Ekonomi
-
11 shoqata biznesi shqiptare dhe të huaja kanë kundërshtuar vendimin e OSHEE për të blerë vetë energjinë elektrike në treg të lirë nga 1 janari 2022. Shoqatat e Bizneseve thonë se kjo do të rrisë kostot e prodhimit që rrjedhimisht do të çojë në rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas.
22 Dhjetor 2021, 11:39 -
17 kandidatë për 2 poste në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kandidatët: Fokusi ynë, edukimi për termin 'lek'
22 Dhjetor 2021, 11:00Janë përmbyllur seancat dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për 2 poste vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Platforma e tyre gjeti dakordësi në një pike: Edukimi për përdorimin e lekut të ri dhe të vjetër.
-
Raporti Global i Ushqyerjes 2021, Shqipëria s'ka përmirësim në treguesit e mbipeshës te të rriturit dhe kequshqyerja te fëmijët
22 Dhjetor 2021, 07:38Bota është jashtë rrugës për të përmbushur objektivat globale së të ushqyerit. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh mbeten të kequshqyer dhe asnjë vend nuk po ndalon rritjen e obezitetit së të rriturve, ndërkohë që efektet e pandemisë Covid-19 po shtojnë kostot në drejtim të përmbushjes së objektivave të ushqyerjes së shëndetshme
-
Shqipëria më shumë importon se sa eksporton në rajon! Deficiti Shqipëri-Serbi në 5 vite 83 mld lekë! 'Open Balkan' në fokus fuqizimin e shkëmbimeve tregtare
21 Dhjetor 2021, 20:01Pavarësisht se shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë-Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shënuar në rritje në 5 vitet e fundit, deficiti tregtar vijon të jetë i lartë. Nga viti 2017 deri më tani Shqipëria ka blerë nga këto dy shtete mbi 165 miliardë lekë mallra dhe ka mbi 79 miliardë lekë produkte.
-
2 vakancat në Bankën Qendore, në garë 17 kandidatë! Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, kandidon Anastas Angjeli dhe Senida Mesi
21 Dhjetor 2021, 17:0117 kandidatë janë në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas 2 vakancave që janë krijuar nga përfundimi i mandateve të anëtarëve aktual. Mes figurave spikasin 2 ish-deputetët e PS Anastas Angjeli dhe Senida Mesi.
-
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, tashmë i gjithë informacioni online! E-Albania do t'ju njoftojë edhe kur ju mbaron
21 Dhjetor 2021, 11:34Rreth 680 mijë qytetarë pajisen mesatarisht çdo vit me një policë të sigurimit të detyrueshëm për makinat e tyre. Shpesh na marr shumë kohë ky proces, edhe për shkak të mungesës së informacionit.
-
Fasonët nuk arrijnë shifrat e parakrizës,në 11 muaj u rritën importet u ulën eksportet! Këshilli i Investimeve: Industria përballet me 10 sfida kryesore
21 Dhjetor 2021, 10:37Pavarësisht rikuperimit ekonomik biznesi fason ende nuk ka arritur të kapërcejë impaktin e pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të muajit nëntor u importuan 63.3 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërkohë Këshilli i Investimeve thotë se industria e veshjeve ka 10 sfida përpara dhe kërkon mbështetje.
-
U ndërtua si Pallat Mbretëror, shërbeu si rezidencë presidenciale, Pallati i Brigadave tashmë do t'i vihet në dispozicion edhe turistëve
20 Dhjetor 2021, 14:46Pallati i Brigadave ose ndryshe Vila Mbretërore do të hapë dyert dhe do të jetë i aksesueshëm për të gjithë vizitorët. Pallati i Brigadave do të mbesë në pronësinë e qeverisë, ndërkohë që Ministria e Kulturës do të mundësojë zbatimin e programit të zhvillimit, ku parashikohet rritja e stafit teknik, atij të shërbimeve dhe administrativ.
-
Raporti EUROSTAT/ Individët shqiptarë morën 3.8 milionë euro transferta personale nga qendrat financiare offshore në 2020-n, nivel rekord
20 Dhjetor 2021, 08:07Investimi që individët shqiptarë kanë bërë në qendrat financiare offshore vitet e fundit duket se po jep “frytet” e veta.
-
2022 ‘i pafuqishëm’ për të frenuar shtrenjtimin e shtëpive! Sipërmarrësi: Çmimet e tregut janë jashtë logjikës! Kriza e energjisë do rrisë çmimet e apartamenteve
19 Dhjetor 2021, 12:40Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as vitin e ardhshëm. Sipas ekspertëve shkaku do të jetë çmimi i energjisë elektrike dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit që vijnë nga importi. Pikëpyetje ka edhe për ndikimin e pastrimin e parave në shtrenjtimin e apartamenteve.
