Ekonomi
-
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e lidh nivelin rekord të të ardhurave me përmirësimin e administrimit doganor, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e kontrolleve kundër informalitetit.
24 Shtator, 13:47 -
Parashikimi i BERZH për ekonominë shqiptare: Rritje 3,5% në 2026, e mbështetur nga ndërtimi dhe turizmi! Reformat për anëtarësimin në BE përmirësojnë pritshmëritë
24 Shtator, 11:56Ekonomia shqiptare u rrit me 3,8% në vitin 2025 dhe me 3,7% në tremujorin e parë të këtij viti. Por rritja nuk është shpërndarë njësoj mes sektorëve.
-
Ngadalësohet shtrenjtimi, çmimet e pronave rriten me 10%! Banka e Shqipërisë: 20% e apartamenteve të shitura u blenë nga të huajt
23 Shtator, 19:28Çmimet e pronave u rritën mesatarisht 10% në gjysmën e parë të këtij viti, me një ngadalësim në raport me 41% që u shtrenjtuan në të njëjtën periudhë vjet. Pothuajse në të njejtat shifra, sipas Bankës së Shqipërisë, ka qenë shtrenjtimi dhe në Tiranë. Sa i takon transaksioneve pjesa dërrmuese bëhen pa asnjë negocim.
-
Ndryshon ligji/ 50 mijë pensione private, me më shumë garanci! Mbrojtje nga falimentimi
23 Shtator, 16:10Ministria e Financave ka propozuar ndryshime në ligjin për pensionet private me synim që të garantohet më shumë mbrojtje për paratë e kontributorëve. Një nga ndryshimet ka të bëjë me përfitimin e “pensionit privat” pasi ndryshon vendin e punës. Qytetarët fitojnë të drejtën për paratë e derdhura nga biznesi pasi të kenë bërë 3 vite punë, nga 5 vite që ishte.
-
Projektligji/ Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara nuk do rriten më pa limit, Ministria e Financave propozon kufizim
22 Shtator, 17:42Në ligjin aktual, për detyrimet doganore përdoret kursi i Bankës së Shqipërisë i ditës së fundit të punës të muajit paraardhës, dhe ai zbatohet nga data 6 deri më 5 të muajit pasardhës.
-
'Standard & Poor's' mban të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë: Ekonomia pritet të rritet me 3.4% këtë vit
22 Shtator, 16:36Agjencia ndërkombëtare vlerëson rezistencën e ekonomisë shqiptare, uljen e borxhit, forcimin e turizmit dhe progresin në negociatat me Bashkimin Europian.
-
Programi i strehimit, kredi e butë për banesa deri 200 mijë €, Ibrahimaj: Qiratë deri 500 € subvencionohen 50 % nga shteti
22 Shtator, 15:08Qeveria ka nisur konsultimet me ndërtuesit për programin e strehimit, për të verifikuar numrin e banesave bosh në treg.
-
Fatos Çoçoli: U ulën çmimet e importit në 8 muajt e parë në Shqipëri?
22 Shtator, 14:43Vendi ynë importon një pjesë të rëndësishme të mallrave që konsumojnë familjet dhe përdorin bizneset, nga ushqimet dhe karburantet, deri te makineritë, pajisjet dhe lëndët e para.
-
Tatimet propozojnë “mbledhje me forcë” të tatimit mbi fitimin për bizneset që nuk parapaguajnë këstet në kohë! Binaj për kontrollet: 200 individë me makina luksi por pa të ardhura
22 Shtator, 14:03Drejtori i Tatimeve Ilir Binaj tha në Komisionin e Nismave Qytetare se i kanë propozuar Ministrisë së Financave që këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin të mblidhen me forcë, për të mos lejuar krijimin e detyrimeve të reja. Binaj tha se deri në fund të gushtit në kuadër të ‘Paqes Fiskale’ janë falur 450 milionë euro detyrime që kishin tatimpaguesit.
-
Paradoksi i popullësisë: Në Shqipëri lindin më shumë djem por ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
22 Shtator, 13:04Emigracioni më i lartë i meshkujve dhe jetëgjatësia më e lartë e femrave janë arsyet kryesore që çojnë në përmbysje të raporteve. Dominimi i femrave është i dukshëm dhe në arsim, me 65% të tyre që janë me arsim të lartë.
