Ekonomi
-
Pas një rritje të vrullshme në dy vitet e fundit, borxhi publik këtë vit pritet të zbresë me 1.4%. Qeveria parashikon që borxhi të zbresë me 78.8% nga rreth 80.2% që pritet të kalkulohet për vitin 2021.
3 Janar 2022, 16:20 -
Prej 17 janarit dalin 500 dhe 2000 lekëshi i ri, ja si do të duken
3 Janar 2022, 15:39Nga data 17 janar e këtij viti, qytetarët do të kenë në duar kartëmonedhat e reja me prerje 500 dhe 2000 lekë, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë së re të përbërë nga 6 prerje.
-
Ekselenca europiane/'12 vendet e ëndrrave që duhet patjetër të vizitohen gjatë 2022-shit'! Mrizi i Zanave në Shqipëri në listën prestigjioze të 'Vannity Fair'
3 Janar 2022, 11:13Mrizi i Zanave është një prej '12 destinacionet e ëndrrave' që duhen vizituar patjetër në vitin 2022. Këshillën për të gjithë udhëtarët e jep revista Vanity Fair" në gjuhën italiane. Në një shkrim të botuar sot jep një listë me 12 shtëpi fermash, hotele me dizajn, vila, kampingje magjepsëse dhe struktura të tjera origjinale të rrethuara nga natyra, ku mund të kalohen pushime të jashtëzakonshme dhe të shijohet ushqim i veçantë.
-
Çfarë do të ndodhë me fiskalizimin?! Bizneset që do t'i nënshtrohen procesit dhe debatet, gjithçka duhet të dini
2 Janar 2022, 07:43Ministria e Financave dhe Ekonomisë vendosi shtyrjen deri më 30 qershor 2022 të periudhës pa gjoba për biznesin e vogël. Kontabilistët e kundërshtojnë vendimin, pasi penalizon të mëdhenjtë, kur ende ka probleme të pazgjidhura. AmCham dhe kompanitë e kasave kërkuan shtyrje të periudhës pa penalitete për një vit. Tatimet nuk presin fiskalizim të plotë për 120,000 subjekte, pasi një kategori e tyre janë mbyllur.
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38Tërmeti dhe COVID-19, ishin nga ngjarjet më të rënda që ndikuan në marrjen e shumë vendimeve për ekonominë e vendit.
-
Kriza energjetike, sprova ekonomike e vitit 2022! Çmimet pritet të arrijnë 450 euro për megavat
1 Janar 2022, 10:23Kriza energjetike do të jetë sprova ekonomike e vitit 2022, ku çmimet pritet të kulmojnë në 450 euro për megavat orë. Qeveria ka vënë në dispozicion për blerjen e energjisë 80 milionë dollar, ndërkohë që ekspertët parashikojnë një situatë të zymtë deri në qershor.
-
Prej 1 janarit 2022 ndryshon tatimi mbi të ardhurat! Paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë
1 Janar 2022, 09:24Prej 1 janarit të gjithë të punësuarit me paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, ndërkohë që qeveria është zotuar të rrisë pagën minimale në 32 mijë lekë. Nga ana tjetër zerohet rimbursimi i TVSH-së për fermerët dhe nis taksimi i karburantit të jahteve.
-
Ndërtimet s'ndalin shtrenjtimin e shtëpive gjatë 2022! Eksperti: Nuk ka më apartamente me qira poshtë 300 €
1 Janar 2022, 08:26Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as gjatë vitit 2022. Sipas ekspertëve çmimet janë jashtë logjikës së tregut, pasi ndërtimet shtohen dhe çmimet duhet të ulen, por ndodh e kundërta. Sipas tyre në shtrenjtimin e apartamenteve ndikon pastrimi i parave.
-
Profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2022! Punëdhënësit do të konkurrojnë për punonjës
1 Janar 2022, 07:55Sektorët që po vuajnë më shumë mungesën e fuqisë punëtore janë shërbimet, sidomos turizmi, i cili pritet të udhëheqë dhe rritjen e pagave këtë vit, i ndjekur nga teknologjia e informacionit, sidomos programuesit.
-
Sot nata e ndërrimit të viteve, Balluku: Do ketë ndërprerje të shkurtra të dritave, por grupet e punës janë në terren! Kriza energjetike? Do ia dalim
31 Dhjetor 2021, 15:47Për shkak të mbi ngarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, megjithatë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se problemi do të zgjidhet menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri.
