Dosje
-
Është publikuar historia e panjohur të ngjarjeve të gushtit të vitit 1949, të njohura ndryshe si “Provokacionet e Gushtit”, ku forca të shumta të ushtrisë qeveritare greke të kryeministrit Caldaris, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ndërmorën sulme të armatosura në kufijtë juglindorë të Republikës Popullore të Shqipërisë në rrethet e Kolonjës dhe Korçës, duke hyrë disa herë qindra metra në thellësi të tokës sonë.
7 Shtator 2021, 07:57 -
'Në Liceun e Korçës botonte poezi dhe përkthente Balzakun e Lamartine…”, historia e ‘Harry Fultzit' shqiptar, që drejtoi për 22 vjet ‘Polikumin’ në Tiranë
6 Shtator 2021, 14:43Memorie.al publikon historinë e panjohur të Gjergji Canco me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës, i cili që në moshë të re, kur ishte në bangat e shkollës në Liceun Francez të atij qyteti, filloi të botonte në revistën letrare ‘Shpresa’, të shkollës, si në prozë, poezi, e përkthime të ndryshme nga frëngjishtja, si Balzakun, Lamartine etj.
-
“Fadil Paçrami ka futur përçarje midis aktorëve...”, publikohet relacioni sekret për Ramiz Alinë
6 Shtator 2021, 07:54Janë publikuar disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin muajt mars të vitit 1973, ku ndodhen disa raport-informacione të Sektorit të Edukimit, pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, që i dërgohen Ramiz Alisë, lidhur me mbledhjet e organizatës profesionale.
-
Mao Ce Duni: Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
5 Shtator 2021, 09:01Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket vitit 1967, ku ndodhet proces-verbali “Tepër sekret” i një bisede të zhvilluar në Pekin, me datën 3 shkurt të atij viti, gjatë një pritje që Kryetari i Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun, me kryeministrin Çu En Lai, dhanë për nder të delegacionit shqiptar të kryesuar nga sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo dhe ministri i Mbrojtjes Popullore e zv/kryeministri Beqir Balluku, ministri i Punëve të Jashtme, Behar Shtylla, Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Hito Çako, si dhe ambasadori shqiptar në Pekin, Vasil Nathanaili.
-
Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…
31 Gusht 2021, 08:34Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…!
-
Relacioni sekret/ 'Gratë e diplomatëve tanë që dinë gjuhë të huaja, duhet të lidhen me…', ja çfarë sugjeronte ish-ministri i Jashtëm
30 Gusht 2021, 07:44Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili i përket vitit 1969, ku ndodhet një letër e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të të PPSH-së, Behar Shtylla, dërguar eprorëve të tij, të cilën ai e ka titulluar: “Disa mendime mbi punën e Zbulimit tonë jashtë shtetit dhe mbi punën në drejtim të emigracionit reaksionar”.
-
Fjala e panjohur e Hrushovit: Qëndrimin që mbajti Enver Hoxha ndaj nesh, Gomulka e krahasoi me qenin, kur i jep bukë dhe ai të…
29 Gusht 2021, 09:06Publikohen disa dokumente arkivore të panjohura dhe të pabotuara më parë, të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hrushov, e mbajtur gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë.
-
S’mund të krahasohen Enveri e Mehmeti me Stalinin, ata janë më kasapë/ Biseda e panjohur e Hurshovit gjatë një darke në Bullgari vitin ‘62
27 Gusht 2021, 08:45Publikohen disa dokumente arkivore të cilat janë marrë nga arkivat e Bullgarisë, ku është transkriptuar (zbardhur), fjala e ish-sekretarit të parë të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Nikita Hurshov, e bërë gjatë një darke zyrtare në Yevksinograd të Bullgarisë me në krye sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, Teodor Zhivkov dhe kryeministrin Anton Ygov.
-
'Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës
25 Gusht 2021, 07:32Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish – Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në disa legjislatura, i cili kujtonte periudhën e “zgjedhjeve” për në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke folur për rrethin e Krujës ku ai shërbeu për vite me radhë në detyra dhe funksione të ndryshme.
-
Ditari i panjohur i Enverit: Kur shikoj nëpër kronika televizive gueriljet afgane që luftojnë me guxim kundër sovjetikëve në borë e akull, më kujtohet…
23 Gusht 2021, 08:19Ditari i plotë i ish-diktatorit komunist të Shqipërisë me shënime, komente dhe analiza rreth pushtimit të Afganistanit dhe ngjarjeve të ndodhura në Iran, ku reagimi i parë në arenën ndërkombëtare erdhi nga ana e amerikanëve, pasi presidenti Carter, në shenjë presioni ndaj atij agresioni ushtarak, anulloi kontratën prej 17 milion tonë grurë që SHBA-ve do t’i shiste Bashkimit Sovjetik
-
Dosja sekrete me përgjime/ Relacioni për Mehmet Shehun: Edhe sikur të duan këta që të shkojë Kosova me Shqipërinë, vetë kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Titua
20 Gusht 2021, 08:34Publikohen disa dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi I ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që përkasin një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku ndodhet një korrespodencë në mes krerëve më të lartë të regjimit komunist të asaj kohe.
-
Dosja ‘Tepër sekrete’ e Sigurimit të Shtetit! Relacioni i Kadri Hazbiut: Tani pas prishjes me Kinën, një i deklasuar në Tiranë, thotë se; po fituam ne, nuk do ketë asnjë mëshirë
19 Gusht 2021, 09:25Në fillimin e vitit 1978, si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me Republikën Popullore të Kinës, gjë e cila kishte filluar të merrte të çarën e parë që nga fillimi i viteve ’70-të kur Kina Popullore e Mao Ce Dunit me anët të “politikës së ping-pongut” filloj të afrohej me SHBA-ve dhe priti në Pekin sekretarin e Departamentit të Shtetit, Henry Kissinger dhe më pas Presidentin Nikson, duket se Tirana zyrtare “vuri alarmin”
-
Fjalët e fundit të 'Veronikut' i filmit 'Vendimi', kur u dënua me vdekje në ’45-ën, i akuzuar për Qemal Stafën: Akuzat më bahen për inate personale e xhelozi
14 Gusht 2021, 08:35Dokumente të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin viteve 1942-1945, ku bëhet fjalë për Ludovik Nikaj, ku punonte si elektro-teknik, një nga të rinjtë komunistë e orëve të para, i cili teksa kishte shkuar në qytetin e Shkodrës së bashku me bashkëshorten e tij, Qefsere Bekaj, u arrestua nga forcat italiane dhe u dërgua në Kuesturë për t’u marrë në pyetje, në lidhje me veprimtarinë e aktivitetin e tij në radhët e Partisë Komuniste, por gjatë asaj kohe që ai mbahej i izoluar në qeli, me urdhër të Qarkorit Komunist të Shkodrës, u vendos eliminimi i tij, pasi dyshohej se ai kishte treguar shtëpitë dhe bazat ku strehoheshin komunistët.
-
Zbulohen dokumentet e panjohura për ‘spiunin’ i cili akuzohej se tregoi Qemal Stafën! Letra për Enverin: Nëse asht e mundun, kam nevoj të flas personalisht me ju
13 Gusht 2021, 08:15Si u krye aksioni i njësiteve guerilje të qytetit të Shkodrës me në krye Perlat Rexhepin, (‘Hero i Popullit’), duke qëlluar me bomba dhe granata dore godinën e Kuesturës ku Ludoviku mbahej i izoluar dhe transferimi i tij nga autoritetet italiane për në Itali, duke e sistemuar në një kamp internimi afër Modenas.
