Ekonomi
-
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin e ekonomisë, ministrja e financave Anila Denaj tha se qeveria do të marrë një borxh prej 63.5 miliardë lekësh në 2021, ndërsa njoftoi se vitin e ardhshëm synohet një rritje ekonomike rreth 5,5 %.
26 Tetor 2020, 20:33 -
Pr/buxheti 2021, 1.7 mld € për 6 PPP, mes tyre aksi Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës
26 Tetor 2020, 20:16Mbi 1.7 miliardë euro është vlera e koncesioneve të reja kryesisht në infrastrukturë që do të fillojnë zbatimin në vitin 2021. Projekti më i kushtueshëm është ai i rrugës Milot-Fier me vlerë rreth 1.4 mld euro. Më pas renditet PPP e mbikëqyrjes së kontrollit teknik të mjeteve. Në 2021 fillon zbatimi edhe i koncesionit të Aeroportit të Vlorës.
-
Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë
26 Tetor 2020, 11:39Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura për shkelësit e rregullave të karantinës, dhe penalizimeve për familjet e dëmtuara nga tërmetet. Të gjithë përfituesit do të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që iu ka vendosur gjobën, dhe më pas është institucioni që do të plotësojë listën e përfituesve dhe do kërkojë kthimin e saj.
-
Bankat forcojnë kushtet për kredi investimesh, lehtësohet për individët si ajo konsumatore ashtu dhe për banesa
24 Tetor 2020, 17:34Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për bizneset që duan të investojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë tashmë bankat ndjehen të rrezikuara nga pandemia dhe kërkojnë më shumë kolateral nga bizneset, dhe nuk japin sasinë e kërkuar për kredi.
-
Denaj premtoi garanci të tretë/ Fasonët: Na ndihmon, por shteti duhet të dalë garant 100%! Interes të jetë deri në 2%
24 Tetor 2020, 14:40Lajmi se do të ketë një garanci të tretë sovrane të orientuar tek bizneset eksportuese është mirëpritur nga fasoneritë por Florian Zekja përfaqësues i shoqatës ProEksport Albania thotë se shteti duhet të dalë garant 100%, të jetë me normë interesi më pak se 2% dhe të përdoret për investime. Pengesë për marrjen e këtyre fondeve ata konsiderojnë analizat e riskut që bëjnë bankat.
-
Alpha Bank Albania – ‘Unë kam një kromozom më shumë, por jam si ti’
24 Tetor 2020, 14:15Pranë DSA, aktualisht, marrin shërbim 45 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim, 23 prej të cilëve janë me sindromën Down.
-
Intervista e plotë/ Denaj për Report TV: Buxheti i vitit 2021 fokus rindërtimin, shëndetësinë e arsimin! S’ka dyfishim të pagesave të koncesioneve
24 Tetor 2020, 10:24Ministrja e Financave Anila Denaj tha për Report TV, se paketa e tretë vjen vetëm në rast emergjent. Denaj ka listuar edhe prioritetet e buxhetit të vitit 2021, duke theksuar se investimi tek infrastruktura dhe rindërtimi do të përkthehen në rritje ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët.
-
-
-
-
-
Projekt-buxheti i 2021-shit/ Denaj për Report TV: Mbështetet në 3 shtylla, rindërtimi do sjellë rritje ekonomike! Paketë rimëkëmbje në varësi të situatës së COVID, do ketë garanci të tretë sovrane (VIDEO)
23 Tetor 2020, 13:43Nuk do të ketë një paketë rimëkëmbje por do të ketë një garanci të tretë sovrane, me fokus tek biznesi eksportues. Ministrja e Financave Anila Denaj tha për Report TV, se paketa e tretë vjen vetëm në rast emergjent. Denaj ka listuar edhe prioritetet e buxhetit të vitit 2021, duke theksuar se investimi tek infrastruktura dhe rindërtimi do të përkthehen në rritje ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët.
-
Bien të ardhurat, bashkitë zhyten në borxhe!
