Ekonomi
-
Qytetarët po shpenzojnë vetëm për ushqime. Të dhënat janë pesimiste sa i takon konsumit. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT raportojnë se konsumi ka rënë me më shumë se 7.5% dhe ndikim kryesorë ka pandemia COVID-19
30 Shtator 2020, 20:44 -
Jashtë çdo pritshmërie, INSTAT: Rënia ekonomike 10.2%, më i prekur sektori i transportit
30 Shtator 2020, 11:20Jashtë çdo pritshmërie është tkurrur ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19. Sipas të dhënave të INSTAT prodhimi i brendshëm bruto ka rënë me 10.2%, krahasuar me tremujorin e dytë të 2019. Goditja më e madhe e ekonomisë është dhënë nga tregtia, transporti dhe turizmi.
-
Shqipëria, e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve, si krahasohet Tirana me kryeqytetet e rajonit
30 Shtator 2020, 08:17Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.
-
FMN: Ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020, ruani rezerva për një pandemi më të rëndë
29 Shtator 2020, 07:48Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme.
-
Kërcënimi nga ulja e konsumit dhe investimeve, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%, duhet të nxitet kreditimi i ekonomisë
28 Shtator 2020, 20:56Ekonomia e vendit pritet të pësojë një recesion ekonomik në nivelin e 4.8% këtë vit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë rreziqet më të mëdha që i kanosen ekonomisë janë ulja e konsumit dhe e investimeve.
-
Turizmi mbijetoi, Klosi: Ky vit tregoi problemet me strukturat akomoduese! Operatorët kërkojnë paketë të tretë ndihme vetëm për këtë sektor
28 Shtator 2020, 20:49Operatorët turistik në takim me ministrin Blendi Klosi kanë kërkuar miratimin e një paketë të tretë vetëm për këtë sektor. Sipas tyre sezoni nuk zgjatet nëse nuk kanë mbështetje financiare teksa shtojnë se humbjet këtë vit arrijnë në 1.3 miliardë euro. Por Klosi tha se pavarësisht kërkesave apo pandemisë, ky vit tregoi se operatorët kanë probleme me strukturat akomoduese.
-
Përfundimi i misionit të FMN, Banka e Shqipërisë: Kemi ndarë pikëpamje të ngjashme mbi zhvillimin e vendit
28 Shtator 2020, 19:52Banka e Shqipërisë ka bërë një njoftim në kuadër të përfundimit të misionit të FMN-së për Shqipërinë.
-
Shpallet gara për licensën e kazinosë, të interesuarit afat deri më 22 tetor për të aplikuar
28 Shtator 2020, 14:03Ministria e Financave shpalli garën për licencën e kazinos në zonën e lejuar në Tiranë. Të interesuarit do duhet të paraqesin dokumentet pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit deri më 22 tetor. Aplikuesit nuk duhet të kenë borxhe dhe gjyqe të mëparshme, si dhe të kenë kapital mbi 1.2 mld lekë të justifikuar.
-
Pushteti vendor rrit borxhet me 2.4 mld lekë! Financat 'harrojnë' vendosjen e administratorit
26 Shtator 2020, 14:14Në 6-muajit e parë të vitit pushteti vendor ka rritur detyrimet e prapambetura me 2.4 miliardë lekë. Për të ulur detyrimet Ministria e Financave nëpërmjet një udhëzimi në shtator të vitit 2019 paralajmëronte vendosjen e një administratori për menaxhimin e situatave. Ky udhëzim një vit më pas është harruar.
-
Rritja e pagës minimale të shoqërohet me lehtësi fiskale për biznesin! Alban Zusi: Rrogat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen
26 Shtator 2020, 14:10Nëse rritet paga minimale, duhet të ulet barra fiskale për biznesin. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve pas njoftimit të kryeministrit për të mos pasur paga nën 30 mijë lekë. Ish-zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi propozon ulje taksash për privatin si dhe pagat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen.
-
Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante
26 Shtator 2020, 14:14Biznesi fason kërkon mbështetje financiare nga shteti, pasi janë në vështirësi për shkak të mungesës së kontratave të reja dhe pezullim të atyre që kishin lidhur më parë. Përfaqësuesit e këtij biznesi thonë për Report TV se të vetmet kërkesa për prodhim që kanë aktualisht janë për veshje mjekësore anti-COVID-19.