-
"Edhe pse u vra nga italianët më 6 prill të ’42-it, nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…"/ Historia e panjohur e kapitenit të Zogut, besnikut të Abaz Kupit
12 Gusht 2021, 08:12Memorie.al publikon historinë e panjohur të Mark Trokthi nga Laçi i Kurbinit, pasardhës i një prej familjeve më të njohura të asaj zone për tradita patriotike dhe fetare, ku i pari i tyre, Imzot Pashko Trokthi, arriti shkallët më të larta të hierarkisë kishtare, duke shërbyer për shumë vite si Arqipeshkvi i Shkupit dhe ai figuron i dyti në listën e personaliteteve fetare, të cilët më 29 qershor të vitit 1895, në kishën Katedrale Metropolitane të Shkodrës, firmosën Koncilin e Tretë Shqiptar, nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit.
-
Dëshmia e rrallë e poetit që u arratis në ’90-ën në SHBA-ve: Nuk kisha lekë të blija ‘Dimrin e madh’ të Kadaresë dhe fshehurazi grisa dyshekun
11 Gusht 2021, 07:51Historia e panjohur të Gjek Nik Marinaj me origjinë nga fshati Brrut i Bajzës së Kastratit në Malësinë e Madhe, fëmija i shtatë i një prej familjeve më të varfra të asaj krahine, e cila jetonte në një varfëri të tejskajshme, aq sa shpesh herë ata flinin pa ngrënë bukë, por nga pasioni i madh që Gjeka kishte për librat dhe poezinë, në vitin 1981 kur doli botimi i tretë i “Dimri i vetmisë madhe” i Kadaresë, ai u detyrua dhe fshehurazi prindërve, grisi dyshekun e leshin që nxori prej aty, e shiti në pazar dhe me lekët e fituara, bleu romanin.
-
Relacioni sekret për Enverin: Kë të simpatizojë rinia, Agllahia Zoton, që lahet tërë ditën në det dhe pastaj…”?!/ Zbulohen letrat e Adil Çarçanit, për 'shthurjen'
9 Gusht 2021, 07:35Dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1945, ku ndodhen disa raport-informacione me siglën “sekret” të hartuara nga Sekretari Politik i Qarkorit Komunist të Durrësit, Adil Çarçani, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxhës
-
Takimi i panjohur i Mao Ce Dun me Hysni Kapon e Ramiz Alinë në Wuhan: Mos kini frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre…
6 Gusht 2021, 08:12Me datën 29 qershor të vitit 1962, kryetari i Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, priti delegacionin e lartë të PPSH-së, të kryesuar nga sekretarët e Komitetit Qendror, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, ku merrte pjesë edhe ambasadori i Republikës Popullore të Shqipërisë në Pekin, Reiz Malile, etj.
-
‘Mëkatet’ e Shqipërisë për luftën italo-greke dhe e vërteta e vrasjes së Daut Hoxhës nga…', fakte mbi rolin e qeverisë së Tiranës
4 Gusht 2021, 09:24Ka kaluar më shumë se shtatë dekada, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me pretekstin, se: nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin Italian, karshi fqinjës së saj jugore?
-
'Pas zbulimit të anijes amerikane me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, u hap zjarr dhe…'/ Dëshmia e rrallë e ish–shefit të Ndërlidhjes së Sazanit, për incidentin e ’82-it
3 Gusht 2021, 08:29Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në mesnatën e 21 tetorit të vitit 1981, kur një nga repartet ushtarake të ‘Baterisë bregdetare’ të dislokuara në Gjirin e Vlorës, raportuan se në ujërat teritoriale shqiptare, jo shumë larg Kepit të Gjuhëzs, kishin zbuluar periskopin e një “objekti armik” dhe pas kësaj me urdhër të Komandës së Flotës Luftarake-Detare në Ministrisë e Mbrojtjes në Tiranë, u ngritën në alarm luftarak të gjitha repartet ushtarake dhe ato të Flotës Detare të dislokuar për gjatë gjithë Gjirit të Vlorës.
