Bota
-
Presidenti amerikan Donald Trump është deklaruar së fundi se plani i marrëveshjes së Brexit i kryeministres britanike Theresa May mund të shkaktojë prishje të marrëveshjeve tregtare të SHBA-së me Mbretërinë e Bashkuar.
27 Nëntor 2018, 08:48 -
Përshkallëzohet situata mes Ukrainës dhe Rusisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon takim urgjent
26 Nëntor 2018, 14:58Është përshkallëzuar sërish situata mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo pasi tre anije ukrainase janë kapur në ujërat e Krimesë. Kapja e anijeve ukrainase u shoqërua me protesta dhe djegie makinash jashtë ambasadës ruse në kryeqytetin e Kievit.
-
Përmbajtja e 'Brexit'/ Marrëveshja, një partneritet i ndershëm ekonomiko-politik
26 Nëntor 2018, 14:48Marrëveshja Bashkimi Europian-Britani e Madhe për daljen nga unioni cilësohet si një partneritet “i ndershëm” ekonomik dhe politik”. Kjo marrëveshje rregullon edhe të drejtat e qytetarëve të BE dhe atyre britanikë, kërkesat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.
-
Protestat e dhunshme në Francë, 30 të plagosur dhe 101 të arrestuar (VIDEO)
26 Nëntor 2018, 09:42Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur dhe 101 persona janë arrestuar gjatë protestave që u zhvilluan ditët e fundit në Francë raportojnë mediat vendase.
-
Rusia sulmon anijen e Ukrainës, rriten tensionet mes dy vendeve
26 Nëntor 2018, 08:41Rusia thotë se anijet ndodheshin në ujëra ruse dhe akuzon Ukrainën për akte provokative. Sipas Moskës, 3 anijet ukrainase po përpiqeshin të krijonin një situatë konflikti në rajon.
-
Jemen, vriten 6 militantë të Al-Kaidës në një sulm me dron
26 Nëntor 2018, 07:43Sulmi ka ndodhur në provincën Al-Bayad ku u vranë dy udhëheqës lokalë të grupit dhe 4 militantë të tjerë
-
27 liderët europiane i japin 'dritë jeshile' Brexit, Britania e Madhe një hap më pranë largimit nga BE
25 Nëntor 2018, 10:47Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga Bashkimi Europian. Tani Theresa May do të përballet me kundërshtimet e forta në parlamentin britanik.
-
Paris/ Zjarr, dhunë dhe përleshje me policinë, protestuesit mësyjnë në Champs-Élysées
24 Nëntor 2018, 13:31Protesta dy javore e mbi 30 mijë qytetarëve francezë sot ka agravuar dhe ka sjellë djegien e shumë tendave dhe lokaleve të Parisit. Midis zjarrit dhe sulmeve, një sërë personash mësynë në Champs Elysees. Të veshurit me jelekë të verdhë e fosforeshentë protestojnë konkretisht kundër cmimit të rritjes së naftës.
-
Shpërthim i fuqishëm në një lagje të Minesotas, 1 i lënduar dhe 11 shtëpi të shkatërruara (Video)
24 Nëntor 2018, 10:53Shpërthimi i papritur i zjarrit në një shtëpi në Minesota, SHBA ka shkaktuar shumë dëme materiale si dhe plagosjen e një 80-vjeçari, i cili raportohet se ka qenë brenda saj kur ka ndodhur.
-
Xhelozia ‘çmend’ shqiptarin në Itali, i hedh acid të dashurës në fytyrë dhe e ther me thikë
21 Nëntor 2018, 21:41Sheval Ramadani i hodhi një shishe me acid të dashurës së tij, por arriti t’i dëmtonte vetëm syrin e majtë. Shqiptari nga Maqedonia tentoi më pas edhe ta vriste me thikë, por vajza shpëtoi dhe 32-vjeçari aktualisht ndodhet në paraburgim.
