Ekonomi
-
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozon të TVSH për ndërtesat në zonat rezidenciale dhe ato në bregdet. Sipas deputetit të PS, përjashtimi i këtyre ndërtesave nga TVSH-ja po dëmton turizmin dhe de-natyron mjedisin.
22 Nëntor 2021, 14:09 -
-
-
-
Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë
22 Nëntor 2021, 12:22Edhe pse ishte miratuar në parim më parë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rikthyer çështjen e taksës për naftën që përdorin jahtet. Ditën e sotme ky Komision ka propozuar që taksa për karburantin që përdorin jahtet të mos jetë 65 lekë por 40 lekë për litër
-
Rekord/ Shqiptarët marrin 238 milionë euro kredi për të blerë shtëpi, niveli më i lartë që prej 2015! Shkak rritja e çmimit të apartamenteve
21 Nëntor 2021, 20:33Mbi 238 milionë euro është vlera e kredisë që qytetarët shqiptarë kanë marrë deri në shtator, për të blerë shtëpi. Ky është niveli më i lartë në vend që prej vitit 2015, dhe shkak për këtë është rritja e çmimit të apartamenteve. Në raport me vitin e kaluar, vlera e kredisë sipas bankës së Shqipërisë është rritur me 90.2 milionë euro.
-
Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
20 Nëntor 2021, 23:44Në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2. Këtë vit vihet re që, hendeku mes çmimeve të apartamenteve në objektet e reja që po ndërtohen dhe atyre ekzistuese, është i lartë.
-
Eurobondi/ Shqipëria merr 650 mln € në tregun e huaj, eksperti: I nevojshëm për të financuar deficitin! Shqetësim është niveli i borxhit në vend
19 Nëntor 2021, 20:27Shqipëria ka marrë eurobondin e pestë prej 650 milionë eurosh, dhe me normë interesi 3.75%. Për qeverinë, marrja e eurobondit është sukses pasi tregjet e huaja vlerësuan qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. Ndërsa sipas ekspertëve borxhi ishte i nevojshëm për të shlyer borxhet e kaluara dhe për të financuar deficitin.
-
Legalizohen 3 pallate në Durrës, Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme! Papërgjegjshmëria e tyre bie mbi kurriz të qytetarëve
19 Nëntor 2021, 11:17Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.
-
Shqiptarët duan të ikin sërish, shifrat për azil kalojnë nivelin para pandemisë! Në gusht të 2021 u regjistruan 1 432 aplikime
19 Nëntor 2021, 07:23Shqiptarët nuk ndalen që aplikuari drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Të dhënat e fundit të zyrës evropiane të azilantëve dëshmojnë se aplikimet e tyre i kanë tejkaluar shifrat e para krizës së pandemisë së COVID. Vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1.432 aplikime.
-
Rama-kritikëve: Të sharat na bëhen shëndet
18 Nëntor 2021, 18:35 -
Shqipëria emeton Eurobondin 650 mln euro me normë interesi 3.75%
18 Nëntor 2021, 19:04Shqipëria doli sot në tregun ndërkombëtar për të marrë Eurobondin e 5-të ku ka marrë 650 milionë euro me normë interesi 3.75 %. Procesi u udhëhoq nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj.
-
-
-
Rama: Pagat e 'bluzave të bardha' do të rriten me 40 për qind në mandatin e tretë
18 Nëntor 2021, 17:42 -
Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës! Ministrja: 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit
18 Nëntor 2021, 17:36Kryeministri Rama në një takim me mjekë e infermierë ku prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm, vlerësoi punën e bërë për përballimin e pandemisë COVID-19 dhe premtoi jo vetëm rritje pagash por edhe investime në infrastrukturën e spitaleve e qendrave shëndetësore.
-
-
Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2022, 500 milionë euro i merren turizmit dhe i shkojnë fondit rezervë për bashkitë
18 Nëntor 2021, 11:50Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar dhe ka miratuar nen për nen paketën fiskalet vitit 2022, vetëm me votat e mazorancës. Projektligji për taksën kombëtare,- ku përfshihet taksa 65 lekë për karburantin që furnizohen jahtet dhe taksën për qumështin pluhur dhe nënproduktet e tjera, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pa asnjë diskutim apo kundërshtim nga deputetët.
-
Leku rifiton terrenin që humbi në tetor ndaj Euros, por Dollari arrin nivelin më të lartë në 16 muaj
18 Nëntor 2021, 07:27Që nga data 4 nëntor, kur nis rënien, Euro ka humbur 1.16 pikë në kursin e këmbimit me lekun. Aktualisht, Euro ndodhet pranë niveleve të datës 20 tetor, kur pati nisur një cikël i mbiçmimit të shpejtë, i nxitur kryesisht nga kërkesa për nevoja të importit të energjisë elektrike, duke iu afruar 123 lekëve
-
Rritet informaliteti i punës në Shqipëri, fshehja më e lartë e pagave reale në rajon
17 Nëntor 2021, 23:35Informaliteti i punës (puna pa kontratë, ose pagë më e lartë sesa deklarohet) është rritur në pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2016-2019, me përjashtim të Serbisë, sipas një raporti të fundit të të SELDI- rrjeti i Europës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet.