mbështjellë me “Hugo Boss”
5 Shkurt, 22:00Kreu operativ i organizatës përbëhej nga shqiptarë, të vendosur në zona të ndryshme të Bergamos dhe në territore përreth. Droga u shitej më pas shpërndarësve, kryesisht me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilët e tregtonin me pakicë. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut në Holandë dhe transportohej në Itali nga korrierë të huaj me automjete me targa franceze dhe gjermane.
-
-
Grabitja e Luvrit, publikohen fotot e para të kurorës që u harrua nga hajdutët dhe duket “pak e shtypur”
5 Shkurt, 21:09Muzeu ka publikuar fotografitë e para të kurorës që nga vjedhja, duke thënë se ajo ishte lënë “e deformuar rëndë” pasi hajdutët u përpoqën ta nxirrnin përmes një vrime të ngushtë që kishin sharruar në vitrinën e saj prej xhami. Muzeu shtoi se kurora e shekullit XIX do të restaurohej në gjendjen e saj origjinale .
-
Arrestohet për spiunazh Koloneli i Forcave Ajrore në Greqi, dyshohet se i shiste Kinës të dhënat e NATO-s
5 Shkurt, 19:57Një hetim i fshehtë disa javor ka çuar në arrestimin e një koloneli të Forcave Ajrore Greke, i dyshuar se ka nxjerrë informacione ushtarake të klasifikuara drejt Kinës. Arrestimi u krye brenda repartit ku ai shërbente, duke shënuar një nga rastet më serioze të spiunazhit në ushtrinë greke vitet e fundit.
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur lufte
5 Shkurt, 19:31Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet nuk kishin qenë të lehta dhe se ai donte "rezultate më të shpejta".
-
Financial Times: Donald Trump është 'armiku' që po bashkon Europën
5 Shkurt, 19:16Sipas kësaj analize të publikuar nga Financial Times, presidenti Donald Trump po shfaqen si kërcënim për vlerat, sigurinë dhe aleancat tradicionale, por në të njëjtën kohë po shërben paradoksalisht si armiku i përbashkët që po bashkon Europën, po forcon identitetin e saj politik dhe po e shtyn BE-në drejt pavarësisë strategjike nga SHBA.
-
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
5 Shkurt, 19:06Në Bullgari kjo përqindje është gjithashtu e lartë në 22.3 përqind. Sipas këtyre të dhënave, Malta ka numrin proporcionalisht më të vogël të personave të punësuarmë të moshuar në BE: vetëm afërsisht një në nëntë të punësuar (10.8 përqind) është midis moshës 55 dhe 64 vjeç.
-
-
Cila është loja e fuqive të mëdha pas krizës SHBA–Iran? Ish-ambasadori Bimo për Report TV: Pasojat e përshkallëzimit do të ndihen edhe në Shqipëri
5 Shkurt, 17:05Në analizën e tij për Report TV, ish ambasadori Roland Bimo thotë se përplasja SHBA–Iran po përdoret si një negociatë formale pa vullnet real për kompromis, ku presioni i aleatëve, sidomos i Izraelit, po shtyn Uashingtonin drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm që mund të sjellë luftë dhe pasoja të rënda ekonomike globale. Sipas tij Irani nuk është aq i brishtë sa pretendohet dhe një konflikt i gjatë mund t’i kushtojë politikisht vetë presidentit Donald Trump.
-
“Shqiptarja do të bënte çdo lloj pune”, emaili në dosjen Epstein ekspozon rekrutimin e vajzave të reja
5 Shkurt, 16:56Emaili përfshihet te faqet e reja të dosjes, daton më 29 mars 2017 dhe përmban referenca pune të vajzave të reja. Vajza shqiptare duket se bën pjesë te një sërë kandidatësh që janë vlerësuar për rekrutim, por nuk është parë si zgjedhje e favorshme.
-
Ndarja e madhe në Francë, eutanazia sërish në tryezën e parlamentit pasi Senati e ktheu mbrapsht! Asambleja Kombëtare e rikonfirmon me një ndryshim
5 Shkurt, 16:34Ligji synon t’u japë të sëmurëve fazë terminale të drejtën për vdekje të asistuar, nën kushte të rrepta mjekësore dhe ligjore. Nëse miratohet sërish nga Asambleja, teksti do t’i kthehet Senatit, ndërsa synohet që drafti të miratohet përfundimisht deri në verë.
-
Agjentët e kapën kur po shkonte në shkollë, 10-vjeçarja lirohet pas një muaji nga paraburgimi i ICE
5 Shkurt, 16:10Një vajzë 10-vjeçare nga Minesota, Elizabeth Zuna Caisaguano, u lirua bashkë me nënën e saj nga ndalimi i ICE në Teksas pas një muaji. Ajo dhe nëna e saj u ndaluan gjatë rrugës për në shkollë, pavarësisht se familja nga Ekuadori ka një çështje aktive për azil dhe kishte ndjekur procedurat ligjore. Rasti i saj ka nxitur debat të gjerë mbi dëmet psikologjike dhe morale të ndalimit familjar të fëmijëve emigrantë në SHBA.
-
-
Firmosi emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA, Keir Starmer u kërkon falje publikisht viktimave të Epstein
5 Shkurt, 15:43Kryeministri britanik Keir Starmer kërkoi falje publike ndaj viktimave të Jeffrey Epstein. Veprimi vjen pasi Peter Mandelson, ish ambasadori britanik në SHBA rezultoi në dosjen skandaloze të financierit pedofil që po trondit botën, i cili u emërua rreth 1 vit më pare në detyrë me firmën e Starmer edhe pse lidhjet e tij me Epstein diheshin publikisht. Në Britani, skandali ka marrë përmasa që mund t’i kushtojnë pozicionin kryeministrit.
-
-
-
Milano-Cortina 2026/ Treqind roje sigurie, 11 avionë dhe tre aeroplanë mallrash! Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance mbërrin në Itali
5 Shkurt, 13:38Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sekretari i Shtetit, Rubio, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
-
Kremlini hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
5 Shkurt, 13:30Moska reagoi me ironi ndaj zërave që lidhin Jeffrey Epstein me inteligjencën ruse, duke i quajtur spekulime pa asnjë bazë.