Bota
-
Italia ka ashpërsuar masat kundër emigrantëve të jashtëligjshëm. Ajo çfarë parashikon ky ligj është: përshpejtim i procedurave të dëbimit drejt vendeve të origjinës të azilkërkuesve që kryejnë vepra penale dhe dhënia e azilit vetëm atyre që iu rrezikohet jeta në zona lufte apo persekutohen politikisht. Demokratët në opozitë e kanë kritikuar ashpër këtë ligj.
29 Nëntor 2018, 18:59 -
Vjenë/ Vidhet një tjetër pikturë e impresionistit francez Renoir, shpallen në kërkim tre persona
29 Nëntor 2018, 18:36Tri persona janë shpallur në kërkim nga policia austriake, pasi mendohet se kanë vjedhur pikturën e impresionistit francez Pierre Auguste Renoir në shtëpinë e ankandit "Dorotheum". Pamjet e mundësuara nga kamerat e sigurisë kanë treguar se ata kanë ndjekur mënyra të ndryshme për t'u larguar.
-
24-vjeçari holandez shpik pajisjen që do të pastrojë detet dhe oqeanet nga plastika
29 Nëntor 2018, 18:48Ekipi shpreson që vetëm në vitin e parë, sistemi do jetë në gjendje të grumbullojë rreth 50 ton plastikë. Përllogaritjet tregojnë se me vendosjen e rreth 60 grupeve të tilla të pastrimit, rreth 50% e plastikës në këtë sektor të ndotur, mund të hiqet brenda pesë vitesh.
-
G-20-ta në Argjentinë në prag të zhvillimeve të nxehta, Trump anulon takimin me Putin
29 Nëntor 2018, 18:28Presidenti amerikan ka anuluar një takim të planifikuar në Buenos-Aires me presidentin e Rusisë. Takimi i nivelit të lartë i G-20-s në Buenos Aires që nis nesër pritet të jetë skenë përplasjesh, pasi udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të botës marrin pjesë në samit në klimën e një lufte tregtare mes tyre
-
Tensionet Rusi-Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin në G20
29 Nëntor 2018, 18:12Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anulluar takimin me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të planifikuar për të shtunën e ardhshme në Buenos Aires gjatë G20.
-
Analiza e DW/BE-së i dështon plani i risistemimit të emigrantëve
29 Nëntor 2018, 12:32Në shtator të 2017-ës, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, hartoi agjendën për një plan të ri për risistemimin e 50 mijë personave të tjerë deri në tetor të vitit 2019
-
Itali/ U përpoq të merrte peng 20 persona, midis të cilëve 3 u plagosën, vendoset në pranga 28-vjeçari
29 Nëntor 2018, 11:45Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të enjte pasi tentoi të merrte peng 20 persona. Pasi sulmoi zyrat rajonale të qytetit të Fiugiit në Itali, ai fillimisht rrëmbeu drejtorin e tyre dhe më pas një studente femër. Sipas mediave fqinje, një oficer i karabinierëve, dy policë dhe një grua mbetën të plagosur.
-
Dyshimet për pastrim parash, bastisen zyrat e ‘Deutsche Bank’
29 Nëntor 2018, 11:43Kontrolle masive të 170 zyrtarëve në zyrat qendrore të bankës së mirënjour me qendër në Frankfurt. Aksionet në bursë bien brenda pak minutash. Punonjësit në ndihmë të inspektorëve, ndërsa banka premton bashkëpunim me autoritetet
-
Momenti tronditës/ Vajza zbret nga motori dhe vret me armë pesë të rinj në Meksikë (VIDEO)
29 Nëntor 2018, 11:05Policia lokale ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën në një festë për përvjetorin e martesës së një prej viktimave.
-
Prag lufte me Rusinë, Ukraina i kërkon ndihmë ushtarake Gjermanisë dhe NATO-s: Na mbështesni
29 Nëntor 2018, 10:52Kievi është i vendosur t'i përgjigjet edhe ushtarakisht Rusisë, pas tensioneve në detin Azov, por kërkon ndihmën e perëndimit. Nga ana tjetër, BE ka shprehur shqetësim për tensionet në rritje në lindje mes Ukrainës dhe Rusisë.
