Ekonomi
-
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësojnë progresin e Shqipërisë në sektorin financiar gjatë dekadës së fundit. Sipas vlerësimit, vendi ka institucione financiare më të shëndetshme, sistem më të larmishëm dhe infrastrukturë pagesash të modernizuar, ndërsa është zgjeruar edhe përdorimi i teknologjisë në produktet financiare.
29 Shtator, 10:31 -
Vështirësi nga kostot dhe mungesa e subvencioneve, blegtorët letër me 7 kërkesa qeverisë! Kërkojnë heqje të akcizës së naftës e rialokim fondesh! Paralajmërojnë protesta
29 Shtator, 08:33Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente. Ata kërkojnë që pjesa e fondeve të parealizuara nga skema për kompensimin 10% të TVSH-së të rialokohet për subvencionimin e blegtorëve.
-
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%! Piku pritet në dhjetor
29 Shtator, 07:48Rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj, gjatë periudhës shtator-tetor. Për këtë arsye, ndryshimi i kostove pritet të nisë të reflektohet më dukshëm në treg nga muaji nëntor, ndërsa piku i rritjes së çmimeve pritet gjatë muajit dhjetor.
-
Të ardhurat nga kontributet ‘ndihmojnë’ skemën e pensioneve, kalojnë 134 miliardë lekë
28 Shtator, 16:43Rritja e punësimit formal dhe deklarimi real i pagave po japin efekt, në rritjen e të ardhurave për skemën. Ministria e Financave thotë se në 8 muaj janë mbledhur mbi 134 miliardë lekë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërkohë që është rritur numri i kontribuuesve, por edhe niveli i pagave.
-
Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim
28 Shtator, 08:17Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi.
-
-
-
Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet në Report tv, nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private! Manjani: S'ka indeksim të dytë, në 2027 dyfishohen bonuset
26 Shtator, 19:33Zëvendësministrja Manjani thotë se rritja e moshës për të dalë në pension është dhe detyrim që rrjedh nga procesi i integrimit, por barazimi i moshës së burrave dhe grave në 67 vjeç, nuk do të behet menjëherë.
-
Raporti/ Bashkitë thyejnë rekord, rritën me 75% të ardhurat! ‘Boom’-i i ndërtimeve mbush arkat, por shpenzimet janë nën plan
26 Shtator, 18:11Bashkitë kanë rritur me 75.7% të ardhurat në janar-gusht 2026, duke arkëtuar 44.4 miliardë lekë, mbi planin e parashikuar dhe kryesisht falë rritjes së taksave lokale dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Ndërkohë, shpenzimet u rritën me 14% krahasuar me vitin e kaluar, por mbetën nën planin e përcaktuar për këtë periudhë.
-
Bankat në ‘alert’ për çmimet e pronave e sulmet kibernetike, BSH: Rreziqe në rritje! Ndikim edhe tensionet politike
26 Shtator, 15:00Bankat ngrenë alarmin për rreziqet që mund të godasin sektorin financiar. Çmimet e larta të pronave dhe sulmet kibernetike renditen ndër shqetësimet kryesore, ndërsa tensionet politike futen gjithashtu në listën e pesë rreziqeve të identifikuara nga bankat. Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku nga pasuritë e paluajtshme është rritur për shkak të shtrenjtimit të pandalur të apartamenteve.
-
Patatja e famshme e Stëblevës shitet në anë të rrugës, fermerët: Kemi vështirësi për tregje dhe makineri: Përdorim ende kuajt
26 Shtator, 14:56Dhjetera fermerë në Stëblevë të Librazhdit e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e patates që njihet për cilësinë e lartë. Ata përballen me shumë vështirësi, mungesa e tregut, çmimi i ulët dhe mbi të gjitha mekanika e vjeteruar. Ende fermeret përdorin kuajt pasi nuk kanë mjete bujqësore.
-
Pse Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë e Shqipërisë?
26 Shtator, 12:42Më 19 shtator 2026, agjencia ndërkombëtare prestigjoze “Moody’s”, e vlerësimit të aftësive borxh-shlyese të mbarë ekonomive të planetit, përmes vlerësimit për ecurinë e tyre, e rriti vlerësimin për ekonominë tonë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”.
-
Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?
25 Shtator, 21:05Numri i pasagjerëve që kalojnë përmes aeroportit është një tregues i drejtpërdrejtë i rritjes së lëvizshmërisë së shqiptarëve, zgjerimit të turizmit, shtimit të udhëtimeve të biznesit, rritjes së lidhjeve familjare me Diasporën dhe fuqizimit të lidhjes së ekonomisë shqiptare me botën.
-
Biznesi në vështirësi nga rënia e euros dhe rritja e kostove, prodhuesit në Shkodër: Na krijoni lehtësira që të ekzistojmë
25 Shtator, 17:31Sipërmarrësit e fasonerive në Shkodër kërkojnë politika lehtësuese përballë vështirësive që po hasin pas rënies së euros dhe rritjes së kostove të prodhimit. Shqetësimet u ngritën gjatë takimit të prodhuesve shkodranë me shoqatën e Manifakturës Shqiptare.
-
Shqipëri-Greqi, zgjerohet shkëmbimi elektronik i të dhënave doganore! Pas Kakavijës, synohen edhe pikat e tjera kufitare
25 Shtator, 17:30Në Takimin e 14-të Bilateral të Nivelit të Lartë, të zhvilluar në Tiranë, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, dhe homologu i tij grek, Dimitrios Bourikos, diskutuan një sërë masash që lidhen me menaxhimin e përbashkët të kufirit, funksionalizimin e Green Lanes dhe sistemit SEED+, digjitalizimin dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.
-
Qeveria miraton marrëveshjen me UNDP për programin 'Dyfisho sipërmarrjen tënde'
25 Shtator, 17:05Marrëveshja lidhet mes Këshillit të Ministrave, të përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e financuesit, dhe UNDP-së, e cila do të jetë zbatuesja e programit.
-
Nis hartimi i projektbuxhetit të 2027-ës, pritet mbi 10 mld euro! Malaj: Do i përgjigjet nevojave sociale dhe zhvillimit ekonomik
25 Shtator, 16:11Ministria e Financave nis hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe hartimin e paketës fiskale. Lajmin e bën të ditur vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa diskuton me drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit Mimoza Dhëmbin e cila ka 34 vite pjesë e asaj ministrie.
-
Kush po investon në Shqipëri? Në 6 muaj afro 328 mln € nga burime ‘konfidencial’! BSH: 50% e parave të huaja shkon në pasuri të patundshme
25 Shtator, 15:21Investimet e huaja në Shqipëri po rriten me ritme të shpejta, por origjina e një pjese të madhe të kapitalit mbetet e padeklaruar. Në gjashtë muajt e parë të vitit, investimet e klasifikuara si “konfidenciale” janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në 328 milionë euro, ndërkohë që vlera më e madhe shkon në pasuri të paluajtshme.
-
Turizmi/ Vetëm 2% më shumë të huaj në gusht, 2.4 mln vizitorë! Në 8 muaj, 9.4 mln turistë hynë në Shqipëri
25 Shtator, 15:06Rreth 2.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në gusht me rritje prej vetëm 2% krahasuar me vjet. Shifrat e INSTAT tregojnë për një ngadalësim të vrullit turistik gjatë këtij viti, ndërsa në total për 8 muaj në vend kanë ardhur 9.4 milionë të huaj.
-
Raporti/ Bizneset nuk po paguajnë në kohë këstet e kredive! BSH: Në 6 muaj bankat fshinë 4 mld lekë kredi ‘të humbura’
24 Shtator, 15:06Në dhjetë vite bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre afro 94 miliardë lekë kredi që i klasifikojnë të humbura pasi nuk janë shlyer nga kredimarrësit. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë thuhet se vetëm gjysmës së parë të këtij viti u fshinë 4 miliardë lekë, ndërkohë që kredia me probleme në vlerë ka regjistruar rritje.