-
Pëson atak kardiak në transmetim live, gazetari rrëzohet përtokë (Video)
21 Nëntor 2018, 15:47Një gazetar ka pësuar atak kardiak gjatë kohës që po komentonte një ndeshje live dhe është rrëzuar përtokë. Bëhet fjalë për turkun Sukru Oytan.
-
Romë, shemben 8 vila luksoze të klanit mafioz 'Casamonica', kryeministri Conte: Në këtë vend do ndërtojmë park publik
21 Nëntor 2018, 14:56Në Romë ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz “Casamonica”. Zbardhja e aktivitetit kriminal të këtij klani mafioz, zhvatjes dhe gjobave me dhunë erdhën si rrjedhojë e një hetimi të ndërmarrë që nga muaji korrik i këtij viti.
-
Dështon Rusia, koreano jugori Yang zgjidhet Presidenti i ri i INTERPOL
21 Nëntor 2018, 08:30Kandidat favorit ishte rusi Aleksandër Prokopçuk, por në fund Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA mbështet fuqishëm Kim Jong Yang.
-
Spanja kërcënon se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit
20 Nëntor 2018, 20:27Kryeministri i Spanjës, Pedro Sances është deklaruar së fundi se do të kundërshtojë një draft marrëveshje për Brexit, për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, nëse nuk ka një sqarim mbi bisedimet e ardhshme mbi statusin e Gadishullit të Gjibraltarit.
-
Me thirrjet 'Allahu Akbar', sulm me thikë ndaj një polici në Bruksel
20 Nëntor 2018, 08:50Një person me ka plagosur me thikë një polic jashtë një stacioni policor në Bruksel. Gjatë viteve të fundit, Belgjika dhe vende të tjera evropiane janë kapluar nga një valë e sulmeve me thikë.
-
“Leda dhe Mjellma’, portreti i bukur i mbretëreshës së Spartës, mrekullia e fundit e Pompei
19 Nëntor 2018, 23:06Një pikturë e pasur plot ngjyra, me nuanca të shumëllojshme dhe me një cilësi të lartë, e tillë është vepra e Portretit të Ledës, mbretëreshës së bukur të Spartës, që ngelet shtatzënë nga Zeus, mbreti i zotëve, i cili vetëm për ta pasur atë u shndërrua në një mjellmë. Kjo është mrekullia e fundit e mitit grek e zbuluar në Pompei.
-
Ikja e Gruevskit dhe kërkesa e tij për azil, Maqedonia nota proteste ndaj Hungarisë: Do ta refuzojë
19 Nëntor 2018, 20:23Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë një notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil.
-
“Do të të gjej dhe do të të vras”, ‘Babagjyshi’ kërcënon vogëlushen 3-vjeçare (Video)
19 Nëntor 2018, 17:48Një vajzë vetëm 3-vjeçare është kërcënuar nga një aplikacion, i cili të mundëson të shkëmbesh telefonata me Babagjyshin. Mamaja e të voglës Kersty Taylor ka ngritur alarmin në rrjetet sociale duke lajmëruar të gjithë prindërit në lidhje me këtë aplikacion.
-
Arrestohet menaxheri i 'Mitsubishi-Nissan', mashtroi aksionerët për të ardhurat e kompanisë
19 Nëntor 2018, 15:49Kompania ka kërkuar ndjesë para aksionerëve dhe menjëherë policia ka shkuar dhe e ka arrestuar 64-vjecarin në Tokio.
-
Qyteza e zhdukur nga zjarret në Kaliforni, pamje tronditëse (VIDEO)
18 Nëntor 2018, 21:40Zjarret tragjike në Kaliforni kanë zhdukur një qytezë të tërë. Në Paradise, janë shkrumbuar plot 8 900 shtëpi, ndërkohë në të gjithë zonën pritet të lëshohet alarmi i evakuimit për të paktën 50 mijë persona, pasi flakët gjigande vijojnë të përhapen frikshëm.