-
Senatori që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali ekskluzivisht për Report TV: Ja kush përfiton nga marrëveshja
30 Dhjetor 2021, 19:25Senatori italian që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, Tommaso Nannicini në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ka treguar me detaje se kush përfiton nga kjo marrëveshje.
-
Banka e Shqipërisë: Përdorimi i tepërt i valutës së huaj, rrezik për ekonominë! Duhen masa për fuqizimin e përdorimit të lekut
30 Dhjetor 2021, 14:38Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë. Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.
-
Italia dhe Mbretëria e Bashkuar dërgojnë më shumë para në Shqipëri, rritet Gjermania
30 Dhjetor 2021, 07:33E para është Italia, shteti ku jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë. Nga Italia kanë ardhur 260 milionë euro në formën e transfertave personale, ose 25% e totalit, duke qëndruar në nivele të njëjta me një vit më parë.
-
Paketa fiskale, FMN: Hiqni favorizimet, nxisin evazionin! Rishikoni taksat për birrën dhe verën
29 Dhjetor 2021, 18:14Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se qeveria duhet të eliminojë pragjet tatimore për individët dhe bizneset pasi ato krijojnë hapësira për abuzime. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë thuhet se duhet të rishikohet vendimi për heqjen e TVSH-së për bizneset e vogla, si dhe të shmangen favorizimet me taksa për birrën dhe verën.
-
Shifra rekord/ Në 2021 u importuan 228 mln € energji! Importet dyfish më të larta se vjet, shkak kriza globale! OSHEE mbyll ankandet: U importuan 1 mln megavat
28 Dhjetor 2021, 15:45Kriza energjetike ka dyfishuar çmimet dhe për pasojë këtë vit janë shpenzuar për të importuar energji elektrike mbi 220 milionë euro, nga 85 milionë euro që u harxhuan vjet. Sipas informacioneve nga OSHEE, gjatë këtij viti janë blerë mbi 1 milionë megavat energji.
-
Skandali i pagave/ Konfindustria: Cenon formalizimin e ekonomisë! Shteti shqiptar rrezikon të penalizohet në shuma të mëdha nga kërkesa për dëmshpërblim e qytetarëve
28 Dhjetor 2021, 09:21Kur kanë kaluar gati një javë nga publikimi i pagave të më shumë se 630 mijë shqiptarëve, Konfindustria shkruan se kjo do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.
-
Informaliteti me pagat thellon deficitin e pensioneve! Eksperti: Kjo luftë të jetë prioritet! ISSH: Deficiti i skemës së pensioneve do vijojë deri në 2045
27 Dhjetor 2021, 22:45Informaliteti në paga, dhe deklarimi jo real i tyre, po ndikon negativisht në skemën e pensioneve. Databassa e pagave tregoi se shumë profesione të mirë-paguara në vend, deklaronin si rrogë mujore 30 mijë lekë, dhe për pasojë kontributi në sigurime është minimal.
-
621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie! Ndihma ekonomike 50% më e ulët se kufiri i varfërisë
27 Dhjetor 2021, 19:26Më shumë se 621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në kufirin e rrezikut të varfërisë. Sipas INSTAT që një individ të klasifikohet i varfër duhet të ketë të ardhura mujore rreth 15 mijë lekë, ose rreth 5 dollarë dita. Ky nivel është 50% më i lartë se ndihma ekonomike që marrin familjet në vend.
-
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë 'gropë e zezë' në buxhetin e shtetit, investohen edhe 56.8 mln dollarë të tjera
27 Dhjetor 2021, 17:19Banka Islamike për Zhvillim ka miratuar një kredi prej 56.8 milionë dollarë për ndërtimin e 40 kilometrave në segmentin Qukës-Qafë Plloçë që shkurton distancën Tiranë-Korçë. Ky aks rrugor konsiderohet si një "gropë e zezë" në buxhetin e shtetit. Me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria synon që ta përmbyllë këtë projekt brenda vitit 2023, plot 12 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.
-
Balluku inspekton punimet në lotin II të aksit Korçë-Ersekë, pritet të përfundojë në pranverë: Do shkurtojë distancën në 20 minuta
27 Dhjetor 2021, 14:22Në lotin II të aksit rrugor Korçë-Ersekë realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 91%. E gjithë traseja është hapur, ndërsa mësohet se punohet paralelisht me ndërtimin e mureve mbajtës si dhe sistemit të kullimit. Me përmirësimin e kushteve të motit, në pranverë pritet të nisë puna për asfaltimin e të gjithë gjatësisë së lotit.