Ekonomi
-
6 Tetor, 15:49
-
-
-
Shërbimi hekurudhor në Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit do të ofrohet nga privati, nisin takimet konsultative! Karakaçi: Brenda vitit edhe fituesi i Durrës-Rrogozhinë
6 Tetor, 13:17Shërbimi hekurudhor në linjën Tiranë-Durrës-Rinas që pritet të mbarojë vitin tjetër do të ofrohet nga një operator privat. Qeveria ka nisur konsultimet me sektorin privat për përgatitjen e tenderit, prej të cilit do të përzgjidhet edhe operatori që do të menaxhojë këtë linjë hekurudhore.
-
Pas ndalimit të importit të mishit të shpendëve e gjedhëve nga Brazili në 'lupë' edhe i derrit! Salla: 2 raste me mish pule Brazili të kontaminuara, njëra sasi u shit para verifikimit
6 Tetor, 13:05Më shumë se 68 mijë kontrolle ka kryer AKU në 8 muaj për të garantuar standardet e sigurisë ushqimore, prej të cilave më shumë se 5 mijë inspektime ishte me bazë risku.
-
Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës
6 Tetor, 09:54Sipas urbanistëve dhe arkitektëve, projekti për një kullë 78 metra të lartë në Parkun Rinia, jo vetëm tjetërson një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qendër të Tiranës, por cenon dhe kujtesën historike e sociale të kryeqytetit.
-
1 në 3 aplikime për kredi të bëra këtë vit janë refuzuar! 63 mijë qytetarë e biznese morën kredi në janar-qershor 2026
5 Tetor, 20:10Historiku negativ në shlyerjen e kredive, frika për mungesë të ardhurash për të kthyer huatë e reja dhe një qasje më e kujdesshme në kredidhënie kanë bërë që bankat tregtare të refuzojnë 1 në 3 aplikime të bëra për kredi gjatë gjysmës së parë të vitit.
-
Zv.guvernatorja Zaçaj në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut: Kemi ndërmarrë reforma për modernizimin e sistemeve të pagesave
5 Tetor, 17:28Duke u ndalur në rastin e Shqipërisë, Holta Zaçaj veçoi faktin se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për shumë familje. Megjithatë, zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë digjitale, e kryesisht ato që lidhen me modernizimin e sistemeve të pagesave, sipas saj po riorganizojnë mënyrën se si paraja cash lëviz përtej kufijve.
-
Pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime do marrin bonus ose rritje pensioni, zv.ministrja: Po finalizojmë skemën e re! Rrëzohet propozimi i PD
5 Tetor, 16:08Opozita kërkon përjashtimin e pensionistëve që punojnë nga pagesa e sigurimeve shoqërore, me argumentin se ata janë të detyruar të jenë në tregun e punës prej pensionit të ulët. Nisma e propozuar nga deputeti i PD-së Igli Cara, nuk mbështetet nga mazhoranca. Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani thotë se me skemën e re po vlerësohet kthimi këtyre kontributeve si bonus për këta pensionistë ose do iu rritet pensioni mujor.
-
Tensione për ujin në Korçë, banorët e Burimasit dalin sërish në protestë: Burimi të mos merret për zonën e Zvezdës
5 Tetor, 15:58Banorët e Burimasit theksojnë se nuk janë kundër zgjidhjes së problemit të ujit për Zvezdën, por kërkojnë që furnizimi të sigurohet nga burime të tjera dhe jo nga uji që përdoret prej tyre.
-
Pr/ligji, kufizohen kostot e kredive të këqija që janë shitur! Jobankat s’do të rritin kostot apo të vendosin tarifa më të larta
4 Tetor, 16:32Kostot për kreditë me probleme të blera nga subjektet jobanka nuk do të rriten përtej kushteve të kontratës fillestare. Projektligji i hartuar nga qeveria e që po konsultohet nga Bankës së Shqipërisë synon të kufizojë ngarkesën qytetarëve, me interesa apo penalitete abuzive.
