Ekonomi
-
Të gjithë të vetëpunësuarit që aktualisht mund të konsiderohen të privilegjuar pasi nuk tatohen, prej vitit të ardhshëm do tu duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat.
17 Maj 2022, 15:38 -
Huawei publikon rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022
17 Maj 2022, 15:02Huawei publikoi rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2022. Gjiganti kinez i teknologjisë gjeneroi 19.48 miliardë dollarë të ardhura, me një marzh fitimi neto prej 4.3%. Performanca e përgjithshme e kompanisë ishte në përputhje me parashikimet e bëra nga ana e tyre
-
Qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët: Deri tani kanë përfituar, skema aktuale ka hapur gropa për evazion fiskal! Skeptik për dyfishimin e gjobave
17 Maj 2022, 15:00Pasi qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët Erald Pashaj dhe Eduart Gjokutaj e kanë vlerësuar, pasi sipas tyre skema aktuale që ekziston aktualisht ka lënë mundësinë për evazion fiskal.
-
Rriten eksportet e mallrave me 42 mld lekë në prill 2022! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
17 Maj 2022, 13:33Muaji prill 2022 ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë nëse bëhet një krahasim me muaj mars të 2022, ka pësuar një ulje me 11,9 %.
-
Rritja e çmimeve vonon rindërtimin në Shijak, shtrenjtohen materialet e ndërtimit, specialisti: Rriten kostot për kompanitë
16 Maj 2022, 18:07Rritja e kostos së ndërtimit ka shkaktuar vonesa në procesin e rindërtimit. Rreth 571 familje të dëmtuara nga tërmeti janë ende me qira, pasi nuk ka përfunduar puna në 31 pallatet që po ndërtohen në bashkinë e Shijakut.
-
-
-
Komisioni Evropian ul pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë: Pritet në 2.7%! Ulje edhe për të gjithë Evropën si pasojë e luftës në Ukrainë
16 Maj 2022, 14:34Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2022 do të jetë vetëm 2.7%. Pritshmëritë i ka ulur në raportin e tij Komisioni Europian, i cili në raportin e kaluar thoshte se rritja do të jetë 3.7% . Sipas KE Shqipëria mund të përballet me mbingarkesa në borxhin publik për shkak të subvencioneve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.
-
-
-
-
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
16 Maj 2022, 11:15Në kuadër të luftës ndaj informalitetit të pagave, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat duke thënë se pas një procesi kontrolli të detajuar u arritën rezultate mbresëlënëse. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira.
-
Furnizimi me gaz nga terminali i Vlorës, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit! Rama: drejt përmbushjes së vizionit 'Shqipëria 2030'
16 Maj 2022, 10:03Kryeministri Edi Rama dhe ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.
-
Mungesa e prodhimit vendas dhe importi rrisin më tej çmimet, kreu i Agrobiznesit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta
15 Maj 2022, 13:33Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendas për të furnizuar nevojat e tregut, dhe varësia e lartë nga importi, ndikon edhe më shumë në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Ekspertët e bujqësisë thonë se mungesa e financimit nga shteti ka lënë pa zhvilluar sektorin, ndërsa problemet më të mëdha në furnizim janë në qumësht, drithëra dhe fruta
-
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet çmimi i naftës dhe benzinës, ulet me 10 lekë çmimi i gazit
15 Maj 2022, 09:08Bordi i transparencës ka publikuar çmimet për naftën, benzinën dhe për gazin.
-
Rritja e çmimeve rrezikon shlyerjen e kredive nga qytetarët! Mikrofinanca: Interesat janë të larta për shkak të rreziqeve që marrim përsipër
13 Maj 2022, 15:44Institucionet jo banka thonë me çmimet e shtrenjtuara është rritur rreziku që qytetarët të mos shlyejnë dot kreditë e marra, 85% e të cilave janë pa kolateral. Nëse inflacioni vijon, situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Interesi për banorët e zonave rurale arrin deri në 148% kur kredia është e vogël, por mikrofinancat justifikohen me rreziqet që marrin përsipër. Shoqata e Mikrofinancës si financuese kryesore e bujqësisë, kërkon nga qeveria garanci sovrane.
-
Zvicra, 105 milionë franga Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor
13 Maj 2022, 14:26105 milionë franga do të jetë ndihma Zvicerane për Shqipërinë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor. Fondi do të jetë për periudhën 2022-2025, dhe do të mundësohet nga Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
-
Bashkëpunim energjetik Shqipëri-Greqi, ministrja: Forcojmë sigurinë! Homologu grek: Së shpejti memorandum
13 Maj 2022, 14:05Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, të dy ministrat kanë informuar mbi temat e diskutimit.
-
Ohri-perla e Ballkanit! Destinacioni juaj i preferuar këtë verë
14 Maj 2022, 09:11Ohri me vendndodhjen dhe bukuritë e pasura natyrore, kulturore dhe historike me të drejtë quhet perla maqedonase dhe Ballkanike. Qyteti që është unik dhe të magjeps me pamjen dhe klimën e tij ia vlen të vizitohet, ai që e ka parë një herë ka dashur të kthehet sërish dhe të shijojë bukuritë.
-
Supermarketet nisin kufizimet e shitjes të vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin! Importuesit: Nuk ka mungesë furnizimesh
12 Maj 2022, 08:00Importuesit më të mëdhenj të vajit thonë se nuk ka mungesë furnizimesh, ndërsa vijojnë të kenë vështirësi në gjetjen e sasive. “Aktualisht kërkesa nga supermarketet është e lartë, pasi kërkohet të krijohet stok, duke qenë se çmimet e vajit priten të jenë në rritje