22 Tetor 2020, 16:25Bashkitë nuk kanë arritur të mbledhin më shumë se 11.1 miliardë lekë në 6 muajit e parë të vitit, duke shënuar një rënie me 23.8%. Për pasojë kjo ka ndikuar në rritjen e borxheve në nivelin e 8.7 miliardë lekëve.
-
Buxheti 2021/ Ekspertët për Report Tv: I guximshëm, parashikon rritje investimesh, por ka theks elektoral
22 Tetor 2020, 16:20Projektbuxheti i vitit 2021 është një sfidë e fortë për tu realizuar përballë pandemisë COVID-19. Ekspertët thonë se ai është i guximshëm, premton shumë investime, por ka edhe theks elektoral. Po ashtu ka edhe rezerva për shpenzimet, që sipas Zef Preçit duhet të përqendroheshin tek pandemia, dhe jo tek infrastruktura.
-
Banka Botërore: Rikuperimi ekonomik i varur nga fundi i pandemisë! 'Financat': Shqipëria rritje investimesh
22 Tetor 2020, 10:50Banka Botërore thotë se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e vështirë dhe e varur nga përfundimi i pandemisë. Nga ana tjetër ministria e Financave i konsideron të përafërta parashikimet e Bankës Botërore me ato të qeverisë.
-
Nga COVID-i rënia ekonomike 6.1%! Denaj: Në vitin 2021, 6 mld lekë për pandeminë (VIDEO)
21 Tetor 2020, 09:25Pandemia ka tkurrur me 6.57% ekonominë e vendit në 6 muajit e parë të vitit, për këtë arsye edhe ministria e Financave ka rishikuar qëndrim lidhur me pritshmëritë. Ndryshe nga deklarata e fillimit të tetorit, ministrja e Financave është shprehur sot se viti mbyllet me recesion 6.1% dhe jo me 5%.
-
Dyfishohen pagesat/ 14.5 mld lekë për 13 koncesione! Pjesën e Luanit e merr rruga e Arbrit
20 Tetor 2020, 18:1614.5 miliardë lekë do të shkojnë vetëm për pagesat e koncesioneve në vitin që vjen. Pjesën më të madhe do e marrë koncesioni i rrugës së arbrit me 4.1 miliardë lekë, i ndjekur nga Skanimi, Sterilizimi dhe koncesionet e inceneratorëve.
-
Rrugët marrin më shumë para se Shëndetësia! Ulet buxheti për 6 ministri, 'e përkëdhelura' Infrastruktura
20 Tetor 2020, 15:37Edhe pse ecuria ekonomike e vitit 2021, varet ndjeshëm nga përfundimi i pandemisë COVID-19, fondet më të mëdha të buxhetit do të shkojnë për infrastrukturën. Sipas tabelave të buxhetit të vitit 2021 Ministrisë së Infrastrukturës do ti rritet buxheti me 4.1 miliardë lekë dhe shëndetësisë me vetëm 2.3 miliardë lekë.
-
Miratohet projektbuxheti 2021, me rritje ekonomike 5.5%! Në total pritet të mblidhen 479 mld lekë
20 Tetor 2020, 10:37Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që do të jetë 32.5 miliardë leke me shume se buxheti 2020. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shëndetësisë, arsimit e rindërtimit. Ndërkohë që parashikohet rritje ekonomike 5.5 %, dhe të ardhurat totale në nivelin e 479 mld lekë.
-
Rriten me 1.2% eksportet në shtator, pas 6 muajsh rënie! INSTAT: Këtë muaj u eksportuan 25 mld lekë dhe importuan 52 mld lekë
19 Tetor 2020, 19:29Muaji shtator ka shënuar një rritje të eksporteve me 1.2% krahasuar me vitin 2019. Kjo është rritja e parë e tregtisë pas 6 muajsh në rënie si pasojë e pandemisë. Ndikim pozitiv në rritjen e eksporteve ka dhënë tregtia e pjesëve të këmbimit dhe ushqimeve.