-
56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave, Kadastra: Janë arkëtuar 30.6 mln euro! Vlerësuesi i pasurive: Më shumë interes për pronat e luksit
19 Dhjetor 2021, 11:54Për të bërë rivlerësimin e pronës, qytetarët kanë edhe 2 javë kohë. Deri më tani mbi 56 mijë qytetarë kanë aplikuar por ekspertët imobilarë vlerësojnë se më shumë interes për rivlerësim kanë shprehur pronarë të shtëpive të shtrenja. Në buxhet deri më tani janë arkëtuar 30.6 milionë euro nga rivlerësimi.
-
Risi për 'qejflinjtë' e timonit, qeveria miraton ndryshimet për pajisjen me targa! Nga janari mund të stamposh emrin në makinë
17 Dhjetor 2021, 13:09Nga 1 janari i 2022, tashmë të gjithë ata që kanë dëshirë mund të stampojnë emrin e tyre si targë në makinë, sigurisht duke bërë një pagesë ekstra. Ky njoftim u bë me dije sot nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili njofton për disa ndryshime dhe disa risi "simpatike për qejflinjtë e timonit".
-
Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë
17 Dhjetor 2021, 07:35Ndonëse 2020-a ishte një vit i vështirë, ku për disa muaj shumë persona u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës, me qëllim frenimin e pandemisë, sërish të punësuarit kanë punuar vetëm 0.8 orë më pak në javë, me rënie prej vetëm 1.8%, në krahasim me vitin normal 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
-
Produktet farmaceutike, artikujt industrialë dhe elektroshtëpiaket me rritjen më të lartë të shitjeve në krahasim me vitin 2019
16 Dhjetor 2021, 07:29Sektori i farmaceutikës shënoi nivelet më të larta të shitjes me pakicë në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e para krizës në raport me sektorët e tjerë
-
Bashkëpunimi për zhvillim i lumit Vjosa, pasuria botërore që vijon të jetë në rrezik
15 Dhjetor 2021, 23:22Vjosa i vetmi lumë i egër në Evropë vijon të jetë një rrezik, për mijëra hektarë tokë dhe me dhjetra famije që rrezikohen nga përmbytjet në rast të reshjeve të dendura.
-
Të ardhurat për frymë në Shqipëri ndër më të ultat në rajon, EUROSTAT: Janë sa 30% e mesatares së BE
15 Dhjetor 2021, 21:56Pavarësisht masave të ndërmarra për të ulur varfërinë, duke rritur pagat vit pas viti, përsëri Shqipëria klasifikohet tek vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon për frymë, dhe për pasojë kanë edhe nivel të ulët konsumi.
-
Në 11 muaj të ardhurat janë rritur me 75 mld lekë, shpenzimet arritën në 490 mld lekë
15 Dhjetor 2021, 21:46Ministria e Financave raporton se të ardhurat janë rritur me 75 miliardë lekë deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Ndikim kryesor në këtë rritje ka dhënë rikuperimi i aktivitetit ekonomik, ndërsa nga ana tjetër shpenzimet kaluan mbi 490 miliardë lekë.
-
Euro zhvlerësohet ndaj lekut, arrin nivelin e 2019! Këmbehet me 120.78 lekë nga 123.63 në 2020! Ekspertët: Ka shumë € në treg, po rriten remitancat
15 Dhjetor 2021, 21:19Monedha europiane po vijon të zhvlerësohet në raport me lekun. Sot 1 euro këmbehet me 120.78 lekë që është niveli më i ulët që prej vitit 2019. Shkak për këtë sipas ekspertëve është sasia e madhe e eurove që qarkullon në treg, rritja e remitancave në prag të festave dhe marrja e eurobondit.
-
Katërfishim i gjobave për bizneset që deklarojnë të dhëna të pasakta ose që nuk regjistrohen brenda afateve! Qeveria miraton ndryshime në projektligj
15 Dhjetor 2021, 20:29Këshilli i Ministrave ka propozuar ditën e sotme ndryshime në ligj për të gjitha ato biznese që nuk deklarojnë të dhënat e sakta në Qendrën Kombëtare të Binzesit. Këshilli i ministrave propozon që gjoba nga 15 mijë lekë që është aktualisht, të rritet në 60 mijë lekë.
-
Ringrihet sektori i shërbimeve, agjencive, bareve e restoranteve në tremujorin e 3-të të 2021, INSTAT: Rritën shitjet dhe punësimin, përmirësohen edhe sektorët e prodhimit
15 Dhjetor 2021, 18:40Sektori i shërbimeve është ringritur, i agjencive dhe bareve e restoranteve. Kjo ringritje ka ndikuar në rritjen e shitjeve, punësimit duke bërë që përmirësim të ketë edhe sektori i prodhimit.