Ekonomi
-
Teksa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të turizmit në Shqipëri, mësohet se Airbnb po konkurron fuqishëm hotelet në vend. Sipas statistikave, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 milionë eurosh nga Airbnb në vitin 2025.
1 Shkurt, 10:23 -
Greva e kamionistëve frenoi eksportin e perimeve të Myzeqesë! Grumbulluesit për Report TV: Tonelata me lakër dhe presh në magazina! Humbje për biznesin dhe fermerët
31 Janar, 12:01Greva e kamionistëve te rajonit ka sjellë bllokimin e eksporteve të perimeve nga zona e Myzeqesë për 5 ditë. Si pasojë, pikat e grumbullimit në Lushnje dhe Divjakë janë mbushur me prodhime të stinës, ndërsa fermerëve u ka mbetur prodhimi ne fusha. Qarkullimi i mallrave ka rinisur te premten pas garancive të dhëna nga Komisioni Evropian
-
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion më 2025
30 Janar, 20:29Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%.
-
Kreditë e vogla konsumatore, ulet ndjeshëm norma e interesit për fashën deri në 200 mijë lekë të reja
30 Janar, 18:35Banka e Shqipërisë ka ulur ndjeshëm normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore, për fashën deri në 200 mijë lekë të reja. Norma Efektive e Interesit Maksimal për këtë kategori kredish është reduktuar me më shumë se 5 herë, duke ulur ndjeshëm koston reale të huamarrjes për kreditë e vogla konsumatore.
-
Gazi dhe energjia, CEO i kompanisë ENI takohet me Ramën në Tiranë
30 Janar, 18:06Në takimin e zhvilluar në Tiranë, CEO i kompanisë ENI, Claudio Descalzi, dhe kryeministri Edi Rama, u ndalën te aktivitetet që kompania po zhvillon dhe planifikon të zhvillojë në vend.
-
Tregu i sigurimeve u rrit me ritme më të larta në 2025
30 Janar, 17:37Primet e shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës arritën në pothuajse 24.7 miliardë lekë, në rritje me 9.9% krahasuar me një vit më parë. Ky segment vazhdon të jetë dominues, me 91% të primeve totale të tregut, por megjithatë pesha e tij pësoi një rënie të lehtë për të shtatin vit radhazi.
-
VËZHGIM/ Patatja gjermane falimenton fermerët e Maliqit: Stok i madh në magazina! Asnjë ndihmë nga shteti
30 Janar, 15:35Në Maliq, çmimi i patates ka rënë me 20 lek për kg por sërish nuk ka treg. Prodhimi, që përllogaritet në 28 mijë ton ka mbetur stok në magazina. Fermerët ankohen se shkak i bllokimit janë produktet e importit, sidomos nga Gjermania.
-
Sigurimi i banesës nga tërmeti me detyrim! Primi i diferencuar sipas qyteteve më të prekura nga ‘lëkundjet’, ekspertët: Pagesa s’duhet të jetë mbi 30 euro
30 Janar, 16:32Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti përmes 'Fondit Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet'. Ky fond do të funksionojë si një shoqëri aksionere, ku pronar do të jetë shteti. Ekspertët propozojnë pagesë vjetore jo më shumë se 30 euro.
-
‘Sistemi ngec’ bizneset përsëri probleme me ‘Self-Care’: Faturat e kaluara nuk na shfaqen në platformë
30 Janar, 14:16Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kërkoi bizneseve që nëse përballen me vështirësi në Platformën Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, të përdorin zgjidhje të tjera alternative.
-
Qeveria në negociata me vendet të treta për të marrë punonjës të kualifikuar! Pas Filipineve sytë nga Indonezia
30 Janar, 13:14Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që qeveria shqiptare të nisë negociata edhe me Indonezinë për të rekrutuar punonjës. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar të Punës foli edhe për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale në vend, deri sa të shkohet në nivelet e standardeve të BE-së.
-
Reformat në tregun e punës! Ibrahimaj mbledh KKP: Dialogu social garanci për politika më të mira në vitin 2026!
30 Janar, 12:54Këshilli Kombëtar i Punës zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2026, e para edhe pas rikonstituimit të tij me mandatin e ri. Takimi u drejtua nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
-
Interesat e kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në 2025
29 Janar, 20:40Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.2%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë.
-
Ligj i posaçëm/ Të gjitha ndërmarrjet shtetërore në proces likuidimi do të mbyllen! ‘Operatori Shtetëror’, do marrë në administrim pasuritë e shoqërive të vjetra
29 Janar, 20:27Të gjitha ndërmarrjet tregtare me kapital shtetëror mbi 51 për qind që prej vitesh janë në proces likuidimi do të mbyllen përmes një ligji të posaçëm.
-
Gent Sejko takim me Drejtoreshën e AMF: Me rëndësi bashkëpunimi ndërinstitucional në kuadër edhe të integrimit europian
29 Janar, 18:38Gent Sejko prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në ecurinë e aktivitetit ekonomik, situatën financiare dhe perspektivën e tyre afatmesme. Ai u ndal te masat dhe ndryshimet e fundit rregullatore të ndërmarra me synim forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve të tyre.
-
Më shumë se 1 javë ‘blackout’, rikthehet në punë platforma e fiskalizimit, bizneset: 'Self-Care' ka ende probleme, frikë se na janë fshirë të dhëna
29 Janar, 18:24Pas më shumë se 1 jave e bllokuar, Platforma Qendrore e Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është kthyer në funksion, thotë Drejtoria e Tatimeve. Por vetë bizneset pohojnë se sistemi nuk është plotësisht operativ, pasi ende kanë vështirësi në kryerjen e veprimeve. Një tjetër shqetësim lidhet me të dhënat e kaluar që nuk shfaqen në sistem.
-
Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025
29 Janar, 16:57Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve. Megjithatë, financimi me qira financiare përdoret edhe në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve, si edhe në raste të rralla për financimin e pasurive të paluajtshme.
-
‘2A Group’ aksionere e aeroportit të Vlorës rrafshon kodrën e Mifolit! IKMT-ja i pezullon punën pas një jave! Prefektura: Po presim sqarime nga Bashkia
29 Janar, 15:28Kompania ‘2A Group’, aksionere në minorancë e shoqërisë koncesionare që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlores ka marrë tonelata me dhera, duke shkatërruar plotësisht një kodër në Mifol për të mbushur sipërfaqen e aeroportit. Punimet u nderprerë këtë të enjte me urdhër të IKMT-së, por mbetet e paqartë, si ka vepruar kompania pa një leje nga institucionet qendrore apo vendore. Bashkia e Vlorës dhe as vete kompania nuk iu përgjigjen kërkesës për informacion
-
Qendra Kombëtare e Biznesit publikon treguesit statistikorë për 2025-ën: 177 mijë aplikime, u regjistruan 20 mijë biznese të reja
29 Janar, 15:29Treguesit e vitit 2025 konfirmojnë rolin e Qendrës Kombëtare të Biznesit si një institucion kyç në lehtësimin e klimës së biznesit, në digjitalizimin e shërbimeve dhe në mbështetjen e sipërmarrjes, duke ofruar efikasitet për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.
-
Rama prezantoi platformën Export On 2026, Prençe: Si ju vjen në ndihmë bizneseve! Pse për sektorin fason duhet status special
29 Janar, 14:20Edvin Prençe, kreu i Shoqatës Pro Export Albania, ka treguar se platforma 'Export On' që prezantoi kryeministri Rama ditën e djeshme, u vjen në ndihmë bizneseve eksportues përmes informacionit të mbledhur nga sektorë të ndryshëm dhe të shpërndarë në ministritë përkatëse.
-
Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare
29 Janar, 11:38Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare të fiskalizimit. Praktikisht, ka kërcënuar mbarëvajtjen normale të aktivitetit të biznesit.