-
'Duhen studime për të hartuar buxhetin 2021'/ Zusi: Ulje shpenzimesh, rritje fondesh për biznesin!
25 Shtator 2020, 16:13Në prag të prezantimit të buxhetit për vitin 2021, Ish zëvendës ministri i Bujqësisë Alban Zusi sugjeron që qeveria të bëjë një studimi të thelluar të pasojave të pandemisë COVID-19. Sipas tij, buxheti i ri duhet të përmbajë grante për biznesin dhe shkurtim shpenzimesh të panevojshme.
-
Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit
25 Shtator 2020, 16:09Buxheti i vitit 2021 që do të ketë prioritet shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin, do të bëhet publik në fillim të muajit tetor. Pjesë e të dhënave buxhetore do të jenë edhe rishikimi në ulje i të ardhurave që pritet të mblidhen nga Tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.
-
Bankers 16 vite në Shqipëri, mbi 3.5 Miliardë USD Investime
24 Shtator 2020, 17:21Bankers Petroleum Albania shënon 16 vjetorin e saj në vend dhe gjatë këtyre viteve është rritur duke u bërë një nga bizneset më të rëndësishme. Operacionet e Bankers-it ndikojnë në qindra biznese të vogla dhe të mëdha që punojnë si nënkontraktorë të saj. Kontributi i kompanisë në ekonominë e Shqipërisë është i konsiderueshëm edhe pse sektori i naftës dhe gazit në përgjithësi është ndikuar negativisht nga rënia e çmimeve të naftës.
-
Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin! Prençe: Të miratohen lehtësi fiskale
24 Shtator 2020, 15:28Bizneset kanë rezerva për rritjen e pagës minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Sipas tyre ky vendim është i pa-konsultuar dhe ju rrit kostot, për këtë arsye biznesi fason, ai prodhues dhe eksportues kërkojnë të rishikohet politika fiskale.
-
S'ka fund për zvarritjen e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, Balluku: Projekti ishte pa studim, të tre lotet kërkojnë 106 mln USD shtesë (VIDEO)
24 Shtator 2020, 15:24Përfundimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë do të zgjasë edhe 2 vite të tjera. Ministrja e Infrastrukturës në parlament ka thënë se mbyllja e projektit kërkon mbi 100 milionë dollarë shtesë nga projekti fillestar i 2011. Sipas Ballukut mungesa e studimeve për projektin ka rritur kostot dhe vepra do të dorëzohet 4 vite me vonesë.
-
63% turistë më pak në gusht, nuk zhgënjen Kosova
23 Shtator 2020, 20:01Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë. Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në vend kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.
-
Rritja e pagës minimale/ Civici për Report Tv: Pozitive, por duhet të mësohemi me këto premtime se në fushatë politikës i shtohet dhembshuria sociale
23 Shtator 2020, 18:34Një vendim shumë pozitiv, e ka cilësuar eksperti i ekonomisë Adrian Civici rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë, por që nuk nguron të theksojë që kjo vjen si rezultat i faktit që jemi në periudhë fushate zgjedhore. Në një intervistë për Report TV, Civici ka bërë ironi, duke thënë se nuk duhet të surprizohemi që këtë periudhë do të ketë "shumë dhembshuri për njerëzit" nga ana e partive politike.
-
Pogradec, bashkia heq taksat deri në dhjetor për hapësirat publike për baret dhe restorantet
23 Shtator 2020, 13:30Baret dhe restorantet që operojnë me tavolina jashtë nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor 2020, me vendim të Bashkisë Pogradec
-
Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë! Do rishikohet taksimi progresiv (VIDEO)
23 Shtator 2020, 12:54Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të mërkurë se do të rritet paga minimale me 4 mijë lekë. Rama premtoi se nuk do të ketë paga nën 30 mijë lekë dhe se do të përfitojnë më shumë të punësuarit në fasoneri. Kryeministri paralajmëroi edhe ndryshim të taksimit progresiv.