-
Raporti/ Paraja jashtë bankave rritet me 15.2% brenda një viti, qarkullojnë mbi 534.1 mld lekë! Tatimet-bizneseve: Mundësoni pagesa me kartë deri në fund të dhjetorit
4 Tetor, 13:24Më shumë se 534 miliardë lekë qarkullojnë jashtë bankave, në rritje me 15.2% krahasuar me vitin e kaluar. Për të reduktuar pagesat me lekë në dorë, Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje bizneseve që të marrin masa për të mundësuar pagesa elektronike brenda 31 dhjetorit, njëjtë siç ndodhi me strukturat akomoduese, institucionet apo sektorin e transportit.
-
Fatos Çoçoli: Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?
4 Tetor, 09:51Besimi në ndërtim ka efekt edhe mbi punësimin. Ndërtimi është një sektor me intensitet relativisht të lartë punësimi. Rritja e aktivitetit të pritshëm në këtë sektor nënkupton më shumë kërkesë për punëtorë, teknikë, inxhinierë, arkitektë dhe profesione të tjera të lidhura me ndërtimin.
-
VKM/ Qeveria miraton projektligjin për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare, rregulla më të forta për bankat dhe shoqëritë e sigurimit
2 Tetor, 21:42Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacionit, hartimin e udhëzimeve të përbashkëta dhe kryerjen e 'provave të rezistencës' së konglomerateve financiare.
-
Qeveria miraton ngritjen e Këshillit Fiskal: Do të mbikëqyrë buxhetin e shtetit dhe do të raportojë në Kuvend
2 Tetor, 20:28Projektligji përcakton se Këshilli Fiskal nuk do të hartojë politika fiskale apo buxhetore dhe nuk do të ushtrojë funksione ekzekutive, por do të ketë rol monitorues, analizues, vlerësues dhe raportues.
-
Rritet çmimi i mishit pas ndalimit të importit nga Brazili? Ekspertët: Shtrenjtohet deri 5%, nëse nuk abuzohet, bizneset të gjejnë tregje alternative! Ministria e Bujqësisë: Prioritet siguria
2 Tetor, 19:59Në Shqipëri, importet nga Brazili përdoren në pjesën dërrmuese në industrinë e përpunimit të mishit. Pas këtij ndalimi, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve për produktet që tregojnë deri në 30%, pasi në treg sipas tyre do të ketë mungesë mishi.
-
-
Ekonomia po rritet “pa bujqësi e prodhim”, ekspertët: Duhet ndryshuar modeli ekonomik, po bëhemi gjithnjë e më shumë një vend importues
2 Tetor, 19:35Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, rritja ekonomike që vjen nga administrata publike, taksat neto dhe ndërtimi, ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e modelit aktual të zhvillimit. Ndërsa Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se brenda 5 vitesh bujqësia është tkurrur me deri 12%.
-
Bie sërish niveli i liqenit të Fierzës, zbret në 266.95 metra! Dy agregatë mbajnë në punë hidrocentralin (VIDEO)
2 Tetor, 14:26Sipas të dhënave të datës 2 tetor, mungesa e reshjeve gjatë verës, prurjet e kufizuara dhe përdorimi i rezervës ujore për prodhimin e energjisë elektrike kanë ndikuar në uljen e nivelit të liqenit.
-
Pr.ligji për rezervën e naftës/ PD 3 amendime: Të financohet 100% nga buxheti, blerjet me garë dhe menaxhimi vetëm nga shteti
2 Tetor, 11:30Partia Demokratike propozoi sot 3 amendamente shtesë për projektligjin për krijimin e rezervës së sigurisë së naftës. Demokratët kërkojnë financim 100% nga buxheti i shtetit, kompani shtetërore për menaxhimin e saj si dhe procedura me garë e transparencë.