-
Bordi ul me 6 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 213 lekë/litri! Benzina shkon në 193 lekë/litri
22 Shtator, 10:20Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 12:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
-
Vrojtimi/ Vetëm 40% e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme janë plotësisht të formalizuar! NAREA: Të kontrollohen operatorët e palicencuar
21 Shtator, 17:15Informaliteti në sektor sipas NAREA po cenon profesionistët pasi të rregulltit paguajnë detyrimet tatimore dhe nëse kryejnë shkelje ndëshkohen, ndërsa të pa-licencuarit ushtrojnë aktivitet pa pasur kosto.
-
Pr.ligji i ri/ Kontrolle të forta për kriptovalutat, Agjencia Financiare do të monitorojë transaksionet! Kapri: Paratë e pista në ndërtim! Zv.ministri Mehmeti: Po mbikëqyret
21 Shtator, 16:46Transaksionet përmes kriptovalutave do të jenë objekt kontrolli nga Agjencia e Inteligjencës Financiare për të mos lejuar pastrimin e parave përmes këtij tregu. Projektligji që po miratohet në komisionet parlamentare është në përputhje me direktivat e BE-së dhe hyn në fuqi në janar të 2028-ës.
-
Në 8 muaj mbi 557 mld lekë të ardhura, 400 mln lekë mbi planin! Më shumë para mblidhen se shpenzohen, sufiçiti arrin në 61.6 mld lekë
21 Shtator, 12:47Të ardhurat në arkën e shtetit janë rritur në 8 muajt e këtij viti, ndërsa shpenzimet publike vijojnë të mbeten larg parashikimeve. Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 557.6 miliardë lekë dhe janë shpenzuar vetëm 496 miliardë. Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet për investime kanë pasur ecurinë më të ngadaltë në këtë 8-mujor.
-
Ndërtimi po formalizohet, Tatimet: Rriten pagat me 23% dhe shtohen 2,200 punonjës të deklaruar
21 Shtator, 12:37Sipas Administratës Tatimore, gjatë qershorit 2026 janë rritur edhe kontributet dhe të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, ndërsa Plani Operacional në sektorin e ndërtimit do të vijojë.
-
Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi! Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit në Tiranë
21 Shtator, 12:08Qindra familje presin të futen në banesa të reja pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, në zonën e Kombinatit. 7 vite më pas, numri 2 i qeverisë, Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo, thanë se për të përshpejtuar procesin, do të ndërhyhet me financim nga buxheti i shtetit.
-
9.2 milionë turistë në 8 muaj, Demo në Rinas: Do ta shtrijmë teknologjinë në të gjitha shërbimet! Hita: Goditja e krimit në qendër të vëmendjes
20 Shtator, 11:40Për të parë nga afër menaxhimin e këtij fluksi dhe punën e Policisë Kufitare, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një vizitë në Rinas, ku vunë theksin te zgjerimi i përdorimit të teknologjisë në shërbimet kufitare dhe vijimi i goditjes së aktivitetit kriminal.
-
Shteti 90 ditë naftë rezervë në rast krize! Do krijohet me një tarifë të re që rrezikon rritjen e çmimit për konsumatorët
19 Shtator, 12:24Shqipëria synon të krijojë gradualisht rezerva sigurie shtetërore për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të garantuar furnizimin në rast emergjencash apo ndërprerjesh të papritura në treg. Por krijimi i rezervës shoqërohet me një tarifë të re mbi operatorët që mund të reflektohet në çmimin final që paguajnë konsumatorët
-
Moody's përmirëson perspektivën e Shqipërisë nga 'e qëndrueshme' në 'pozitive', por ka rezerva për zbatimin e ligjeve dhe korrupsionin
19 Shtator, 11:03Perspektiva ekonomike e Shqipërisë është pozitive, vlerësimi i fundit është bërë nga agjencia ndërkombëtare Moody’s, e cila thotë se ekonomia është rritur dhe është ulur borxhi publik. Agjencia ngre gjithashtu shqetësime për dobësitë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, emigracionin, plakjen e popullsisë, dhe ekspozimin e bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.
-
Bordi cakton çmimet e karburanteve! Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri
19 Shtator, 10:33Çmimet e caktuara nga Bordi i Transparencës hyjnë në fuqi sot në orën 16:00