Ekonomi
-
Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Vujčić për vizitën dhe vlerësoi stadin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bankave qendrore respektive, duke shprehur besimin se potenciali mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe teknik midis tyre mund të zhvillohet më tej. Gjithashtu, ai theksoi se Kroacia mund të shërbejë si udhërrëfyes në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
28 Mars 2024, 16:56 -
Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ një prej kompanive më të mira
28 Mars 2024, 14:01Vjet mijëra qytetar janë zvarritur në aeroportin e Rinas në pritje të fluturimit që ju është shtyrë në momentin e fundit ose në rastin më të keq ju është anuluar. Report TV ka siguruar shifrat të cilat tregojnë se 281 fluturime janë bërë me mbi 3 orë vonesë, dhe rekordin negativ e mban kompania Wizz Air, ndërsa ndër kompanitë me performancën më të mirë është ‘Air Albania'
-
Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz
28 Mars 2024, 13:32Kontrata e firmosur sot në ambientet e zyrave qëndrore të OSHEE, në prezencë të palës gjermane, financuese e projektit, është e pjesë e Lot-it 2 të marrëveshjes me kfW dhe ka si objekt “ndërtimi i një nënstacioni të gjelbër 110/20 kV në Kamëz, në periferi të Tiranës,
-
-
Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të arrijnë 4 mld euro investime të huaja
28 Mars 2024, 13:19Shqipëria do të ketë Dhomën Kombëtare të Ekonomisë ku të gjithë bizneset do të jenë të detyruara të regjistrohen. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar që u mbajt mbrëmë u disktua pr/ligji i ri. Kryeministri Rama tregon objektivin për rritjen e investimeve të huaja ndërsa javën e ardhshme do miratohet dhe garancia sovrane për fasonerinë.
-
Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln dollarë
28 Mars 2024, 13:33Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars 2024, 17:16Sot u hapën aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Bujqësisë dhe Blegtorisë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 19 prill dhe fermerët mund të marrin naftën pa taksa ose financimin në bazë të tufave të bagëtive. Në ditën e parë fermerët e Lushnjës janë dyndur për të aplikuar pranë drejtorisë rajonale.
-
Ndodh çudia! Të gjitha monedhat e huaja në rritje të fortë! Ja sa këmbehet euroja dhe dollari sot
27 Mars 2024, 13:36Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një rritje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun. Krahasuar kjo me tre ditët e para të javës kur valutat patën një nënçmim të thelluar krahasuar me lekun
-
Hapen aplikimet për të përfituar nga Skema Kombëtare për bujqësinë e blegtorinë! Synohet të përfitojnë 70 mijë fermerë
27 Mars 2024, 10:34Sot hapen aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare. Prioritet i kësaj mbështetjeje do të jenë ata fermerë që do të bashkohen për të prodhuar të njëjtin produkt.
-
Rritet çmimi i ujit në qarkun Lezhë, tarifat e reja për 3 bashki! Shtrenjtohet 12-50% për familjarët
27 Mars 2024, 09:17Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Qytetarët e Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3.
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars 2024, 21:17Brenda këtij viti do të rishikohet tatimi mbi pagat, me synim që të lehtësohet shtresa e mesme. Ministri i Financave Ervin Mete tha se këto masa lehtësuese do të prezantohen në qershor. Por Dhoma Amerikane thotë se duhet të heqim dorë nga përjashtimet tatimore, pasi informaliteti nuk po zgjidhet. Në forum u vlerësua situata e mirë ekonomike e Shqipërisë
-
Ministri i Financave: Nga turizmi ekonomia përfitoi 4.2 mld euro vitin e kaluar
26 Mars 2024, 17:31Nga turizmi ekonomia shqiptare ka përfituar vitin e kaluar, 4.2 miliardë euro. Kështu bëri me dije ministri i Financave Ervin Mete në Forumin e CEO-ve të “AmCham”, i cili tha se kishte një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022
-
Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s'ka më naftë falas
26 Mars 2024, 16:31Skema për mbështetjen e bujqësisë ka ndryshuar rrënjësisht këtë vit. Fermereve u kërkohet të bashkohen në shoqëri bujqësore për të përfituar subvencione. Aplikimet janë të hapura pranë agjencive në rrethe deri më 19 prill.
-
Ligji, nga 3 prilli llogari bankare falas për pensionistët e personat me ndihmë ekonomike! Brenda vitit pensioni do merret në bankë
26 Mars 2024, 15:44Bankat e nivelit të dytë në vend, prej 3 prillit, detyrohen me ligj, të hapin pa asnjë tarifë, llogari bankare për disa kategori të veçanta, përfshirë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike, në të kundërt gjobiten nga 50-250 mijë lekë. Në këtë llogari, pritet që brenda vitit të hidhen pensionet dhe çdo pagesë që marrin nga shteti kategoritë përfituese.
-
Leku forcohet edhe më shumë, euro, dollari e franga në rënie të fortë
26 Mars 2024, 14:01Monedhat e huaja janë nënçmuar në raport me lekun këtë të martë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë
-
Investimet e huaja vjet arritën afër vlerës 1.5 miliardë euro, pasuritë e paluajtshme sektori i preferuar! Më shumë u investua nga Holanda, Italia e Turqia
25 Mars 2024, 17:35Viti 2023, ka regjistruar vlera rekord sa i takon investimeve të huaja. Banka e Shqipërisë raporton se vjet investimet e huaja arritën në afro 1.5 miliardë lekë, një shifër rekord dhe që është 120 milionë euro më e lartë se e vitit 2022.
-
Shtimi i emigrantëve po rrit fluksin e remitancave, BSH: Në vitin 2023 remitancat arritën në 929 mln euro, vlera më e lartë prej 2008-ës
25 Mars 2024, 16:29Banka e Shqipërisë raporton se vjet janë regjistruar vlera rekord për remitancat, pasi emigrantët sollën në vend 929 milionë euro, vlera më e lartë që prej vitit 2008.
-
Tatimi i rrogave të larta pritet të ulet në qershor! 23 mijë qytetarë me pagë mbi 200 mijë lekë! Ministria e Financave po punon për fashat e reja
25 Mars 2024, 15:56Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se tatimi për pagat e larta do të ulet në muajin qershor. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare vetëm 1.7% e të punësuarve në vend paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj e paguajnë 23% tatim. Kjo kategori pritet të lehtësohet, pasi Ministria e Financave ka nisur punën për rishikimin e fashave të tatimit mbi pagat.
-
Shifra rekord/ Të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 mld euro vjet! Optimizmi rritet edhe për 2024, në janar-shkurt hynë në vend 970 mijë të huaj
25 Mars 2024, 15:58Bumi turistik i vitit 2023 është shoqëruar me rritje të fortë të ardhurash nga sektori i turizmit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vjet të huajit kanë shpenzuar në vend 4.1 miliardë euro, ose rreth 1.3 miliardë euro më shumë se në 2022. Këto fitime do të ishin edhe më të larta nëse sektori do të ishte i formalizuar, pasi vjet 4500 struktura akomoduese, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri.
-
Nuk ka prodhim vendas, 'fluturojnë' importet e frutave dhe zarzavateve, rritje vjetore me 63% në dymujor
25 Mars 2024, 07:48Importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 63% në periudhën janar-shkurt 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa eksportet e këtij grupi po rriten me ritme shume më të ulëta.