Bota
-
Ushtria e fuqishme e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
1 Shkurt 2021, 09:48 -
Përplasjet BE dhe AstraZeneca, një hap përpara për vaksinat
1 Shkurt 2021, 09:39Pas disa ditësh përplasje mes BE dhe firmës farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca, në lidhje me dozat e vaksinave dhe shpërndarjen e tyre.
-
COVID-19, test stresi për demokracinë
1 Shkurt 2021, 08:34Kriza e Coronës i ka prekur shoqëritë në forma të ndryshme. Më shumë hendeku është rritur mes shteteve dhe shoqërive që dhe më parë ishin të cënuara nga pasojat e digjitalizimit dhe të mbrojtjes së klimës.
-
Ministri i Shëndetësisë Spahn: Gjermania e hapur për përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse kundër COVID-19, nëse aprovohen nga EMA
1 Shkurt 2021, 08:14Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se Gjermania nuk ka asnjë pengesë dhe është e hapur për përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara në Kinë dhe në Rusi, Sinopharm dhe Sputnik V nëse BE-ja i miraton ato.
-
Video/ Harroi kamerën hapur gjatë një seance gjyqësore online, avokati kapet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë
31 Janar 2021, 22:41Që prej fillimit të përhapjes së pandemisë, puna, mësimi apo takimet përmes platformave online janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Por, kjo mënyrë e re komunikimi ka sjellë dhe shumë bëma duke krijuar situata sa qesharake aq edhe të rënda. Një avokat është filmuar lakuriq duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance dëgjimore në gjykatë që po zhvillohej nëpërmjet programit Zoom Peru.
-
Mblodhi 33 mln £ për sistemin shëndetësor britanik, shtrohet në spital veterani 100-vjeçar pasi u infektua me COVID
31 Janar 2021, 21:18Veterani i njohur britanik Tom Moore është shtruar në spital si pasojë e koronavirusit. Kapiteni 100-vjeçar i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u shtrua në spitalin Bredford pasi kishte probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen.
-
(FOTO)Ulja e të infektuarve me COVID, grumbuj njerëzish mbushin sheshet në Milano e Romë! Nga nesër do ketë lehtësim të masave kufizuese
31 Janar 2021, 20:06Me uljen e lehtë të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Itali, shumë qytetarë kanë mbushur sheshet e Milanos dhe Romës. Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga mediat italiane, qytetarët janë pa distancë sociale ku shumë prej tyre nuk kanë vendosur as maskë.
-
Koronavirusi në Britani/ Festë me mbi 70 persona në një jaht, gjobiten qytetarët dhe organizatorët
31 Janar 2021, 19:45Në një kohë kur Londra përballet me COVID-19 si dhe me variantin e ri të këtij virusi, qytetarët vijojnë të mosrespektojnë protokollet shëndetësore. Policia ndërhyri dhe ‘prishi’ një festë brenda një anije në Ealing, Londër mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin mbi 70 persona.
-
Gjyqi ndaj Trump, largohen 5 avokatë nga trupa mbrojtëse e ish-Presidentit
31 Janar 2021, 18:01Vetëm pak ditë përpara zhvillimit të gjyqit ndaj ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump, trupa mbrojtëse e tij duket se është në kaos. Dy prej avokatëve, Butch Bowers dhe Deborah Barbier të cilët pritej të ishin kryesorë, nuk janë më në ekip. CNN raporton se ndryshimet në trupën mbrojtëse ishin si pasojë e një vendimi të përbashkët.
-
COVID-19 në Itali/ 11.252 raste të reja dhe 237 viktima në 24 orët e fundit
31 Janar 2021, 17:50Në Itali gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 11.252 persona dhe janë regjistruar 237 viktima.
-
Alexei Navalny, OBSH-ja dhe Greta Thunberg nominohen për çmimin Nobel të Paqes
31 Janar 2021, 17:09Kundërshtari i Putin Alexei Navalny, OBSH-ja dhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg janë midis të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021.
-
VIDEO/ 10 vjeçari fitoi betejën me COVID-19, mënyra e veçantë si mjekët dhe infermierët e përcjellin të voglin nga spitali
31 Janar 2021, 15:56Një djalë 10 vjeçar pas betejës së tij 11 ditore me COVID-19, më në fund doli nga spitali ditën e premte, ku ishte i shtruar në repartin e kujdesit intensiv.
-
Paralajmërimi i epidemiologëve: Deri më 1 maj mund të humbin jetën mbi 200 mijë amerikanë! Dr. Fauci: Virusi do vijojë të shndërrohet
31 Janar 2021, 15:25Një ekip epidemiologësh në Universitetin e Washingtonit kanë bërë një parashikim të frikshëm lidhur me koronavirusin në SHBA. Sipas saj, mund të humbin jetën 200 mijë amerikanë nga ky moment deri më 1 maj si pasojë e këtij virusi.
-
Mbi 2 mijë të arrestuar, serish protesta për lirimin e kundërshtarit të Putin në Rusi
31 Janar 2021, 14:17Më shumë se 2 mijë persona janë arrestuar ditën e sotme në Rusi gjatë protestës së zhvilluar nga mbështetësit e Alexei Navalny, për lirimin e tij nga burgu.
-
COVID-19/ OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit në mbarë botën
31 Janar 2021, 12:11Ndërsa vendet kanë nisur të zhvillojnë pasaportat e tyre të vaksinimit, OBSH po garon për një sistem certifikatash vaksinimi ndaj koronavirusit, që mund të përdoren në mbarë botën duke siguruar ruajtjen e standardeve.
-
Kishte marrë 2 dozat e vaksinës Pfizer, rezulton përsëri me COVID-19 kongresmeni amerikan
31 Janar 2021, 12:02Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pse kishte bërë dy dozat e vaksinës Pfizer kundër virusit.
-
Autobusi me mësues bie nga ura në Kubë, të paktën 10 viktima dhe 25 të plagosur
31 Janar 2021, 10:11Dhjetë persona vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën, kur një autobus që po transportonte mësues nga Havana për në provincën e Granma të Kubës, ra nga një urë pranë bashkisë së Guines.
-
Variantet e reja të COVID-19, drejtuesi i Pfizer zotohet të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës
31 Janar 2021, 08:02Pas shfaqjes së varianteve të reja të COVID, drejtuesi i gjigantit farmaceutik Pfizer Albert Bourla ka premtuar se kompania është duke u përpjekur që të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës nën 100 ditë.
-
Shifrat e larta me COVID, nga 1 shkurti SHBA vendos maskat me detyrim në të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve
30 Janar 2021, 21:52Nga 1 shkurti SHBA vendos maskat me detyrim në të gjitha llojet e transportit në aeroplanë, anije, trena, metro, autobusë, taksi dhe çdo mjet tjetër udhëtimi.
-
Burgosja e kundërshtarit të Putin, policia-protestuesve: Mos dilni në protestën e së dielës
30 Janar 2021, 21:30Policia ruse ka kërkuar që protestuesit në mbështetje të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit, të mos dalin dalin në sheshe në protestat e planifikuara për të dielën,