Bota
-
Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes duket se ka vendosur të japë dorëheqjen, sipas raportimeve të disa mediave. Lambrecht ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave.
14 Janar 2023, 08:35 -
Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken
14 Janar 2023, 08:12Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave.
-
Irani ekzekuton ish zv.ministrin e Mbrojtjes britaniko-iranian! U dënua me vdekje pasi u akuzua si spiun! Sunak: I tmerruar
14 Janar 2023, 08:09Alireza Akbari, ish zv.ministri i Mbrojtes është ekzekutuar pasi u dënua me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë, raportojnë mediat në Iran. Dënimi me vdekje i Akbarit me shtetësi britaniko-iraniane u shpall vetëm pak ditë më parë, më 11 janar, pasi ai u dënua për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar.
-
Lufta në Ukrainë, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin, 5 viktima dhe 27 të plagosur! Zelensky: Rusët i mposhtim duke i luftuar në tokën tonë
14 Janar 2023, 07:28Pesëmbëdhjetë persona janë shpëtuar nga rrënojat pasi një bllok banesash nëntë-katëshe u dëmtua në një sulm me raketa ruse në qytetin lindor Dnipro.
-
Zelensky: Beteja e ashpër për Soledarin vazhdon
13 Janar 2023, 22:50 -
Tornado godet jugun e SHBA-ve, vdesin 7 persona! Shkatërrohen dhjetëra ndërtesa
13 Janar 2023, 22:29Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga tornado që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e djeshme, shkruan CNN.
-
Zonja e parë e Francës mbështeti idenë e rivendosjes së detyrueshme të uniformave shkollore, reagojnë partitë e majta: propozim retrogradë!
13 Janar 2023, 22:15Parlamenti francez hodhi poshtë propozimin për rivendosjen e uniformave për nxënësit e shkollave të mesme, të kërkuara për herë të fundit që në vitet 1960, por që tashmë ka marrë mbështetjen e Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron.
-
Shpërthen gazsjellësi në Lituani-Letoni, nuk ka viktima (VIDEO)
13 Janar 2023, 21:17 -
Trafikonin organet e fëmijëve, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Pakistan
13 Janar 2023, 20:59Disa trafikantë pakistanezë janë arrestuar nga policia e Pakistanit pasi merreshin me trafikun e organeve njerëzore. Ata i joshnin viktimat duke i premtuar punë fitimprurëse përpara se t’i hiqnin organe të caktuara në një laborator sekret pranë Islamabadit.
-
SHBA: OKB t'i nxisë talebanët të heqin kufizimet për gratë
13 Janar 2023, 20:27Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.
-
-
Lufta/ Blinken telefonatë me Kulebën: SHBA nuk do ta braktisë Ukrainën
13 Janar 2023, 20:06 -
Pse rihapja e Kinës do të godasë fort ekonominë botërore
13 Janar 2023, 19:52Për pjesën më të madhe të 3 viteve të fundit – 1016 ditë për të qenë të saktë – Kina ishte e mbyllur ndaj botës. Shumica e studentëve të huaj u larguan nga vendi që në fillim të pandemisë së Covid-19. Turistët i pezulluan vizitat e tyre në këtë vend. Edhe shkencëtarët kinezë pezulluan pjesëmarrjen e tyre në konferencat e huaja.
-
SHBA/ Një javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë
13 Janar 2023, 19:44Shtëpia e Bardhë nuk pati një javë të lehtë, pas publikimit të lajmit se në nëntor janë gjetur dokumente të klasifikuara në zyrat e një instituti kërkimor në Uashington, ku Presidenti Joe Biden kishte një zyrë pasi mbaroi mandatin si nënpresident.
-
Gjermania do të përkujtojë vitin e parë të luftës në Ukrainë më 24 shkurt në Berlin
13 Janar 2023, 19:11 -
Goditi me vezë mbretin Charles III, gjobitet me 85 dollarë i riu britanik, pas ndëshkimit tha: Vizita e tij në një zonë të varfër të Londrës ishte e turpshme!
13 Janar 2023, 18:50Një 21-vjeçar është gjobitur me nje shumë prej 100 £ pasi goditi me vezë mbretin Charles III gjatë një shëtitjeje të tij. I riu tha se e konsideroi të “turpshme” dhe “të shpifur” si edhe të pavend, vizitën e mbretit Charles III pasi zona ku po shëtiste ai ishte një zonë e varfër.
-
Gjermanët 'festojnë' për lajmin e ri, hiqet kufizimi i fundit ndaj Covid-19, hyn në fuqi më 2 shkurt
13 Janar 2023, 18:17Ditën e sotme, ministri gjerman i Shëndetësisë bëri me dije se duke filluar nga data 2 shkurt, Gjermania do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskave në trenat dhe autobusët në distanca të gjata, një nga kufizimet e fundit për COVID-19.
-
U qëllua me pistoletë elektrike nga policia, ndërron jetë kushëriri i bashkëthemeluesit të ‘Black Lives Matter’
13 Janar 2023, 17:35Një kushëri i bashkëthemeluesit të Black Lives Matter, Patrisse Cullors, vdiq disa orë pasi u godit qëllua me pistoletë elektrike në rrugë nga policia e Los Anxhelosit.
-
A do ta furnizojë Perëndimi Ukrainën me tanke luftarake?
13 Janar 2023, 17:32Vendimi i Perëndimit për ta furnizuar Ukrainën me tanke të lehta perëndimore është një shkallë e re armatimi. Në diskutimin pasues për tanket luftarake Gjermania mund të luajë rol kyç.
-
Akuzat për mashtrime tatimore aprovohen, Organizata Trump gjobitet me 1.6 mln dollarë, ish-presidenti nuk u paraqit në gjyq
13 Janar 2023, 17:21Donald Trump, u dënua nga një gjykatë në Nju Jork ditën e sotme me gjobën maksimale prej 1.6 milionë dollarësh pas skemës së mashtrimi fiskal që ka të paktën para 10 vitesh më parë.