-
'Nuk flet por është kaq i lirë. Të lutemi për të', videoja e djalit që luan pranë Papa Franceskut bëhet virale në rrjet
28 Nëntor 2018, 21:53Djali dhe familja e tij kishin ardhur nga Argjentina vetëm për të dëgjuar audiencën e Atit të Shenjtë. Deri në momentin që djali u shkëput nga krahët e nënës dhe vajti të luante pranë Papës.
-
William dhe Kate në Leicester, homazhe 5 viktimave të aksidentit ajror
28 Nëntor 2018, 21:10Çifti mbretëror çoi një buqetë me lule tek memoriali në nder të viktimave dhe më pas u takuan me menaxherin e klubit, Claudue Puel dhe një grup lojtarësh, përfshirë edhe kapitenin, Wes Morgan.
-
Brukseli-Italisë: Bëni korrigjime të buxhetit 2019, shkel rregullat e eurozonës mbi buxhetin
28 Nëntor 2018, 17:06Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis deklaroi se projektbuxheti 2019 i Italisë duhet t'i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore, në mënyrë që kjo e fundit t'i shmanget ndëshkimit të BE-së. Valdis Dombrovskis kërcënoi se do të marrë masa kundër Romës, pasi kjo e fundit po shkel rregullat e eurozonës.
-
Situata Rusi-Ukrainë, flet Putin: Përgjegjës për konfrontimin në det, Poroshenko
28 Nëntor 2018, 16:39Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Petro Poroshenko, se Rusia ka rritur në mënyrë drastike praninë ushtarake në kufirin ukrainas. Putin i cilësoi akuzat e Poroshenkos si të qëllimshme, në funksion të rritjes së popullaritetit të tij përpara zgjedhjeve presidenciale. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe SHBA. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se takimi që pritet të zhvillohet në Buenos Aires këtë javë, mund të anulohet kurdoherë.
-
VIDEO/ 2 metër e lartë dhe me peshë 1.4 ton. Kush është lopa më e madhe në botë?
28 Nëntor 2018, 14:47Lopa e quajtur “Knikers” konsiderohet si lopa më e madhe në botë dhe gjendet në Australinë Perëndimore. E konsideruar si rekordmenia e botës lopa gjigande me peshë prej 1400 kg dhe gjatësi 1 metër e 94 cm është dyfishi i madhësisë së pjesës tjetër të tufës së saj.
-
Sulmi i rusëve ndaj anijeve/ Në Ukrainë hyn në fuqi ligji i luftës, mbështetje e plotë nga shtetet perëndimore
27 Nëntor 2018, 22:36Rusët qëlluan dy ditë më parë anije ukrainase në ngushticёn detare të Kerchit, mes Krimesё dhe Rusisё, qё lidh detin e Zi me atë Azov. Që prej atij momenti, situata ka nisur të precipitojë.
-
Vuante nga skleroza, ndahet nga jeta krijuesi i serialit vizatimor “Sponge Bob”
27 Nëntor 2018, 22:50Ditën e sotme ka ndërruar jetë Stephen Hillenburg, krijuesi i serialit vizatimor “SpongeBob Squarepants”. Ai u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pasi vuante nga skleroza laterale amiotrofike.
-
Ngjarje shokuese/ E përdhunoi, e vrau dhe më pas abuzoi sërish me 14-vjeçaren, i akuzuari del përpara gjykatës
27 Nëntor 2018, 21:45Një adoleshent ka vrarë një 14-vjeçare dhe më pas e ka përdhunuar. Burimet bëjnë me dije se 16-vjeçari ka abuzuar me të miturën gjithashtu edhe para se ta vrasë.
-
Si mbërriti sonda “Insight” në planetin Mars (Video animuese 3D)
27 Nëntor 2018, 17:55NASA ka dërguar një sonda të re në plantin e kuq. “Insight” ka mbërritur me sukses në Mars ku pritet të zbulojë sekrete të reja nga ky planet.
-
41 arrestime për trafikimin e drogës në Itali, ‘duart’ e klanit mafioz të lidhura me ato shqiptare (VIDEO)
27 Nëntor 2018, 10:4041 persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë gjatë natës në krahinat e Lecce, Bari e Brindizi ndërsa mësohet se ky grup kishte lidhje dhe furnizohej edhe përmes disa rrjeteve të trafikimit të drogës veprues edhe në Shqipëri.
